Sezoni i katërt i seriali të famshëm pritet që të transmetohet në pranverën e ardhshme dhe të shumta kanë qenë pikëpyetjet për një sezon të ri. Salvatore Esposito, i cili interpreton Genny Savastano dha lajmin e madh për fansat. Në rrjetet sociale Esposito lajmëroi se “Gomorra” do të ketë një sezon të pestë.

Në sezonin e katërt, Marco D’Amore do të jetë regjisori, duke lënë pas krahëve personazhin e tij historik, atë të Ciro i Pavdekshmi, pas vdekjes që mbylli edhe sezonin e tretë.

Source: Televizion