Martin Lawrence konfirmoi rikthimin në “Bad Boys For Life”, filmi i tretë i sagës “Bad Boys”. “Sony” ka tentuar të gjejë mënyrën e duhur për të rikthyer ekskluzivitetin e “Bad Boys” për disa kohë dhe tani më në fund gjithçka është zyrtare.

Një pjesë e vështirësisë ka qenë edhe agjenda e zënë e Will Smith, por pjesa e çuditshme ishte se më vonë doli se Lawrence nuk kishte nënshkruar ende për rikthimin e tij. shumë persona menduan se nuk do të kishte me një ribashkim për “Bad Boys 3”, por tani të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë.

Martin Lawrence përdori rrjetin social “Instagram” për të konfirmuar rikthimin e tij zyrtar për “Bad Boys For Life” së bashku me Will Smith. Ky projekt do të shënojë herën e parë që nga viti 2003 që Smith dhe Lawrence do të jenë në të njëjtin film, respektivisht si Mike Lowrey dhe Marcus Burnett. Në ditët në vijim pritet të ketë detaje të reja rreth këtij projekti të shumëpritur prej kohësh nga fansat.

Source: Televizion