Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

Televizioni tradicional, për të parën herë ka pritshmëri negative

Segmentet tradicionale TV dhe home video, për të parën herë, kanë pritshmëri negative për rritje, sipas raportit të “PwC Global Entertainment & Media Outlook 2019-2023”. Studimi tregon se VR mbetet segmenti me rritje më të madhe. Avantazhi i saj ndaj videove OTT është zvogëluar. “PwC” theksoi fokusin në personalizimin dhe teknologjinë mobile (e rritur prej 5G) në sektor. Përfaqësuesi i “PwC China”, Wilson Chow deklaroi: “Ndikimi i 5G do të ndihet në të gjithë teknologjinë, mediet dhe zinxhirin e vlerave të telekomunikacionit për dekadën e ardhshme. Kjo do të shpejtojë tendencat ekzistuese drejt personalizimit, duke e bërë më të lehtë, më të përshtatshme dhe më të lirë për të hyrë në më shumë media në faqe dhe pajisje të tjera ...

Lexo më shumë

Standardet e rinj HDR kanë metadata dinamike

Diferenca mes HDR10 e Dolby Vision/HDR10+ është e dallueshme. Në rastin e parë metadatat janë statike, në dy të tjerat janë dinamike. Por, jo të gjithë e kuptojnë çdo të thotë kjo gjë. Në bindjen e përgjithshme është që te metadatat dinamike ndriçimi adaptohet skenë për skenë. Por, nuk është kështu. Synimi i një televizori është të riprodhojë një përmbajtje ashtu siç ai mendohet. Një TV duhet të riprodhojë të njëjtat dritëhije dhe të njëjtat ngjyra të kërkuara në fazën e “color grading” nga drejtori i fotografisë së një filmi. Për ta realizuar, duhet një referim dhe është zona e ngjyrës. Prezantimi real është një grafik tredimensional që tregon të gjitha ngjyrat në varësi të intensitetit. Të gjithë televizorët modernë ...

Lexo më shumë

“Apple” pensionon “iTunes”, e shpërbën në tri aplikacione

“Apple” i thotë “lamtumirë” “iTunes”! Platforma që ndryshoi mënyrën për të dëgjuar dhe marrë muzikë del në pension. Lajmi u dha nga Craig Federighi, përgjegjësi për softuerin i kompanisë, në konferencën “Wwdc”, që u zhvillua në Kaliforni. “iTunes“ siç njihet deri tani nuk do të jetë më, por do të ndahet në tri aplikacione; Music, Tv e Podcast. “iTunes Store” u lançua më 28 prill 2003, falë intuitës së Steve Jobs për t’ua bërë përdoruesve të aksesueshme muzikën e kanibalizuar nga pirateria dhe nga shërbimet ilegale të atëhershme, si “Napster”. Këngët në formatin digjital të iTunes dhe mundësia për të krijuar një listë muzikore i dha fund edhe CD-së. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Në Igtv edhe video horizontale

Në aplikacionin Igtv, televizioni i “Instagram” lançuar rreth një vit më parë për videot më shumë se 60 sekonda, arrin një risi. Platforma vendosi të zgjerojë opsionet për krijuesit e përmbajtjeve, që tani mund të karijojnë edhe video horizontale, jo vetëm vertikale, formati tipik për kinema dhe TV. Ndryshimi vjen prej kërkesave të shumta si nga krijuesit e përmbajtjeve po ashtu edhe nga shikuesit. “Në shumë drejtime, krijimi i mundësisë për video jo vetëm vertikale në Igtv është e njëjtë si kur në vitin 2015 hapëm mundësinë në “Instagram” për formate të tjera për foto përveç atyre katrore. Kjo lejoi kreativitetin të rritet gjithnjë e më shumë dhe këtë shpresojmë edhe për Igtv”, bëri të ditur kompania. “Formati vertikal është ...

Lexo më shumë

TV 8K synon te ndriçimi

Teknologjia gjithnjë në zhvillim sjell variante interesante për tregun dhe kompanitë mundohen të krijojnë produkte cilësore, me parametrat më të fundit, për të thjeshtuar eksperiencën vizive të shikuesve. Fjala e fundit e teknologjisë është televizori 8K i “Sony”, 85 polsh, po aq gjigant edhe në çmim, rreth 17 mijë euro, që nuk ka rivalë për ndriçimin. Bëhet fjalë për një televizor jo “slim”, me trashësi 12 cm, por gjithsesi i pranueshëm për madhësinë rreth 2 metra në bazë dhe 75 kg. Karakteristika themelore e televizorëve 8K është ndriçimi, rreth 10 mijë “nits”. Për të bërë krahasimin, OLED-ët më të mirë arrijnë në rreth 700 nits, ndërsa LCD sot arrijnë deri në 1500-2000 nits.   Source: Teknologji

Lexo më shumë

Përditësimi i ri i IPKO

“IPKO” është në fazën e fundit të transferimit në kodin shtetëror 383 në Kosovë. Nëse keni vështirësi për t’u lidhur me rrjetin, fikni/ndizni telefonin tuaj. Me telefonin e ndezur, largoni kartën SIM dhe pastaj vendoseni përsëri në telefon. Nëse kërkohet ristartimi, atëherë duhet ristartuar (nëse lidheni në mënyrë manuale). Për çdo informacion mund të kontaktoni [email protected]. “IPKO “është partner i “DigitAlb” në Kosovë. www.ipko.com Source: Teknologji

Lexo më shumë

Transparenca TV pa kufij

Efekt i garantuar. Ekrani LG OLED Transparent mundëson të shikohen të gjitha objektet që ndodhen pas tij. Në këtë mënyrë, kompania e ka rritur me rreth 40% transparencën, duke menduar për paraqitjen profesionale të realitetit. Sipas “LG”, nëse transparenca në ekranet LCD e të njëjtit tip është 10%, tek OLED, me teknologjinë autondriçuese, arrin deri në 38%. Në rastin kur ekrani shihet përballë, objektet që ndodhen pas tij janë të dukshme dhe i mbivendosen imazhit të riprodhuar në të. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“T-Series” arrin rekord në “YouTube”

“T-Series”, me përmbajtje indiane, është bërë kanali i parë në “YouTube” në botë që i kalon 100 milionë ndjekës. Kanali përshëndeti fansat për këtë arritje, përmes banner-it “Making India Proud”. Muajt e fundit, “T-Series” është shndërruar thuajse në një fenomen botëror, për luftën me një youtuber suedez, por edhe për faktin se ka qenë në qendër të një diskutimin mes ndjekësve të “YouTube”, pasi sipas shumicës shihet si simbol i ndryshimit që ka ndikuar në platformën për shpërndarjen e videove të Google, e cila ka kaluar nga të qenit një platformë e përmbajtjes së prodhimeve origjinale në një qasje ku zotërojnë gjithnjë e më shumë video të përpunuara në mënyrë profesionale. Congratulations to @TSeries for reaching 100M subscribers! pic.twitter.com/6kHopm2GAZ — ...

Lexo më shumë

“Facebook” më pranë kinemasë

Bota e teknologjisë është gjithnjë në evoluim dhe “Facebook” synon të jetë novator, në shërbim të përdoruesve, duke i çuar njerëzit më pranë kinemasë. Funksioni i ri i platformës sociale u mundëson përdoruesve të shikojnë se cilat projekte kinematografike shfaqen pranë tyre dhe kanë mundësi për t’i ndarë me të tjerët. “Film” mund të gjendet në menunë e përgjithshme të “Facebook” me ikonën e një bobine kinematografike. Pasi klikohen, të shfaqet lista e programeve, përshkrimet, trailerët, të gjitha informacionet mbi aktorët dhe regjisorët. Po ashtu edhe “Cinema”, me listën e sallave, oraret dhe mundësinë për të marrë bileta online. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Amazon Prime Video tashmë edhe në Francë

Amazon Prime Video do të debutojë shërbimin e kanaleve në tregun francez më 30 maj. Sipas gazetës Les Echos do të transmetohen kanale si Lagardere (Canal J, TiJi, MCM), Mediawan dhe US Starz  do të jetë i disponueshëm në nisje. Një grup tjetër kanalesh do të vijën në shtator. Burimet, të cituara nga gazeta, sugjerojnë se të ardhurat do të ndahen me transmetuesit në një bazë 50/50. Kanalet Amazon janë tashmë në dispozicion në Britani, Gjermani dhe Austri. Source: Teknologji

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin