Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

RTL II nis bashkëpunimin me Facebook

Transmetuesi gjerman RTL II ka rënë dakord me Facebook për të nisur prodhimin e përmbajtjeve të reja për platformën video të rrjetit social, Facebook Watch. Përdoruesit e Watch, tashmë do të kenë akses në një numër të madh të prodhimeve të RTL II si GRIP – Das Motormagazin, Berlin – Tag & Nacht dhe Köln 50667, me një total rreth 100 orë përmbajtje. RTL II gjithashtu do të prodhojë përmbajtje ekskluzive për Watch duke përfshirë transmetimin drejtpërdrejtë të evenimenteve, videot e prapaskenave dhe intervista. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Për “Apple TV+”, cilësia para sasisë

“Apple TV+” ka një synim, prioritet do të jetë cilësia dhe jo sasia. Gjatë një interviste për “The Sunday Times”, zv/presidenti i platformës streaming, Eddy Cue, deklaroi se modeli i tyre nuk do të jetë ai i “Netflix”, që të nxjerrë sa më shumë projekte që të jetë e mundur. “Do të përpiqemi të jemi më të mirët dhe nuk është e thënë të jesh i pari në prodhime për të qenë më i miri. Është më mirë të krijosh më të mirën sesa të krijosh sa më shumë”. Sipas Cue, “Apple +” do të përpiqet të marrë më të suksesshmit për televizionin, JJ Abrams, Steven Spielberg e Oprah Winfrey. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Europianët të vetëdijshëm për rregullat gjeo-bllokuese

Ndërgjegjësimi i konsumatorëve për rregullat e reja kundër gjeo-bllokimit të pajustifikuar të përmbajtjes së TV është tashmë e rëndësishme.   Në një sondazh të Eurobarometrit, i publikuar shtatë muaj pas hyrjes në fuqi të rregullave nga Bashkimi Europian, 50% e qytetarëve të BE janë përgjithësisht të vetëdijshëm për veprimin e BE-së për të trajtuar diskriminimin e pajustifikuar.   Megjithatë, vetëm 29% e të anketuarve e dinë se cilat nga të drejtat digjitale të vendosura nga BE-ja aktualisht zbatohen ndaj tyre. Studimi i Eurobarometrit është pjesë e një vlerësimi të vazhdueshëm të nevojave të konsumatorëve dhe realiteteve të tregut në sektorët që aktualisht nuk mbulohen ose mbulohen vetëm pjesërisht nga rregullat gjeo-bllokuese. Numri i përdoruesve të internetit që përpiqen të kenë ...

Lexo më shumë

OLED pushton Europën, LCD sundon në SHBA

Një studim i “IHS Markit” zbuloi se në sektorin premium ka një dominim të tregut nga markat koreane. “LG” është lider për OLED, ndërsa LCD është në dorë të “Samsung”. “LG” kryeson në 56% të tregut OLED me pikun në Europë, ndërsa “Samsung” arrin në 82.6% të LCD në tregun amerikan. Në Europë, OLED ecën shumë mirë, me preferencë modelet me dimensione mesatare. Në SHBA, konsumatorët synojnë të blejnë televizorë më të mëdhenj dhe për këtë arsye shitjet e LCD janë më të larta. Bazuar në të dhënat botërore, “Samsung” kryeson me 29.4% të televizorëve me fashë të lartë të shitura në nivel global. Në vend të dytë renditet “LG”, me një kuotë 16.5% Source: Teknologji

Lexo më shumë

Netflix sjell opsionin “e prekjes” përmes vibrimeve

Departamenti i kërkimit dhe zhvillimit në “Netflix” zhvilloi një projekt të ri, përmes të cilit synon të sjellë në katalogun e vet eksperiencën që lojtarët e videolojërave e njohin shumë mirë. Ideja parashikon vibrime gjatë transmetimit të programeve, në mënyrë që shikuesit “ta prekin” skenën. Për momentin, ky shërbim quhet “Rumble Park” dhe “Netflix” po e eksperimenton me një grup shikuesish, për të mbledhur informacione për ta përmirësuar. Kohët e fundit “Netflix” është përpjekur që t’i përfshijë sa më shumë shikuesit. Me “Black Mirror: Bandersnatch”, fati i personazhit kryesor është lënë në dorë të shikuesve, përmes opsionit të ndërveprimit. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Rai” teston transmetimin HD 5G

Televizioni publik italian po teston të parin transmetim përmes 5G. Transmetimi i imazheve HD 5G vjen falë Qendrës së Kërkimit në Torino përmes “TGR Piemonte” dhe “RaiNews24”. Pamjet do të integrohen edhe nga transmetimet 4K në territorin piemontez dhe në Torino. Teknologjia do t’u paraqitet edhe një grup studentëve dhe profesorëve në Universitetin Politeknik në Torino, ku do të testohet 5G e telefonisë përmes një aplikacioni novator me WiFi. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Konkurrenca Netflix- Disney+? Kolosi i streaming nuk i druhet

Për momentin, “Netflix” dominon në botën e streaming, duke pasur si konkurrente “Amazon Prime Video”, “Hulu” e disa kompani të tjera. Por, në muajt e ardhshëm do të shtohen edhe “Disney+”, si dhe shërbimi i “Apple” e “Warner”. Supervizori i përmbajtjeve në “Netflix”, Ted Sarandos komplimentoi Shtëpinë e Miushit për hapin që do të ndërmarrë dhe foli për diferencat mes tyre. “Është situatë e komplikuar”, -deklaroi Sarandos, siç shkruan “Deadline”. “Por mund t’ju them se kanë “storytellers” të jashtëzakonshme. Bob Iger ka krijuar një biznes fantastik. Për ta është gjithçka e re, por në të shkuarën kanë pasur ndryshime”. Platformat e shumta synojnë te ofertat e përmbajtjeve të ndryshme, siç tha dhe Sarandos: “Interesant është fakti se të gjitha shërbimet ...

Lexo më shumë

BBC me risi historike për turneun “Wimbledon”

BBC do të sigurojë mbulimin e të gjitha ndeshjeve të Wimbledon nga të gjitha 18 fushat në HD, për herë të parë në histori. Wimbledon 2019 fillon më 1 korrik, me BBC duke sjellë mbulim në TV, radio dhe platforma digjitale. Shërbimi digjital i BBC Sport në Wimbledon do të jetë më i madh se kurrë këtë vit. Përpjekjet e definicionit ultra të lartë të BBC-së (UHD / 4k) po zgjerohen këtë vit, kështu që shikuesit me televizorë të përputhshëm do të jenë në gjendje të shikojnë çdo ndeshje të fushës qendrore në UHD dhe gamë të lartë dinamike në BBC iPlayer duke shtypur butonin e kuq. Dhe për herë të parë ndonjëherë, çdo ndeshje nga të gjitha 18 fushat ...

Lexo më shumë

Muri bëhet luksoz me rezolucion 8K

“Samsung” prezantoi versionin e parë komercial të ekraneve të teknologjisë MicroLED. Quhet “The Ëall Luxury”, pra një faqe luksoze muri. Ekrani dhe përmasa të personalizuara, që variojnë nga 73 polsh me rezolucion 2K deri në 292 polsh me rezolucion 8K. Trashësia arrin deri në 30 milimetra. MicroLED-t janë vetëlëshues si OLED-t, por përdorin materiale inorganike. Ata formojnë panele të përbëra nga pllaka, sipërfaqet e të cilave përmbajnë pixel të vogla të formuara nga një treshe RGB që filtron dritën blu të LED-it bazë. Për çdo piksel, tre MicroLED shumë të vogla ndriçojnë në mënyrë të pavarur subpixel, të cilët kanë një kontroll individual të shkëlqimit. Nuk duhet të ngatërrohet me MiniLED, të cilat kanë nevojë për praninë e një paneli ...

Lexo më shumë

Netflix zbulon eksperiencën më të mirë vizive të programeve

“Netflix” publikoi listën e televizorëve që garantojnë, sipas kompanisë, eksperiencën më të mirë të shikueshmërisë së programeve të pranishme në platformë. Bien në sy TV të tre markave. Samsung: seria Q60R / Q70R / Q80R / Q90R / Q900R dhe modelet RU800, The Serif, The Frame Sony: seria AG9, Bravia X85G / X90G; Panasonic: seria Viera GX700 / GX800 / GX900. Modelet u zgjodhën sipas një sërë kriteresh që përfshijnë mundësinë për të pasur akses në katalog në pak sekonda, lehtësia e përdorimit të internetit brenda interfashës grafike dhe pasja e versionit të fundit të aplikacionit zyrtar. Lista nuk përjashton shikueshmërinë e programeve të platformës edhe në televizorë të tjerë, por sipas “Netflix” në këto modele eksperienca e shikueshmërisë është ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin