Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

NASA TV program special për përvjetorin hënor

“LiveU” dhe “NASA TV” kanë bashkuar forcat për një speciale “live” që do të transmetohet më 19 korrik, për të festuar 50-vjetorin e zbarkimit në Hënë. “NASA TV” do të transmetojë “live” nga “Kennedy Space Center”, në Florida, dhomën e kontrollit të misionit “Apollo”, në “Johnson Space Center”, në Houston, dhe “Marshall Space Flight Center”, në Huntsville, Alabama. Specialja direkte do të ketë dhe intervista me astronautë të “Apollo”, shkencëtarë dhe inxhinierë, që do të ndajnë mendimet personale për zbritjen e njeriut në Hënë. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Mjaft më “spoiler”, tani i ndalon inteligjenca artificiale

Kur u transmetua episodi i fundit “Game of Thrones” kush nuk arriti ta shikonte dot direkt nuk e pati të lehtë. Për orë të tëra, lajme lidhur me serialin pushtuan uebin, gjë që bëri që disa të merrnin një vendim drastik; mjaft më! Ndoshta së shpejti nuk do të ketë më nevojë që të merret vesh finalja pa e parë ende. Do të mendojë inteligjenca artificiale për këtë. Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në bashkëpunim me “Amazon” pritet të prezantojnë në Itali “SpoilerNet”, që është në gjendje të njohë “spoiler”-ët në recensionet online të librave, programeve televizive dhe filmave. Hulumtuesve u lindi ideja për të shfrytëzuar një algoritëm lajmërues automatik që kupton në çfarë mënyre njerëzit i shkruajnë “spoiler”-ët: nëse ...

Lexo më shumë

DigitAlb së shpejti Over the Top

“DigitAlb” zbulon surprizën e radhës për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen dhe jo vetëm. Së shpejti, kompania pritet të prezantojë produktin e saj më të ri, investimin në teknologjinë OVER THE TOP, OTT, që e bën “DigitAlb”-in të ngjashëm me platformat online të transmetimit si “Netflix”, “Hulu” etj.. Shumë shpejt e gjithë libraria e përmbajtjeve të “DigitAlb” do të jetë e aksesueshme nga çdo pajisje e lidhur me internetin, Smartphone, Tablet, SmartTV, kompjuter personal etj, duke lënë gjithmonë e më tepër abonentin në kontroll të asaj që sheh. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Sky”, kanal në Gjermani enkas për Johnson e Statham

Gjermani pay-TV “Sky Deutschland” do t’i dedikojë një kanal pop-up yjeve të aksionit Dwayne Johnson e Jason Statham. Më 1-4 gusht, “Sky Cinema Johnson vs Statham HD” do të ofrojë filma të rinj si “Rampage – Big Meets Bigger”, “Skyscraper”, “Jumanji: Welcome to the Jungle”, “Meg”, si dhe sagën “The Expendables”. Kanali, që zëvendëson përkohësisht “Sky Cinema Action”, ofrohet me rastin e daljes në kinema në gusht të filmit “Fast & Furious: Hobbs & Shaw”, me protagonistë kryesorë pikërisht Johnson e Statham.   Source: Teknologji

Lexo më shumë

Mediaset riorganizon kanalet drejt HD

Mediaset po riorganizon frekuencat për kanalet televizive të disponueshme në digjitalin tokësor. Risitë janë të rëndësishme, duke synuar te HD. Pra, të gjithë ata që disponojnë një televizor me definicion të lartë mund të shikojnë versionin HD të Canale 5, Italia 1, Rete 4 e Canale 20 në pozicionet respektive. Por, që mos të penalizohen ata pa televizorë me definicion të lartë, Mediaset nuk i ka hequr plotësisht kanalet me definicion standard, që do të jenë gjithsesi të aksesueshme. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“YouTube” në “Fire TV” në 4K

Pak muaj pas paqes Google-Amazon, kolosi i motorit të kërkimit lançoi në “Fire TV Stick” aksesin për “YouTube”. Konsiderohet një lajm i rëndësishëm që pasuron listën e Amazon. “YouTube” do të shfaqet në strishën e aplikacioneve në aparaturat në të gjithë botën. Mjafton të përzgjidhet, shkarkohet dhe të futen të dhënat. Mund të shkarkohet edhe nga Amazon app Store. Aplikacioni ka video HDR me rezolucion 4K dhe ka lidhje me diapozitivin Alexa, që do të thotë se mund të kërkohen materiale dhe të komandohet përmes komandave vokale. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Wimbledon” më teknologjik, inteligjenca artificiale bëhet regjisor

“England Club” në Londër, që pret turneun e Wimbledon-it, njoftoi se ka bërë përmirësime teknologjike në sistemin e inteligjencës artificiale, që është në gjendje të identifikojë momentet kyç të ndeshjeve, për të evituar favorizime të mundshme dhe të garantojë spektakël më të mirë televiziv. Inteligjenca artificiale është në gjendje të zgjedhë “highlights” për të transmetuar në bazë të kritereve që përfshijnë momentet e lojtarëve dhe reagimet e publikut. Inxhinierët e IBM-së, që zhvilluan teknologjinë, u fokusuan në heqjen e paragjykimeve me vetëdijen se sistemet e inteligjencës artificiale nuk janë mjete neutrale, por pasqyrojnë shoqërinë pasi që ato janë programuar duke marrë parasysh qeniet njerëzore. Mes shembujve është edhe njohja e fytyrës që identifikon gabimisht njerëzit me ngjyrë të errët, dhe ...

Lexo më shumë

Netflix e Amazon në rritje, bie shikueshmëria në Facebook

Përdorimi i Netflix dhe Amazon Prime Video vazhdon të rritet në nivel global, ndërsa Facebook e YouTube janë në rënie. Këto janë të dhënat e dala nga analiza e “Ampere”. Sipas studimit, shikuesit amerikanë dhe europianë të videove në Facebook kanë rënë me 5% dhe të YouTube-it me 4% që nga viti 2016. Në të njëjtën periudhë, shikuesit e Netflix janë rritur me 15% dhe të Amazon me 9%. Studimi doli dhe në përfundimin: YouTube është shërbimi më popullor në të gjitha vendet, përveç Britanisë. Shërbimet e Catch-up tërheqin më shumë shikues në Europë sesa në SHBA. “Dominimi global i YouTube në këtë zonë është i dukshëm në përdorimin mujor. Diferencat e shikueshmërisë mes SHBA-së dhe Europës për shërbimet catch-up ...

Lexo më shumë

Autoritete franceze shkatërruan një rrjet që piratonte kanalet televizive

Policia franceze ka thyer një rrjet të piraterisë me qendër në Rennes, duke arrestuar pesë persona dhe sekuestruar 260.000 euro. Rrjeti funksiononte në rreth 20 vende nën një platformë gjithëpërfshirëse të quajtur beinsport-streaming.com. Policia kibernetike e Rennes udhëhoqi një hetim mbi operacionet e pirateve pas një ankese të përbashkët nga operatorët e televizioneve me pagesë, Canal +, BeIN Sports dhe RMC Sport. Beinsport-streaming.com, i cili tani është mbyllur, ofronte transmetim e kanaleve dhe evenimenteve sportive në mënyrë të paligjshme. Në vetëm 6 muaj faqja vizitohej nga 500.000 përdorues mujor. Akuzat që mund të depozitohen kundër të arrestuarve përfshijnë falsifikimin dhe pastrimin e parave, duke kryer një dënim të mundshëm prej 10 vitesh burg dhe një gjobë prej 750.000 eurosh. Source: ...

Lexo më shumë

“Onyx LED”, një tjetër eksperiencë kinematografike në Europë

“Samsung” po pushton kinematë europiane, me ekranet “Onyx Cinema LED”, të cilat së fundi janë instaluar në Spanjë, Irlandë dhe Rumani. Onyx-14, që hapet në tetor në Spanjë, do të jetë i pari ekran 14 metra për kinemanë i instaluar në Europë. Në Irlandë do të jetë 10 metra, ndërsa në Rumani 5. “Jemi të entuziazmuar të njoftojmë instalacionet e fundit të teknologjisë Onyx të Samsung në të gjithë botën”, -tha Seog-gi Kim, zv/president ekzekutiv i Biznesit të Ekraneve në Samsung Electronics. “Me ekranin Onyx Cinema LED, klientët do të shijojnë cilësi më të lartë të fotografisë, raport të përmirësuar të kontrastit dhe një të zezë më të thellë. Jemi të përkushtuar që t’u sigurojmë shikuesve përmbajtje më të pasur ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin