Kategoritë: ArkivaTelevizion

“Black Panther”, “Marvel” synon 16 nominime në “Oscar”

Në seksionin “For Your Consideration” të faqes së “Disney”, lexohet se “Marvel Studios” synon të rishkruajë historinë e kinemasë me “Black Panther”, film me të cilin shpresojnë të marrin 16 nominime në “Oscar”. Rekordi është 14 nominime, që mbahet nga “Titanic” dhe “La La Land”, por ambicia e Kevin Feige nuk ka fre. Filmi i Ryan Coogler është propozuar në 16 nga 24 kategoritë e “Academy Awards”. Ndërsa “Avengers: Infinity War”, vetëm në një, “Efektet më të mira speciale”. Lajmi konfirmon zërat e javëve më parë se “Disney” do të linte pas dore promovimin e “Infinity War” për t’u përqendruar ekskluzivisht te “Black Panther”.   Source: Televizion

Lexo më shumë

Babë e bir në jetë e film, Liam e Micheal Neeson në “Made in Italy”

Liam Neeson dhe i biri, aktori Micheal Richardson, do të jenë protagonistët e komedisë “Made in Italy”, me regji të James D’Arcy. Neeson do të interpretojë Robert, një bohem londinez që rikthehet në Itali me të birin, interpretuar nga djali i tij Micheal Richardson, (emri i vërtetë i të cilit është Micheal Neeson), për të shitur shtëpinë që e kanë trashëguar nga gruaja e tij që ndërroi jetë. Filmi pritet të nisë xhirimet në prill 2019, në Itali. Kjo është hera e parë që Liam dhe i biri Micheal luajnë së bashku në një film. Source: Televizion

Lexo më shumë

James Cameron nis xhirimet e “Avatar 4 dhe 5”

Vitet kalojnë dhe rezultati i punës së James Cameron në vazhdim e “Avatar” nuk ka dalë ende. Pas suksesit të kapitullit të parë, Cameron ka lëvizur në Zelandën e Re për të përgatitur sagën e tij mbresëlënëse. Ka katër filma në përgatitje dhe megjithëse nuk kemi parë as edhe një, raportohet se regjisori është aktualisht i angazhuar në përpunimin e “Avatar 4” dhe “Avatar 5”. Gjatë një interviste të kohëve të fundit, ylli i “Avatar” Sigourney Weaver ka zbuluar se ajo ka përfunduar tashmë xhirimet e “Avatar 2” dhe “Avatar 3” dhe është e angazhuar tashmë me “Avatar 4” dhe “Avatar 5”. Me sa dimë, vazhdimi i “Avatar” do të xhirohet me disa nga teknologjitë më të avancuara të kapjes ...

Lexo më shumë

“Dogs”, seriali-dokumentar rreth miqve tanë me katër putra

“Dogs” do të jetë seriali-dokumentar më i ri  i prodhuar nga “Netflix” dhe tani është publikuar edhe traileri i tij. Ky projekt do të tregojë gjashtë histori të heronjve me katër putra dhe miqve të tyre njerëzorë, duke shfaqur “lidhjet thellësisht emocionale mes njerëzve dhe qenve të tyre”. Historitë janë të ambientuara në disa vende të botës mes të cilave Siria, Japonia, Kosta Rika, Italia dhe SHBA-ja. Qëllimi i projektit, sipas krijuesve, është të nënvizohet mënyra se si qeniet njerëzore kujdesen për kafshët e tyre dhe si, nga ana tjetër, qentë mund të kujdesen për ne, duke ofruar dashuri, mirëkuptim dhe mbështetje emocionale. Source: Televizion

Lexo më shumë

Zbulohet si do të jetë Ivan Drago në “Creed 2”

Ivan Drago mund të ketë tentuar të mundë Rocky Balboa në filmin “Rocky IV”, por sipas Dolph Lundgren, ish-boksieri është goxha i ‘thyer’ në “Creed 2”. Personazhi është një ikonë e vërtetë duke simbolizuar Luftën e Ftohtë mes SHBA-së dhe Rusisë më shumë se askush tjetër në vitet ’80. Në “Creed 2”, versioni i Drago është shumë larg atij luftëtari robotik që vrau Apollo Creed në ring pa iu dridhur qerpiku në vitin 1985. Drago ka kaluar 33 vitet e fundit duke stërvitur djalin e tij Viktor (Luftëtari i peshave të rënda Florian Munteanu) në artin e boksit, në një përpjekje për ta gdhendur atë në një kampion, i cili mund të rivendosë emrin e Dragos në lavdinë e tij ...

Lexo më shumë

Filmi “London Fields” një dështim historik

“London Fields”, filmi me protagoniste Amber Heard, pati një nga debutimet më të këqij të të gjitha kohërave në Box Office në SHBA. Ky projekt u shpërnda në 613 salla kinemaje duke arkëtuar vetëm 116.470 dollarë, me një mesatare 190 dollarë për kinema. Sipas statistikave të Box Office Mojo, filmi është mundur në klasifikimin e dështimeve vetëm nga “Proud American”, i cili në debutimin e tij në vitin 2008 kishte arkëtuar 96.076 dollarë. “London Fields”, adaptimi i romanit të shkruar nga Martin Amis, tregon historinë e një shkrimtari të sëmurë, i cili nuk arrin të ketë hapësirë për krijimtarinë e tij. në regji është Matthew Cullen dhe në kastin e aktorëve janë edhe Billy Bob Thornton, Jim Sturgess dhe Cara ...

Lexo më shumë

Telemundo bën kthes historike, sjell për herë të parë një serial turk

Rrjeti televiziv Telemundo, kanali amerikan i Universal NBC dedikuar publikut latin nisi në prime time, për herë të parë një serial turk. I pari serial në një rrjet kombëtar prestigjioz amerikan laçoi në prime time një produksion turk. Tashmë edhe Amerika latine është pushtuar nga seriale turke, më i fundit “Kurt seyit ve Sura”, muaj më parë pati një sukses duke hyrë në Top 30 serialet më të ndjekur në Amerikë. Seriali që do të transmetohet nga Telemundo, “Sulltanesha Kosem” vjen me titullin “La Sultana” dhe parashikohet të jetë suksesi i radhës për publikun e Telemundo, i cili duket se e ka mirëpritur këtë risi. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Mrs Doubtfire”, protagonistët ritakohen pas 25 vitesh

Ju kujtohet “Mrs Doubtfire”? Filmi i vitit 1993 me Robin Williams? Tani, 25 vjet më vonë,  aktorët protagonist në film janë takuar për të rikujtuar kohët e vjetra. Takimi vjen fiks 25 vite më vonë dhe ky po që është një motiv për tu mbledhur bashkë. Fëmijët e vegjël dikur, tashmë janë rritur dhe kanë ndryshuar, ama fanatikët e filmit të preferuar në fëmijëri, menjëherë do i njohin kush është Chris, Lydia apo Natalie. Ka qenë pikërisht aktorja që në film luan rolin e një prej vajzave të familjes,”Lydia”, e cila ka shpërndarë një foto të ribashkimit në profilin e saj në “Instagram”. Duket se protagonistët e kane shijuar ritakimin e tyre, bashkë me Pierce Brosnan, aktori që luan në ...

Lexo më shumë

“The Simpsons” kishin parashikuar “Infinity War”

Nuk dihet se si, por “The Simpsons” parashikojnë të ardhmen. Ka ndodhur shpesh që seriali i animuar me personazhet e verdhë të kenë pasur episode të mëparshme ngjarjet e të cilave kanë ndodhur realisht, si në ekran dhe në jetë. Kështu ka ndodhur dhe me “Avengers: Infinity War”, në një episod të sezonit 13, titulluar “I Am Furious Yellow”, transmetuar në SHBA më 28 prill 2002. Episodi, ku është shfaqur dhe ikona e “Marvel”, Stan Lee, përqendrohet te Homeri që shndërrohet në përbindëshin jeshil. Në “Avengers: Infinity War”, një herë Bruce Banner (Mark Ruffalo) kthehet në Tokë dhe nuk arrin dot të transformohet në Hulk. Në episodin e “The Simpsons”, Stan Lee bën të njëjtën gjë. Kur Homer transformohet në ...

Lexo më shumë

“My Best Friend’s Wedding”, Julia Roberts gati për vazhdimin

Julia Roberts deklaroi se është gati për të marrë pjesë në vazhdimin e një prej filmave tepër të suksesshëm të saj. Në një intervistë për “Entertainment Weekly”, aktorja tha se edhe pse fansat kanë shprehur dëshirën për të njohur se si ka ecur jeta e Vivian të “Pretty Woman”, ajo ka një tjetër prej personazheve të saj që do të interpretoj. Julia Roberts do të riktheheshe me shumë dëshirë në rolin e kritikes ushqimore Julianne Potter në “My Best Friend’s Wedding 2”, kulti sentimental i vitit 1997, me regji të P.J. Hogan. Në film, Julianne është një grua në karrierë që merr një telefonatë nga miku i saj më i mirë dhe ish-partneri Michael (Dermot Mulroney), i cili i komunikon ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin