Kategoritë: ArkivaTelevizion

“Liqeni im”, jeta e një të riu mes dy brigjeve

Me skenar dhe regji nga Gjergj Xhuvani ka mbaruar xhirimi i filmit “Liqeni im”. Një projekt kinematografik, që sjell në role aktorë të njohur, por dhe emra të rinj që janë pjesë e filmit të Xhuvanit. Vetë Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se xhirimet kanë mbaruar, ndërsa ka qenë një projekt kinematografik që ka marrë dhe mbështetjen nga “Eurimages” si dhe SEE Cinema Network. Filmi “Liqeni im” është një dramë, që tregon historinë e Kristos. Një djalosh inteligjent, i cili mendon shpesh për kuptimin e fjalisë “Liqeni im”, që është shkruar në tabelë nga mësuesi i tij. Në film vjen historia e  një djali që rritet dhe zgjedh rrugët në jetë mes dy brigjeve. Ai lundron mes tre ...

Lexo më shumë

Tre filma shqiptarë kandidojnë për “Oscar”

Duket se tashmë industria e filmit në Kosovë po rezulton mjaft e suksesshme dhe në nivelin ndërkombëtar. Tre filma kanë arritur të prekin çmimin “Oscar” për edicionin e 91-të të Çmimeve të Akademisë. “Martesa” është filmi me metrazh të gjatë i regjisores Blerta Zeqiri. Ai fitoi çmimin “FIPRESCI” dhe çmimin special të jurisë në festivalin “Tallin Black Nights” në vitin 2017. Dhe tani është nominuar në kategorinë e filmit më të mire në gjuhë të huaj. “Martesa” bazohet në rrëfimin e një burri që është i dashuruar me shokun e tij të ngushtë dhe duhet ta fshehë nga bashkëshortja. “Gardhi” është filmi me metrazh të shkurtër i Lendita Zeqirajt, që u kualifikua si filmi më i mirë me metrazh të ...

Lexo më shumë

“Streha mes reve”, premierë botërore në “Black Night Film Festival”

Filmi “Streha mes reve”, me skenar dhe regji nga Robert Budina, do të ketë premierën botërore në një festival të kategorisë A në Estoni. Filmi do të jetë në konkurrim zyrtar në edicionin e 22-të të festivalit “Black Night Film Festival”, në Talin të Estonisë. Në rolet kryesore interpretojnë aktorët si Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili dhe Virus Shala. Filmi rrëfen historinë e Besnikut një bariu, besimtar i devotshëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton, në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, ka qenë dikur kishë. Ky zbulim hap debate të zjarrta në komunitetet e ndryshme fetare që jetojnë aty. Besniku është pjesë e një ...

Lexo më shumë

Clive Owen protagonist i “The Song of Names”

Clive Owen do të jetë protagonisti i filmit “The Song of Names”, i bazuar në romanin e shkruar nga Norman Lebrecht, me skenar te Jeffrey Caine, regji të François Girard dhe me muzikën e kompozuar nga Howard Shore. Në qendër të historisë do të jetë një fëmijë 9-vjeçar, një talent në violinë, i quajtur Dovidl, i cili strehohet në Londër në fillim të Luftës së Dytë Botërore, me origjine polake-hebre, së bashku me vëllai Martin. 12 vjet më vonë djaloshi zhduket në mënyrë të mistershme pa lënë asnjë gjurmë. Source: Televizion

Lexo më shumë

Hugh Grant rikthehet në ekran në një film gangsterësh

Hugh Grant iu bashkua kastit të aktorëve të “Toff Guys”, një film rreth gangsterëve me regjisor Guy Ritchie, i cili tregon përplasjes e kulturave ndërmjet parave të vjetra dhe krimit të ri. Grant është “blerja” e fundit e kastit të aktorëve që përfshin edhe Matthew McConaughey, Kate Beckinsale dhe Henry Golding. Grant do të interpretojë rolin e Fletcher, një gazetar britanik i gossip me një reputacion jo të mirë. Xhirimet e këtij projekti pritet që të nisin në mes të vitit 2019. Source: Televizion

Lexo më shumë

Zyrtare! Martin Lawrence dhe Will Smith në “Bad Boys 3”

Martin Lawrence konfirmoi rikthimin në “Bad Boys For Life”, filmi i tretë i sagës “Bad Boys”. “Sony” ka tentuar të gjejë mënyrën e duhur për të rikthyer ekskluzivitetin e “Bad Boys” për disa kohë dhe tani më në fund gjithçka është zyrtare. Një pjesë e vështirësisë ka qenë edhe agjenda e zënë e Will Smith, por pjesa e çuditshme ishte se më vonë doli se Lawrence nuk kishte nënshkruar ende për rikthimin e tij. shumë persona menduan se nuk do të kishte me një ribashkim për “Bad Boys 3”, por tani të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë. Martin Lawrence përdori rrjetin social “Instagram” për të konfirmuar rikthimin e tij zyrtar për “Bad Boys For Life” së bashku me Will ...

Lexo më shumë

“Ajo”, premierë në Festivalin e Kajros

Filmi “Ajo” është përzgjedhur në konkurrencë zyrtare në seksionin “Cinema of Tomorow”, në festivalin e kategorisë A, “Cairo International Film Festival”. Filmi “Ajo”, me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça, flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar veten dhe nënën e saj. Në film luajnë Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj. “Ajo” gjithashtu është në garë për nominim në “Oscar”, pas përzgjedhjes si njëri ndër finalistët e “Manhattan Short Film Festival”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Tirana International Film Festival, gati për edicionin e ri

Tirana International Film Festival është eventi më i rëndësishëm kinematografik që zhvillohet në Shqipëri jo vetëm për nga vjetërsia dhe eksperienca, por edhe për numrin e madh të aplikimeve, aftësinë selektive të filmave, programit të pasur, zbulimeve interesante dhe premierave të filmave më të rëndësishëm në tregun kinematografik sot në botë. Për këto arsye Tirana International Film Festival pas aplikimit u kualifikua si festival nga Academy of Art and Sciences USA me të drejtën që fituesi i Best Short Live Action/Animation të renditet në listën nga ku do të dalin fituesit e “Oscar” për këto kategori. Ky vlerësim e rendit TIFF midis 94 festivaleve më prestigjioze të planetit si: Cannes, Berlin, Venice, Locarno, Sundance, Tribeca, etj., duke i dhënë kështu ...

Lexo më shumë

Tyler Perry do të nxjerrë në pension Madean

Gjyshja më e famshme e Hollywood-it pritet të dalë në pension. Tyler Perry deklaroi se Madea do të ketë edhe një film të fundit në vitin 2019. Personazhi femëror i Perry-t, që e nisi karrierën në vitin 2005 me “Diary of a Mad Black Woman”, ka interpretuar në shumë shfaqje teatrale, filma, si dhe seriale televizive. Perry pati shumë sukses me karakterin mëmësor, edhe pse vlerësimet për rolin nuk kanë qenë të mira nga kritika. Por, fansat i mbushnin plot teatrot për të parë aventurat e Madeas. Ndër vite, filmat e Perry-t mbi Madean kanë mbledhur mbi 500 milionë dollarë. “Vanity Fair” shkruan se Madea do të dalë edhe në një film të fundit, “A Madea Family Funeral”, që pritet ...

Lexo më shumë

Për Halloween vjen një lajm i mirë për “Scream 5”

David Arquette ngjall shpresa për realizimin e një kapitulli të pestë të sagës horror “Scream”, gjë që fansat e kanë pritur prej rreth 7 vjetësh. Gjatë një interviste për “Slasher Radio”, aktori deklaroi: “Do të më pëlqente shumë të realizojë “Scream 5”. Mendoj se Wes Craven (regjisori që u nda nga jeta në vitin 2015) mund të jetë ende pjesë e këtij projekti. Do të ishte thuajse një homazh për të. I adhuroj të gjithë aktorët që kanë marrë pjesë dhe ku i dihet?! Do të ishte argëtuese. Kemi humbur ca fansa rrugës, por besoj se mund të ketë një rilindje dhe në një farë pike do të ketë padyshim nostalgji”. Nuk është hera e parë që flitet për një ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin