Kategoritë: ArkivaTelevizion

Nis TIFF, prezantohen 127 filma në konkurrim

Tirana International Film Festival 2018 është eventi më i rëndësishëm kinematografik që zhvillohet në Shqipëri, çel siparin mbrëmjen e dy nëntorit me një program të pasur, zbulimeve interesante dhe premierave të filmave më të rëndësishëm në tregun kinematografik sot në botë. Por edhe me lajme të mira. “Tani kemi mundësinë që fituesi i “Best Short” kualifikohet për në “Oscar”. Kjo është një ngjarje që e diferencon TIFF nga festivalet e tjera në rajon”, -u shpreh Agron Domi, drejtor i festivalit. Komiteti ndërkombëtar i seleksionit të aplikimeve ka sugjeruar 128 filma për konkurrim, në kategoritë e TIFF. Por edhe “Special Screenings”, “Don’t Worry, He Won’t Get Far on Foot” nga Gus Van Sant, “Suspiria” nga Luca Guadagnino, “The House That Jack ...

Lexo më shumë

Eminem rezervon një kinema të tërë… për të promovuar filmin e ri

Ai ka prodhuar një mori videosh për muzikë e tij përgjatë viteve, por tani ka kthyer talentin e tij në prodhim më të gjatë. Eminemi ka promovuar filmin e tij “Bodied” në mënyrë më të mirë të mundshme, pasi rezervoi një kinema të tërë në Detroit për të lejuar fansat e tij të vendlindjes të shohin filmin pa para këtë fundjavë. Reperi ka marrë me qira një kinema të tërë për të premten dhe shtunën për ndjekësit e tij besnikë që të shohin komedinë e tij satirike, që ka të bëjë me botën e beteja të repit. Këtë akt bujar, artisti e bërë të ditur përmes rrjetit social “Instagram”. Eminem, emri i vërtetë i së cilit është Marshall Mathers, është ...

Lexo më shumë

Jessica Chastain, një vrasëse e pamëshirshme në filmin e ri

Jessica Chastain është protagonistja e filmit “Eve”, ku do të shfaqet si një vrasëse e pamëshirshme. Eve do të udhëtojë nëpër botë për të përmbushur misionet e saj vdekjeprurëse, por kur një nga detyrat e saj shkon keq, gruaja duhet të luftojë për mbijetesën e saj. Në kastin e aktorëve janë edhe Colin Farrell, Common, John Malkovich, Geena Davis dhee Joan Chen. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Hitman’s Bodyguard 2” ribashkon Samuel L. Jackson dhe Ryan Reynolds

Filmi “The Hitman’s Bodyguard 2”, i cili do të titullohet “The Hitman’s Wife’s Bodyguard”, do të ribashkojë zyrtarisht Samuel L. Jackson, Ryan Reynolds, dhe Salma Hayek. Ryan Reynolds është Michael Bryce, i cili ka hequr dorë nga dhuna, por jeta e tij ndryshon përsëri kur Samuel L. Jackson rikthehet si Kincaid përkrahë gruas se tij Sonia, e interpretuar nga Salma Hayek. Ata e bindin atë që të nisë një mision në brigjet e Amalfit në Itali, duke u përpjekur që të shpëtojë Europën. Xhirimet do të nisin në mars të vitit 2019.   Source: Televizion

Lexo më shumë

“The Legend of Zelda”, serial televiziv në “Netflix”

Videoloja e njohur e “Nintendo”, “The Legend of Zelda” mund të bëhet një serial televiziv për t’u transmetuar në “Netflix”. Ishte vetë Shankar që e njoftoi përmes një postimi në “Twitter”. Producenti i “Castlevania” deklaroi se është në punë e sipër, së bashku me një kompani ikonë videolojërash japoneze, për të transformuar një ndër lojërat e tyre më të njohura në një serial televiziv. Shankar nuk dha detaje, por sipas medieve bëhet fjalë për “The Legend of Zelda”, edhe pse “Nintendo” nuk ka dhënë ende asnjë informacion. Source: Televizion

Lexo më shumë

Legjendari “Gladiator” do të ketë një vazhdim

Ridley Scott ka nisur të punojë mbi një vazhdim të “Gladiator”, filmi i vitit 2000 që mori 11 nominime në “Oscar” dhe fitoi 5 trofe, mes tyre edhe “Filmi më i mirë” dhe “Aktori më i mirë” që shkoi për Russell Crowe. Ndërsa personazhi i Crowe, Maximus, pati fund jo të mirë në filmin origjinal, “Gladiator 2” do të vijojë historinë e Lucius, i biri i Lucilla (Connie Nielsen). Maximus shpëtoi djaloshin dhe të ëmën e tij dhe kjo la shenjë dhe ndikim të fortë tek i riu Lucius. Source: Televizion

Lexo më shumë

“The Long Night” do t’i paraprijë “Game of Thrones”

Autori i romaneve “Game of Thrones”, George R.R. Martin konfirmoi se i pari ndër pesë serialet e mundshëm pararendës të sagës së “HBO”-së do të titullohet “The Long Night”, periudha e tmerrshme e territ që është përmendur shpesh në serialin origjinal. Martin e bëri njoftimin në blogun e tij personal, ku njoftoi dhe hapjen e audicioneve për serialin. Gjithashtu, ai zbuloi se në librin “Fire & Blood” do të ketë detaje që lidhen me disa prej prequel-ët e mundshëm. Siç u bë e ditur këto ditë, protagonistja kryesore e serialit pararendës do të jetë Naomi Watts, që do të interpretojë personazhin e përshkruar si “një grua karizamtike e shoqërisë së lartë që fsheh një sekret të errët”. Seriali do të ...

Lexo më shumë

Stallone shuan kureshtjen për “Rambo 5”

Përveç “Creed II”, Sylvester Stallone është angazhuar edhe me xhirimet e “Rambo V” dhe për të shuar kureshtjen e fansave u publikua një fotografi, ku aktori shfaqet me veshjet e rolit. Në film, John Rambo po merr veten nga stresi post traumatik në një fermë në Arizona, por gjithsesi do të përfshihet në aksion, në ndjekje të një grupi trafiku seksual. Në “Rambo: Last Blood” interpretojnë edhe Paz Vega, Sergio Peris-Mancheta dhe Yvette Monreal. Filmi pritet të dalë në kinema gjatë vitit 2019. Source: Televizion

Lexo më shumë

Mike Myers konfirmon “Austin Powers 4”

Mike Myers konfirmoi se një film i katërt “Austin Powers” do të gëzonte pa masë këdo me pak sens humori në planet. Në premierën e projektit të ri “Bohemian Rhapsody”, Myers deklaroi se për momentin nuk është në punë e sipër, por një ndër personazhet e tij legjendarë do të kthehet së shpejti. “Filmat “Austin Powers duan shumë punë për t’u shkruar. Nuk është dhe aq e lehtë, por së shpejti do të shikoni dr. Evil”. “Kam qenë i fokusuar te familja, me tre fëmijë në gjashtë vjet, s’është e lehtë. Këtë film dua ta bëj për nder të tim eti”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Akuzat për përdhunim, Stallone shpallet i pafajshëm

Sylvester Stallone nuk do të ndiqet penalisht për kërkesën për përdhunim të vitit 1990. Zyra e avokatisë në L.A. refuzoi të martën të ngrejë akuza për përdhunim kundër Stallone. Një grua kohët e fundit raportoi për policinë e Santa Monikës që Stallone e sulmoi atë në vitin 1987 dhe 1990. Gruaja tha se ajo dhe Stallone kishin një marrëdhënie konsensuale në vitin 1987, bile ajo tha se për sulmet në atë kohë kishte dëshmitarë. Megjithatë, sipas avokatisë dëshmitarët nuk i vërtetuan fjalët e gruas. Hetuesit nuk ishin në gjendje të gjenin ndonjë vërtetim tjetër për pretendimet e saj dhe çështja është refuzuar, për shkak të provave të pamjaftueshme. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin