Kategoritë: ArkivaTelevizion

Hugh Jackman i thotë lamtumirë “Wolverine”

“The Front Runner” është filmi i ri me Hugh Jackman dhe gjatë një interviste për promovimin e tij, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, duke sqaruar dhe kolegun Ryan Reynolds, se nuk ka ndër mend të kthehet në rolin e Wolverine. Gjatë intervistës, një gazetar foli për mundësinë se Jason Reitman, regjisori i “The Front Runner”, mund të drejtojë “Deadpool 3” dhe nëse kjo mundësi mund ta bindë Jackman të rikthehet si Wolverine, për një ndërthurje me personazhin e Ryan Reynolds? Dhe përgjigjja e aktorit ishte: “Vë bast se ka qenë Ryan Reynolds që të ka kërkuar ta bësh këtë pyetje”, – tha duke qeshur aktori. “Më duket një pyetje me spec. Kam miqësi të ngushtë me Reynolds dhe e adhuroj ...

Lexo më shumë

Pritja e madhe për “Creed II” zbutet me një poster

Ylli i “Creed II”, Michael B. Jordan zbuloi në “Twitter” një poster të ri të vazhdimit të filmit që tregon zemërimin e të riut Adonis Creed. Traileri i ri pritet të publikohet të mërkurën dhe për të gënjyer disi pritjen, aktori gëzoi fansat me posterin. Spinoff-i i “Rocky” ka në kastin e aktorëve të madhin Sylvester Stallone, po ashtu Dolph Lundgren, si dhe Tessa Thompson, Phylicia Rashad, Wood Harris, Russell Hornsby dhe Andre Ward. Ndër prurjet e reja është Florian “The Big Nasty” Munteanu në rolin e Viktor Drago, që do të ndeshet me personazhin kryesor. Source: Televizion

Lexo më shumë

Një dokumentar për aktoren Jane Fonda

HBO do të realizojë një dokumentar rreth Jane Fonda, ku aktorja amerikane flet rreth jetës së saj si aktore, aktiviste dhe një femre që kërkon identitetin e saj. Dokumentari është i ndarë në pesë episode, ndërsa katër episodet e para iu kushtohen meshkujve në jetën e 80-vjeçares. Nuk mungon edhe një rrëfim për babanë e saj, aktorin Henry Fonda, si edhe tre burrat e aktores. Fonda ka qenë e martuar për regjisorin francez, Roger Vadim, aktivistin dhe politikanin, Tom Hayden dhe magnatin e medieve, Ted Turner. Të gjitha martesat e saj kanë përfunduar me shkurorëzim, ndërsa Jane ka thënë se ka arritur t’i tejkalojë. Pjesë e dokumentarit janë edhe intervistat me legjendën e ekranit, Robert Redford dhe me ish-burrin e ...

Lexo më shumë

Jim Carrey me skena seksi në serialin e ri

Jim Carrey ka befasuar fansat pasi u shfaq me skena të nxehta e seksi në serialin e tij të ri televizive. Carrey është protagonist në komedinë “Kidding” ku luan rolin e Jeff Piccirillo, i cili është i njohur edhe si prezantuesi i preferuar televiziv i fëmijëve me nofkën Mr. Pickles. Në skenën seksi Piccirillo shihet me Vivian, një paciente me kancer që e takon gjatë një vizite në spital. Source: Televizion

Lexo më shumë

Dokumentari kundër Donald Trump një dështim i vërtetë në SHBA

Dokumentari “Fahrenheit 11/9”, i Michael Moore nuk pritej që të fitonte shumë para këtë fundjavë në Box Office, por parashikimet ishin më të mira. Dokumentari kundër presidentit aktual amerikan arkëtoi vetëm 3.1 milionë dollarë. Michael Moore nuk dorëzohet pasi mësohet se do të vazhdojë ta promovojë këtë dokumentar me qëllim që të bëjë sa më shumë amerikane që të dalin në votime gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit që do të zhvillohen në muajin nëntor. Source: Televizion

Lexo më shumë

Ndërron jetë producenti i “Star Wars”

Ka ndërruar jetë producenti i famshëm Gary Kurtz, në moshën 78-vjeçare. Kurtz është producenti i dy serive të para të “Star Wars”. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja. Ata thanë se producenti vdiq nga kanceri. Kurtz ka punuar me George Lucas në “American Graffiti”, me origjinalin e “Star Wars” dhe vazhdimin e tij “The Empire Strikes Back”. Filma të tjerë përfshijnë “The Dark Crystal” dhe “Return to Oz”. Kurtz lindi në Los Angeles në vitin 1940. Producenti filloi punën si asistent regjisor në “Ride in the Whirlwind” në vitin 1965, me protagonistin Jack Nicholson. Source: Televizion

Lexo më shumë

Finalizohet “Kinematografia shqiptare e viteve ‘90?’

Sot në mbrëmje, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe “Tulla Nouvelle” shfaqin programin final të “Kinematografia shqiptare e viteve 1990?. Rrugëtimi përfundon me katër filma të shkurtër, dy dokumentarë, një animacion dhe një dramë dramatike, rrallëherë të shfaqur që nga premiera e tyre njëzet e pesë vjet më parë. I pari, ”Mirësevini në Shqipëri” nga Todi Bozo, është vitrinë e viteve ’90, enkas prodhuar për valën e parë të turistëve të huaj. Më pas do të shfaqet ”Gjyqi” nga Ilia Dede (1993), një dokument i fuqishëm i xhiruar rrugëve të Tiranës menjëherë pas rënies së diktaturës. Më pas animacioni i shkurtër, ”Maratona e Lavdisë” nga Sokol Xhahysa dhe Boris Ikonomi, portretin e një artisti ambicioz nga Tirana që ëndërron të ...

Lexo më shumë

Shuhet aktori amerikan Al Matthews

Aktori dhe këngëtari amerikan, Al Matthews, i cili pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Britani, është gjetur i pajetë në shtëpinë ku jetonte së fundmi në Spanjë. Mediat e huaja shkruajnë se 74-vjeçari u gjet në resortin “Costa Blanca” në La Zenia. Një fqinj i tij e gjeti të shtrirë në shtrat, ndërsa lajmëroi ambulancën, por mjekët vetëm mund të verifikonin vdekjen e tij. Ai ishte zhvendosur në Spanjë disa vite më parë dhe është mjaft i njohur si Gunnery Sergeant Apone, në filmin e 1986 të James Cameron, “Aliens”. Përveç këngës dhe aktrimit, ai ishte dhe një pjesëtar i Marinës Amerikane dhe ka shërbyer gjatë luftës së Vietnamit. Kishte marrë 13 dekorata lufte përfshi dhe “Purple ...

Lexo më shumë

Publikohet traileri i dokumentarit “Amy Winehouse – Back to Black”

“Eagle Vision” ka njoftuar ditë më parë se në fillim të muajit nëntor, do të publikohet dokumentari më i ri për Amy Winehouse, ndërsa së fundmi është publikuar traileri i tij. Dokumentari, i titulluar “Amy Winehouse – Back to Black”, tregon prapaskenat e këngëtares së ndjerë, duke treguar sekuenca të jetës së saj personale gjatë kohës kur po realizonte edhe albumin e saj të fundit. Dokumentari i ri përmban pamje të pazbuluara më parë nga jeta e Winehouse, si dhe intervistat me Mark Ronson dhe Salaam Remi. Dokumentari do të përfshijë edhe filmime nga “Një Mbrëmje në Londër”, një shfaqje private që Winehouse organizoi për miqtë e saj, të njëjtën natë kur mori pesë çmime “Grammy”. Filmi do të lëshohet ...

Lexo më shumë

Tom Cruise ngrihet në ajër në “Top Gun: Maverick”

Tom Cruise është rikthyer në sheshxhirim për “Top Gun: Maverick”, vazhdimi i filmit të vitit 1986. Nisja e punës për projektin e ri u shoqërua me disa foto, që u shpërndanë online. “Top Gun: Maverick” do të ambientohet në një botë të teknologjisë moderne, e krijuar me dronë e luftime të gjeneratës së pestë, si dhe do të eksplorojë fundin e epokës së luftimeve me avionë. Edhe pse njihet si “Top Gun: Maverick”, filmi ende nuk ka një titull zyrtar. Në kastin e aktorëve janë edhe Val Kilmer, Glen Powell, Jennifer Connelly, Miles Teller, Jon Hamm, Ed Harris e Lewis Pullman. Filmi është parashikuar të dalë më 22 korrik 2020. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin