Kategoritë: ArkivaTelevizion

Joaquin Phoenix, Jokeri pushton rrugët

Më në fund dolën fotot dhe videoja e parë nga sheshxhirimi i “Joker”, ku Joaquin Phoenix shfaqet në rolin e personazhit negativ ikonë. Përveç fotove të shumta, “TMZ” publikoi edhe një video, ku Joker është në aksion në metronë e Nju Jorkut, gati të ndjellë panik mes turmës. Imazhet tregojnë dhe paraqitjen që do të ketë personazhi. Filmi duhet të ambientohet në qytetin Gotham, në fillim të viteve ’80. Në kastin e aktorëve janë edhe Robert De Niro, Zazie Beetz, Bill Camp, Frances Conroy, Brett Cullen, Douglas Hodge, Marc Maron, Josh Pais e Shea Whigham. “Joker” është parashikuar të dalë në kinema më 4 tetor 2019. A new set video from ‘JOKER’ has been officially released. (Source: @TMZ) pic.twitter.com/EBk1EHdQF0 — ...

Lexo më shumë

Tyra Banks e Lindsay Lohan sërish në “Life-Size 2”

Tyra Banks do të rikthehet në qytetin e trilluar të Sunnyvale, ku, si Eve, ishte e aftë të bënte gjithçka. Do të rikthehet me rolin e kukullës që jetësohet në “Life-Size 2”, që pritet të projektohet në dhjetor. “Mendoj se do t’i kalojmë pritshmëritë, sepse aktualisht me angazhimin e deritanishëm po kalohen pritshmëritë e mia”, -deklaroi Banks për “The Hollywood Reporter”. Filmi i parë u transmetua rreth dy dekada më parë, në vitin 2000, ku ishte protagoniste dhe vogëlushja Lindsay Lohan në rolin e Casey Stuart, një vajzë e re që aksidentalisht transformoi një kukull në një grua perfekte reale. Banks shprehu keqardhjen që Lohan nuk do të jetë pjesë e filmit, por deklaroi gjithsesi do të jetë e pranishme ...

Lexo më shumë

“Ghost Rider” i ri, i ndaluar për të miturit

Harrojeni “Ghost Rider” që keni parë. Sipas aktorit protagonist, Nicolas Cage, versioni i ri kinematografik duhet të jetë i ndaluar për minorenët, domethënë nën siglën R. Nicolas Cage interpretoi personazhin e bazuar në atë të animuar të “Marvel”, në dy filma, të cilat patën sukses, u vlerësuan si nga kritika, por dhe nga publiku, duke pasur arkëtime të kënaqshme. “Problemi është se është e vështirë të çosh në kinema një familje me fëmijë dhe të shohësh një film mbi një superhero që i ka shitur shpirtin djallit”, -shpjegoi Cage. “Nëse do të ishte realizuar si një film R, si “Deadpool”, do të kishte pasur shumë sukses. Por, gjithsesi, edhe në këtë formë kanë pasur suksesin e tyre. Kur shikoni se ...

Lexo më shumë

“Sister Act 3” pa Whoopi Goldberg

Whoopi Goldberg është një ndër 12 personazhet e njohura në botë me EGOT, që gjatë karrierës së saj ka fituar çmime “Emmy”, “Grammy”, “Oscar” dhe “Tony”. Gjithashtu, është e dyta grua afro-amerikane që ka fituar një “Oscar” pas Hattie McDaniel, falë interpretimit në filmin “Ghost”. Një ndër rolet ikonë të aktores njujorkeze është ai i motër Maria Claretta, në “Sister Act”, komedia muzikore e vitit 1992. Ndër vite është përfolur për një rikthim të Whoopi Goldberg në rolin e të arratisurës Deloris Van Cartier, por tani vjen një lajm jo i mirë për fansat. “Disney” po realizon “Sister Act 3”, 15 vjet pas kapitullit të dytë, por aktorja do të ketë një rol fare të vogël. Goldberg deklaroi: “Shkuam në ...

Lexo më shumë

“The Grinch” me zërin e Pharrell Williams

Pharrell Williams është bërë pjesë e filmit të ri të animuar, “The Grinch”, me protagonist kryesor Benedict Cumberbatch, në cilësinë e narratorit. “The Grinch”, me regji të Yarrow Cheney e Scott Mosier, mban firmën e “Illumination Entertainment”, e njëjta studio që ka realizuar një sërë filmash “Despicable Me”. Williams ka kompozuar muzikën e këtyre filmave. Kënga e tij “Happy”, e përfshirë në kolonën zanore të “Despicable Me 2”, u bë hit botëror në vitin 2013. Sipas “Deadline”, kantautori, përveç narracionit, ka kompozuar dhe do të këndojë një këngë origjinale në film. Kompozitori i filmit të animuar, Danny Elfman ka punuar për një version të ri të temës klasike muzikore të “Grinch”, “You’re a Mean One”. Benedict Cumberbatch do të jetë ...

Lexo më shumë

Edhe “Grey’s Anatomy” e ka një fund

“Grey’s Anatomy” është një ndër serialet më të ndjekura të “ABC”-së, që në 14 sezone bëri për vete shumë teleshikues. Një ndër personazhet kyç është doktoresha Meredith, e interpretuar nga Ellen Pompeo, e cila foli dhe për përfundimin e dramës mjekësore, që mund të jetë tepër i afërt. Gjatë një interviste për “Entertainment Weekly”, aktorja deklaroi: “Për momentin nuk jam gati për një njoftim zyrtar për të ardhmen time në serial, por kam përshtypjen se kemi treguar shumicën e historive që mund të eksploroheshin. Jam në kërkim të një ndryshimi”. Kontrata e Ellen Pompeo do të skadojë me sezonin 16, që pritet të përfundojë në vitin 2020. Më përpara, aktorja ka shprehur dëshirën për t’u ulur pas kamerës dhe të ...

Lexo më shumë

Gjenden Maradonët e serialit të “Amazon”

“Deadline” publikoi emrat e aktorëve që do të interpretojnë Diego Armando Maradonën në serialin rreth legjendës së futbollit, që do të transmetohet nga “Amazona Prime”. Ata janë Nicolas Goldschimdt, Nazareno Casero dhe Juan Palomino. Secili prej tyre do të interpretojë një fazë të ndryshme të jetës së Maradonës: Goldschimdt, vitet e rinisë; Casero, vitet më të suksesshme mes Barcelonës dhe Napolit; Palomino, moshën më aktuale, më kontroverse të futbollistit. Sezoni i parë i serialit do të ambientohet në Argjentinë, vendlindja e “El Pibe De Oro” dhe ku nisi karrierën e tij. Sezonet e ardhshme do të filmohen në Uruguai, Spanjë, Itali dhe Meksikë. Seriali televiziv do të tregojë jetën e Maradonës, që nga fëmijëria deri në ditët e sotme, momentet ...

Lexo më shumë

Robert Redford ndërron mendje, ndoshta s’do dalë në pension

Në gusht, Robert Redford i tha lamtumirë karrierës si aktor, duke konfirmuar se “The Old Man & The Gun” do të ishte filmi i tij i fundit. Një muaj më pas, me sa duket, aktori nuk është dhe aq i bindur për vendimin e marrë. “Ishte një gabim, nuk duhet ta kisha thënë”, – deklaroi Redford gjatë një interviste për “Variety”, gjatë premierës së filmit. “Nëse do të dal në pension, duhet të shkëputem pak nga pak nga aktrimi, dhe nuk duhet ta kisha thënë, pasi deklarata ime tërhoqi vëmendjen në mënyrën e gabuar. Dua të përqendrohem te ky film dhe te kasti i aktorëve”. Kur gazetarët e pyetën nëse “The Old Man & The Gun” do të ishte filmi ...

Lexo më shumë

“Disforia”,filmi i kushtuar transgjinores së parë shqiptare

Transgjinorja e parë shqiptare, e njohur me emrin Anxhela, bëhet personazh i filmit “Disforia”, titull që vjen nga greqishtja e lashtë për të emërtuar një gjendje të thellë pakënaqësie, të kundërtën e euforisë. Me regjisor dhe skenarist Gjergj Bodarin, ish-balerin shqiptar, që jetën dhe karrierën e tij e ka ndërtuar fillimisht në Greqi, më pas në Itali e së fundi në Gjermani. E vjen enkas në Tiranë për të sjellë filmin e tij të parë të shkurtër artistik prej 10 minutash, pjesëmarrës në Festivalin e të Drejtave të Njeriut që po zhvillohet në Tiranë, shoqëruar edhe me forum diskutimesh. Por, përpara tij, mesazhin se edhe transgjinorët meritojnë të jetojnë me dinjitet të barabartë mes të tjerëve, se janë heronj ndërsa ...

Lexo më shumë

Alain Delon mbush 82 vjeç, nuk do të bëjë më filma

Në moshën 82-vjeçare dhe pas një karriere të jashtëzakonshme, Alain Delon vendosi të ndalet dhe të mos bëjë më filma. Kjo u bë e ditur nga vetë aktori, protagonist i “Gatopardi” dhe “Roko dhe vëllezërit e tij”, në një intervistë nga “Le Monde”. Delon shpjegoi se ai kishte vetëm një keqardhje: “Asnjëherë nuk ka filmuar një film të drejtuar nga një grua. Nuk dua ta luftoj shumë në këtë betejë”, thotë Delon në gazetën franceze. Ai ishte protagonist i 80 filmave me disa nga drejtorët më të mëdhenj: nga Visconti tek Antonioni, nga Melville në Losey. “Kam pasur një karrierë kaq të madhe, saqë nuk kam dashur të bëj filmin shtesë, drejtorët me të cilët mund të xhiroj, janë të ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin