Kategoritë: ArkivaTelevizion

Netflix publikon serialin e ri “Maniac”

Seria më e re e Netflix po merr shumë kritika të mira. Netflix ka publikuar serinë më të re të “Maniac”. As ky nuk është një serial me temë të zakonshme, ndërsa në rol kryesor kanë dy aktorët shumë të njohur e të suksesshëm, Emma Stone dhe Jonah Hill. “Maniac” është “i çmendur”, brilant dhe është një serial që do t’i mbajë shikuesit të ngjitur për ekran deri sa të përfundohen të dhjetë episodet e publikuara. Seriali po cilësohet si më i miri i këtij viti nga Netflix, ndërsa është një komedi e zezë dhe thriller psikologjik që ju dërgon në një botë krejt tjetër. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Shiko Kush Luan” rikthehet në Top Channel

Edhe pak ditë dhe “Shiko Kush Luan” kthehet sërish në ekranin e Top Channel, në sezonin e tij të dytë. Nën autorësi të plotë dhe moderim, Luana Vjollca do të rikthehet në ekranin e të gjithë shqiptarëve të shtunave mbrëma. Cilat janë surprizat e këtij sezoni të dytë në “Shiko Kush Luan”? Të ftuarit? Do të ketë lojra, muzikë, argëtim? Për të gjitha pyetjet që mund t’ju vijnë në mendje, edhe pak ditë na ndajnë nga “show” më atraktiv dhe me rekord në shikueshmëri sezonin e parë! Source: Televizion

Lexo më shumë

Një shqiptar në serialin e famshëm amerikan

Aktori i famshëm kosovar Kushtrim Hoxha ka nisur hapat e një karriere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hoxha së fundmi  ka qenë pjesë e një seriali shumë të ndjekur e të vlerësuar amerikan. Prodhim i CBS, seriali “Madame Secretary”, që për publikun shqiptar transmetohet nga Top Channel, ka miliona ndjekës në mbarë botën ndërsa është Hoxha ai që ka fituar një rol të vogël në këtë shfaqje televizive amerikane. E për mundësinë që iu dha dhe pritjen që i është bërë nga ekipi i serialit, Hoxha ka falënderuar aktoren e famshme Tea Leone, e cila edhe ka rolin kryesor. Source: Televizion

Lexo më shumë

Nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar në Sarajevë

Do të fillojë sonte edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar – “Al Jazeera Balkans”, në Sarajevë. Filma të ndryshëm nga Ballkani do të vijnë në këtë edicion, që do të përfundojë me ndarjen e çmimeve, me datë 25 shtator. “Last Minute Cinema” është programi i veçantë i festivalit ku do të shfaqen pesë filma, mes tyre edhe historia e Dragoslavës – një grua e cila fjaloset me burrin e saj dhe ka një jetë të komplikuar me tre nipër e mbesa, apo edhe historia e Esad Lanzo i cili kthehet në Bosnjë, aty ku 25 vite më parë ka kryer një krim, për të cilin ka kaluar kohë në burg. Në programin zyrtar konkurrues, vjen një dokumentar ...

Lexo më shumë

Akademia Europiane e Filmit, edhe me tre anëtarë nga Kosova

Regjisori Ismet Sijarina, drejtoresha e fotografisë Sevdije Kastrati dhe producenti e aktori i njohur Fatmir Spahiu janë tre anëtarët e rinj nga Kosova, që kanë marrë ftesë nga Akademia Europiane e Filmit të jenë pjesë e saj. Kjo ftesë vjen pas suksesit të filmit “Nëntor i Ftohtë”, i cili do të shfaqet premierë botërore javën që vjen në festivalin e famshëm të filmit në San Sebastian në Spanjë. “Në rrafshin personal dhe profesional anëtarësimi në EFA është një arritje e madhe. Është nderë të jesh pjesë e elitës kinematografike evropiane. E falënderoj Qendrën Kinematografike të Kosovës, për nominimin që më ka bërë”– u shpreh regjisori Sijarina. Ndërsa aktori Spahiu tha që: “Kjo ftesë është shpërblim për punën dhe sfidat që ...

Lexo më shumë

“Men in Black 4”, pamjet e para të Chris Hemsworth dhe Tessa Thompson

Ditët e Will Smith dhe Tommy Lee Jones në rolet e shpëtimtarëve të Tokës kanë mbaruar. Tani një tjetër çift do të marrë kontrollin e sagës “Men in Black” dhe bëhet fjalë për Chris Hemsworth dhe Tessa Thompson. Ky projekt do të shohë australianin Hemsworth në rolin e agjentit H dhe Tessa Thomson në atë të agjentit M. Në rrjetet sociale janë shpërndarë fotot e para të aktorëve në këto role. Source: Televizion

Lexo më shumë

Danny Devito i ka shpëtuar jetën Michael Douglas

Gjatë një interviste Danny Devito tregoi kur i ka shpëtuar jetën Michael Douglas, i cili ishte pickuar nga një gjarpër gjatë xhirimeve të filmit “Romancing the Stone” në vitin 1984. “Ishim në Meksikë në një vend vërtetë të egër. Ishte një person që kishte një furgon me një kafaz dhe brenda tij kishte gjarpërinj. Unë kam frikë nga gjarpërinjtë, kështu që nuk u afrova. Por Michael ishte kureshtar, personi i furgonit kishte një gjarpër në krahë dhe të gjithë fëmijët ishin rreth tij. Kështu Michael mori gjarprin dhe unë i thashë: ‘Mos e prek, është një gjarpër, mund te të pickojë’. Rri i qetë Danny më tha, nuk është i rrezikshëm. Më pas gjarpri e pickoi në dorë dhe unë ...

Lexo më shumë

Michael Jordan me një rol në “Space Jam 2”

Tashme është zyrtare që LeBron James do të jetë protagonisti i filmit të shumëpritur “Space Jam 2” dhe regjisori i “Black Panther”, Ryan Coogler do të jetë producenti. Filmi origjinal është ai i vitit 1996 me protagonist Michael Jordan përkrahë Bill Murray dhe personazhet e “Looney Tunes” dhe tani ka shumë për të folur nëse Jordan do të shfaqet në këtë film apo jo. Fansat e legjendës së NBA mund të qëndrojnë të qetë pasi mësuan se po zhvillohen bisedime në këto momente që ta përfshijnë në këtë projekt. Ndërsa janë në bisedime për të parë Michael Jordan në fushën e “Space Jam 2”, topi është plotësisht në fushën e Jordan. Gjashtë herë fituesi i kampionatit në NBA nuk ka ...

Lexo më shumë

Publikohet traileri i filmit biografik për Neil Armstrong

Është publikuar traileri i shkurtër i dramës biografike, “First Man”, në të cilën Ryan Gosling luan rolin e Neil Armstrong, njeriut të parë që ka shkelur në Hënë. Regjinë e këtij filmi e ka bërë Damien Chazelle, i cili në vitin e kaluar e fitoi çmimin “Oscar” me “La La Land”. Në projektin e ri, ai është përpjekur të tregojë se si është dukur një prej misioneve më të rrezikshme në histori të njerëzimit. Nderin për ta portretizuar legjendarin Armstrong, i cili eci në Hënë në vitin 1969, e ka Ryan Gosling, i cili po ashtu ka luajtur në filmin e Chazelle, “La La Land”. Krahas tij, në “First Man” luan edhe Claire Foy (në rolin e gruas së Armstrong, ...

Lexo më shumë

Femrat marrin kontrollin, “Marvel” me serial vetëm me superheroina

Universi “Marvel Cinematic” vijon të zgjerohet. “Deadline” shkruan se studioja po realizon një serial televiziv, fokusuar komplet te disa superheroina. “Marvel Studios” po realizojnë një serial televiziv, ende pa titull, me Allan Heinberg, i njohur edhe për “Sex and the City”, “The O.C” dhe “Gilmor girls”. Në nivel kinematografik, njihet për “Wonder Woman” i “DC Entertainment”, me regji të Patty Jenkins. “Deadline” konfirmoi se seriali do të përqendrohet te disa personazhe femra me super fuqi, por pak të njohura. Ende nuk dihet nëse Heinberg do të përdorë personazhe të rinj, apo që janë parë më herët. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin