Kategoritë: ArkivaTelevizion

Gërnjari Eddie Murphy në “Grumpy Old Men”

“Grumpy Old Men” do të ribëhet si film dhe në përshtatjen e re kinematografike protagonist kryesor do të jetë Eddie Murphy, që do të interpretojë një prej personazheve të frymëzuar nga komedia e viteve ’90 me Jack Lemmon e Walter Matthau, dy fqinjë që duan të tërheqin vëmendjen e një docenteje universiteti. Filmi pati edhe një vazhdim, “Grumpier Old Men”, në vitin 1995. Sipas “The Hollywood Reporter”, Samuel L. Jackson mund të jetë bashkëprotagonisti. Aventurat e “Grumpy Old Men” u frymëzuan nga komedia “The Odd Couple”, e Neil Simon, ku një prej protagonistëve është Walter Matthau, që vijoi ta luajë rolin në filmin e vitit 1968 së bashku me Jack Lemmon. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Un amore cosi grande”, djemtë e “Il Volo” aktorë në muzikal

Më 20 shtator në Itali pritet të dalë në kinema “Un amore cosi grande”, muzikali i drejtuar nga Cristian De Mattheis që pjesë të kastit të aktorëve ka edhe djemtë e grupit “Il volo”. Ngjarja ka për protagonistë kryesorë Giuseppe Maggio e Francesca Loy. Vladimiri (Maggio) niset nga Rusia për në Itali, për të kërkuar të atin. Në Verona takon Veronica-n (Loy), me të cilën bie në dashuri, por takon dhe këngëtarët lirikë. Dashuria e tyre pengohen nga gjyshja e vajzës (Fioretta Mari), që mundohet t’i ndajë. Gjatë takimit me Ignazio, Piero e Gianluca, Vladimiri prezantohet dhe me menaxherin e tyre Riccardo Polizzy Carbonelli dhe mundohet të tregojë se ka talent në muzikën lirike dhe se ka një zë të ...

Lexo më shumë

“Avatar: The Last Airbender” kthehet në një serial

“Netflix“ do të prodhojë një serial live-action i bazuar në “Avatar: The Last Airbender”, saga e famshme e animuar e “Nickelodeon”, në bashkëpunim me krijuesit e sagës origjinale Michael DiMartino dhe Bryan Konietzko, të cilët do të jenë skenaristet dhe producentët ekzekutivë të projektit të ri, që do të jetë në dispozicion në streaming së shpejti. Xhirimet do të nisin në vitin 2019 dhe në javët në vijim priten edhe detaje të reja rreth këtij filmi. Source: Televizion

Lexo më shumë

Publikohen pamjet e reja të filmit “Halloween”

Të pasionuarit pas filmave të zhanrit horror duhet të mbajnë mend datën 25 tetor 2018, pasi do të sjellë në ekranin e madh të kinemasë “Halloween”. Ky prodhim do të shënojë rikthimin në kinema të Michael Myers, nën petkun e krijuesit të tij, John Carpenter. “Halloween” nuk do të jetë një remake, as një vazhdim i sagës, por një film që do të “injorojë” gjithçka ka ndodhur në serinë e dytë, duke sjellë tërësisht një ngjarje të re. Drejtimi i filmit i është besuar David Gordon Green, ndërsa ky “Halloween” do të jetë nën llupën kritike të John Carpenter, i cili ka ndihmuar edhe në skenar. Më poshtë keni mundësi që të shikoni pamjet e reja të këtij filmi të ...

Lexo më shumë

Keanu Reeves rikthehet në ekran me filmin “Replicas”

“Entertainment Studios” publikoi online trailerin e ri të filmit sci-fi “Replicas”, me protagonist Keanu Reeves. Nuk është publikuar ende data e debutimit në kinematë amerikane. Filmi tregon atë që i ndodh neuro-shkencëtarit William Foster (Keanu Reeves), një studiues brilant i cili është në hapat e fundit të transferimit të ndërgjegjes njerëzore tek një kompjuter. Ndërsa është duke përfunduar projektin, familja e tij ndahet nga jeta në një aksident automobilistik. Foster provon i dëshpëruar për të risjellë në jetë të dashurit e tij duke përfshirë kolegun Ed Whittle (Thomas Middleditch), duke e ndihmuar që të klonojë trupat e tyre duke krijuar disa kopje. Ai do të gjendet përballë një zgjedhjeje të dhimbshme kur zbulon se mund të risjelle në jete tre ...

Lexo më shumë

Vazhdojnë audicionet e “Hell’s Kitchen”

Renato Mekolli do të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel, aty ku u bë i njohur për të gjithë publikun me formatin “Masterchef”. Këtë sezon ai rikthehet në Top Channel me një reality-show, që mban emrin “Hell’s Kitchen” (Kuzhina e Djallit). Ky program është një nga më të njohurit në të gjithë botën në fushën e gastronomisë dhe numëron 17 sezone të suksesshme në Amerikë. Olsa Muhameti, autore e “Hell’s Kitchen”, dha disa detaje për emisionin e ri në studion e “Ftesë në 5”. “Do të jetë program që në qendër do të ketë konkurrentin. Do të ketë dy skuadra, një blu dhe një e kuqe. Do të jenë të gjithë konkurrentë profesionistë. Audicionet vazhdojnë të jenë të ...

Lexo më shumë

“Gardhi”, në Festivalin Ndërkombëtar të Hamptons

Filmi “Gardhi”, me regji të Lendita Zeqiraj i cili ka triumfuar në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtër duke fituar kështu të drejtën e garimit për “Oscar”, tashmë është përzgjedhur për të qenë pjesë e Festivalit të 26-të të filmit “Hamptons”. Festivali zhvillohet nga data 4 deri më 8 tetor. “Gardhi” është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia, është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De France dhe Komuna e Prishtinës. Në këtë film luajnë Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Celaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina. ...

Lexo më shumë

“Universal” po realizon film për futbollistët e shpellës në Tajlandë

Shpëtimi i futbollistëve të vegjël në shpellën tajlandeze, së bashku me trajnerin e tyre, do të bëhet film dhe po e përgatit studioja “Universal”. Ishin të shumtë që u sulën për të marrë të drejtat për përshtatjen kinematografike të ngjarjes, por ky i “Universal Pictures” është një projekt më konkret, në fazë zhvillimi. Studioja mori material për tragjedinë si nga djemtë dhe trajneri i tyre Aekkaphol Chantaëong, por dhe nga ata që dhanë ndihmën, dr. Richard Harris dhe dr. Craig Challen. Për momentin, filmi, që do të përqendrohet te 18 ditët e tmerrshme që kaluan djemtë në shpellë, nuk ka ende një titull. Michael De Luca e Dana Brunetti, që do të prodhojnë filmin, deklaruan: “Si shumë persona që morën ...

Lexo më shumë

Marvel sjell superheroinën e parë femër

“Marvel” publikoi trailerin e parë për filmin më të ri, “Captain Marvel” prezanton heroinën, me të njëjtin emër, të interpretuar nga Brie Larson. Ajo është femra e parë me super fuqi në këtë univers filmik dhe po pritet me kërshëri si nga fansat ashtu dhe nga kritikët. Ky film i paraprin kapitullit të katërt të “Avengers”, vazhdimi i “Infinity War”. “Captain Marvel” do të fillojë të shfaqet në kinematë botërore më 8 mars të vitit 2019.     Source: Televizion

Lexo më shumë

E dinit që dhe Nasa ka fituar një “Emmy”?

Edhe Agjencia Hapësinore Amerikane u ngjit në skenën e “Emmy”-t për të marrë për herë të parë në histori një çmim. Merita ishte e “Cassini’s Grand Finale”, një fushatë mediatike dixhitale që për muaj evidentoi rezultatet shkencore dhe inxhinierike të misionit me të njëjtin emër. Një strategji e nevojshme edhe për të shpjeguar se përse sonda “Cassini” përfundoi operacionin e zhytjes në atmosferën e Saturnit, duke dërguar pamje deri në momentet e fundit të jetës. “Cassini” ndenji për 20 vjet në hapësirë, 13 prej të cilave i kaloi duke treguar botën e planetit. Në vitin 2017 po i mbaronte karburanti dhe u vendos të ndërmerrej një udhëtim i fundit, finalja e madhe. Gjithçka u ndoq nga “Jet Propulsion Laboratory” i ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin