Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Larg Meghan-it, ikën një tjetër asistente

“Sunday Times” shkruan se një tjetër anëtar i stafit të shtëpisë mbretërore britanike largohet për shkak të Meghan Markle. Australiania Samantha Cohen, 50 vjeçe, prej 17 vjetësh në shërbim të mbretëreshës deklaroi se do të japë dorëheqjen menjëherë pas lindjes së fëmijës së dukëve të Sussex. Sekretarja private e çiftit, e njohur si një ndër të besuarat e Elizabeth, nuk e ka duruar dot presionin e bashkëshortes së princit Harry. Sipas medies, Cohen, e njohur si “pantera”, për shkak të karakterit të saj, njoftoi dorëheqjen pikërisht prej vështirësisë për të menaxhuar kërkesat e dukëve të Sussex. Ishte zgjedhur për t’i mësuar Meghan-it të gjitha rregullat e Oborrit, por nuk e ka duruar dot peshën e kërkesave të Markle. Njësoj siç ...

Lexo më shumë

Rita Ora hap gjysmëfinalen e “The Voice of Germany”

Rita Ora është paraqitur në skenën e gjysmëfinales në “The Voice of Germany”, e cila ka shkëlqyer në prezantimin e këngës së saj “Let You Love Me”. Rita në këtë skenë është paraqitur bashkë me dy gjysmëfinalistët, të cilët po synojnë trofeun e kësaj gare. Nuk është hera e parë që Rita Ora merr pjesë në këtë garë në Gjermani, pasi u prezantua edhe në vitin 2017, ku befasoi edhe jurinë e kësaj gare, e cila u pat paraqit si garuese. Source: Tendence

Lexo më shumë

Ermal Meta, i ftuar special në Festivalin e RTSH-së

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta do të jetë mysafir special i edicionit të 57-të të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar. Ermal Meta, fitues i “Sanremo” dhe përfaqësues i Italisë në “Eurovision”, do të paraqitet me këngët e tij në këtë festival dhe është paraqitja e parë nëpër festivale të Shqipërisë, duke mos përfshirë koncertin e tij që e ka realizuar brenda këtij viti, nën organizimin e Bashkisë së Tiranës. Source: Tendence

Lexo më shumë

Beyonce këndon në dasmën e vajzës së njeriut më të pasur në Indi

Isha Ambanit, vajzës së njeriut më të pasur të Indisë, i është rezervuar një dasmë përrallore; në festimet e martesës me Anand Piramalin, i biri i një tjetër miliarderi indian. E aty ka performuar vetë mbretëresha Beyonce. Këngëtarja ishte vetëm një prej emrave të famshëm të ftuar në dasmë, ku në krah të yjeve të Bollywood-it kishte edhe miq specialë si Hillary Clinton. Javën e kaluar, Isha Ambani vetë ishte shoqëruese e nuses në dasmën e aktores Priyanka Choprame me këngëtarin amerikan Nick Jonas. Dasma e saj është praktikisht të mërkurën, por kremtimet kanë nisur që në fundjavë. Sipas raporteve në media, të ftuarit kanë mbërritur me 100 fluturime të ndryshme Charter. Blogere të famshëm, gazetare e revistat e stilit ...

Lexo më shumë

Legjendën Mick Jagger e lë e dashura… për një tjetër

Pas gati tre vjetësh së bashku, Mick Jagger dhe Noor Alfallah janë ndarë.  Noor, 23 vjeçe, hoqi dorë nga rokeri i “Rolling Stones|, 75 vjeç, për t’u lidhur me investitorin dhe filantropin e pasur gjerman, Nicolas Berggruen, 57 vjeç. Noor dhe Berggruen janë zbuluar fillimisht  në prill, kur ajo ishte e lidhur ende me Mick, por ata nuk e bënë publike romancën e tyre deri në fillim të gushtit, kur Noor i bëri gjërat zyrtare me anë të postimit të një fotografie në “Instagram”. “Gëzuar ditëlindjen Nicolas! Partneri im në krime”,shkruan ajo në foto. Më pas shton: “Ju uroj  më të mirat dhe jam shumë e lumtur që festoj me ju!”. Source: Tendence

Lexo më shumë

Chris Brown me album të ri

Chris Brown do të lançojë albumin e tij të radhës në vitin 2019. Ky album pritet të quhet “Indigo”. Artisti ka lajmëruar që projektin e parë të albumit, që do të quhet njëlloë si albumi, do ta lançojë menjëherë pas festave. Pas kësaj do të publikohen këngët “Privacy”, “Questions”, “Party” dhe shumë të tjera. Përflitet që ky album do të përbëhet nga 45 këngë. Një nga bashkëpunimet në album do të jetë me artistin e famshëm Drake. Po ashtu edhe këngëtarja angleze Ella Mai do të jetë pjesë e albumit. Source: Tendence

Lexo më shumë

Bruce Springsteen, koncerti “live” shndërrohet në album të dyfishtë

I magjepsi të gjithë për muaj me radhë në një teatër në “Broadway”, duke u prezantuar shumë ndryshe nga rokeri i fortë që jemi mësuar ta shohim. Tani, edhe ata që s’patën mundësi ta shikonin në spektaklin “Springsteen On Broadway”, mund ta shijojnë. Më 14 dhjetor del CD e dyfishtë, regjistrimi i plotë i spektaklit të Bruce Springsteen, frymëzuar nga autobiografia “Born To Run”. Për disa fansa të Bosit, kjo është një dhuratë e vërtetë krishtlindjeje, sepse spektakli në fjalë nuk është thjesht një koncert, por tregimi i jetës së rokut në “Asbury Park”, përmes këngëve që i mendonte si më përfaqësuese të disa momenteve të jetës së tij, por edhe përmes disa monologëve të gjatë ku tregon për veten. ...

Lexo më shumë

Avril Lavigne rikthehet me “Head Above Water”, nudo në kopertinë

Avril Lavigne është rikthyer. Pas disa vitesh, duke menduar se edhe mund mos t’ia dilte mbanë, këngëtarja u kurua për sëmundjen Lyme dhe u rikthye në skenën muzikore me një album të ri, që pritet të dalë më 12 dhjetor. “Head above water” është titulli i albumit, por konsiderohet dhe si një kapitull i ri në jetën e saj, në të cilën këngëtarja duket se ka rilindur pas makthit të kaluar. Dhe rikthimi vjen ndryshe, me pamjen nudo të saj në kopertinën e albumit, mes ujit, e mbuluar vetëm me një kitarë. Pikërisht prej momenteve më të errëta të saj erdhi dhe frymëzimi për albumin e ri. “E kisha pranuar tashmë idenë se do të vdisja dhe ndihesha sikur po ...

Lexo më shumë

“Chanel” nën kthesë historike, heq dorë nga lëkura e kafshëve ekzotike

Vetëm këtë vit shumë firma të njohura të modës kanë adoptuar një qasje të re ndaj modës, duke mos përdorur gëzof në koleksionet e tyre të gëzofit duke përfshirë këtu “Burberry”, “Donna Kara”, “DKNY”, Donatella Versace dhe më i fundit Jean Paul Gaultier. Firma luksoze “Chanel” ka vendosur që të kalojë te burimet etike për krijimin e koleksioneve, ndërsa brandi njoftoi se nuk do të përdorë më lëkurë ekzotike në krijimet e ardhshme. Bruno Pavlovsky, presidenti i “Chanel”, zbuloi se po bëhet shumë i kushtueshëm përdorimi i lëkurave ekzotike, që përfshin lëkurën e krokodilit, hardhucës dhe gjarprit, duke prodhuar kështu një gjeneratë të re produktesh me copë në vend të lëkurës. Source: Tendence

Lexo më shumë

Të famshmit që qenkan kushërinj me tyre

Disa të famshëm nuk janë të bashkuar vetëm pse punojnë së bashku dhe kanë miliona fansa, por edhe për lidhjet familjare. E keni ditur që Melanie Griffith është nëna e Dakota Johnson? Apo e dini se Julia Roberts është halla e Emma Roberts? “Bright Side” ka mbledhur informacione interesante dhe ju ofron mundësinë për të mësuar më shumë rreth familjeve të të famshmeve. Phil Collins është babai i Lily Collins Kate Middleton dhe Guy Ritchie janë kushërinjtë e katërt Rob Schneider është babai i Elle King Julia Roberts është halla e Emma Roberts Melanie Griffith është nëna e Dakota Johnson Thomas Brodie-Sangster është kushëri i dytë i Hugh Grant Beyonce dhe Bianca Lawson janë motra nga babai Barak Obama dhe ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin