Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Djali i tij ka ditëlindjen! Urimi prekës i Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger njihet në të gjithë botën për arritjet e tij të mëdha, kampion botë në Bodybuilder, yll i filmave aksion në Hollywood, një sipërmarrës i suksesshëm, filantropist, ambientalist, shkrimtar dhe Guvernatori i 38-të i Kalifornisë. 71-vjaçari nuk është edhe aq i “ashpër” në jetën reale, duke treguar edhe ndjenjat në një postim për ditëlindjen e djalit të tij Patrick, i cili festoi 25-vjetorin. “Gëzuar ditëlindjen @patrickschwarzenegger. Të dua dhe jam shumë krenar për ty. Jam i lumtur që të kam parë duke u rritur dhe që je bërë një burrë i madh, një mendje fantastike biznesi dhe një qenie njerëzore akoma më e mirë”, shkruan Schwarzenegger.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Modelja spanjolle: Në shtrat me futbollistë të Real Madrid dhe Barcelonës

Pasi mori pjesë në “Big Brother” në Spanjë, modelja Belen Roca është kthyer sërish në vëmendjen e medieve rozë. Në një revistë për “Primera Linea”, 35-vjeçarja ka pohuar se ka shkuar me disa futbollistë të La Liga, mes tyre një të Barcelonës dhe Realit të Madridit. “Kam pasur takime seksuale me disa lojtarë. Ata janë shumë të përfshirë në marrëdhëniet e tyre, janë të rinj, janë të bukur dhe mund të të dërgojnë me pushime në vende të mrekullueshme. Isha me një lojtar nga Sevilla, një nga Betis, një nga Barcelona dhe një nga Real Madridi …”,-përfundoi bukuroshja spanjolle. Pas deklaratës së Roca, bashkëshortet e futbollistëve të këtyre skuadrave kanë nisur të bëjnë hulumtimet e tyre. Source: Tendence

Lexo më shumë

Zbulohet pas katër shekujsh arsyeja e vdekjes së piktorit Caravaggio

Piktori i famshëm barok Caravaggio u nda nga jeta në vitin 1610 dhe vetëm tani zbulohet shkaku. Ai ndërroi jetë nga një infeksion për shkak të një stafiloku aureo. Kjo është zbuluar katër shekuj më vonë nga hulumtuesit në Institutin e Spitalit Universitar (Ihu) në Marsejë. Michelangelo Merisi da Caravaggio ishte arratisur nga Roma pasi kishte kryer një vrasje gjatë një sherri në rrugë dhe vdiq katër vjet më vonë në Toskanë, në rrethana të pashpjegueshme deri më tani. Falë një bashkëpunimi me antropologët italianë dhe mikrobiologun Giuseppe Cornaglia, ekipet e ‘Ihu Méditerranée Infection’ kanë marrë disa dhëmbë nga skeleti i Caravaggios. Hulumtuesit nxorën pulpë nga dhëmbët, të pasur me enë gjaku dhe duke kombinuar tre metoda të zbulimit të ...

Lexo më shumë

Rita Ora konfirmon datën e publikimit të albumit të ri

Pas shumë viteve “pushim”, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka konfirmuar se më në fund albumi i saj i dytë ka një datë publikimi. “Unë kurrë nuk do t’ju lija” – iu është drejtuar Rita fansave të saj në konferencë, ku ka shtjelluar detajet e albumit të saj të dytë. Ky album do të publikohet më 23 nëntor dhe përfundon një pritje gjashtëvjeçare, që pas lançimit të albumit të saj të parë. Arsyeja e këtij “pushimi” me vite të tëra ishte prishja e kontratës me shtëpinë diskografike të këngëtarit Jay-Z, e cila është përcjellë nga një mori pengesash, duke përfshirë një grindje ligjore me vetë ish-shefin e saj, Jay-Z. Këngëtarja shqiptare ka zbuluar se albumi i saj i ...

Lexo më shumë

Modelja pa një këmbë u rendit e treta në finalen e “Miss Italia”

Një modelem e cila humbi këmbën në një aksident kur ishte vetëm 13 vjeçe, ka marrë vendin e tretë në finalen e këtij viti të konkursit “Miss Italia”, pavarësisht nga abuzimet që iu bënë nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilët thanë se ajo ishte në garë vetëm për shkak se ishte “e gjymtuar”. Chiara Bordi, 18 vjeçe, ishte një nga të parat në finalen e së martës në Milano, e cila pranoi kurorën e vendit të tretë nga aktorja e njohur Carlotta Maggiorana. Studentja 18-vjeçare me krenari shfaqi këmbën e saj protezë gjatë paraqitjes së trupit të saj në konkursin e bukurisë. Chiara bëhet konkurrentja e parë në historikun e “Miss Italia”, që garon me një këmbë protezë për ...

Lexo më shumë

Ja çfarë thotë Eminem për Drake

Albumi surprizë i Eminem preku disa reperë të njohur si Machine Gun Kelly, Tyler dhe The Creator. Në projektin e fundit muzikor “Lucky you”, që është pjesë e albumit flitej se Eminem ka sulmuar reperin Drake. Por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Në një intervistë për MTV, Eminem tha: “Unë nuk kam asgjë kundër Drake, as nuk besoj se do të kem ndonjëherë, pasi që e respektoj shumë, sidomos pas një gjëje shumë të madhe që ka bërë për një nga vajzat e mia. Drake bën muzikë të mirë dhe askush nuk mund ta mohojë këtë. Unë thjesht kam thënë se asnjëherë nuk do të lejoj që dikush tjetër t’i shkruajë tekstet e mia, e ka shumë artistë ...

Lexo më shumë

Objekte të VIP-ave të gjetura në vende absurde

Shtëpia fsheh, por nuk vjedh! Nuk ndodh vetëm për çelësat apo syzet, por edhe për objekte të ndryshme, madje dhe të personazheve pop e rok më të njohur në planet. Mendoni të ndërroni shtëpi dhe të gjeni në një kosh buke një disk me këngën e parë të David Bowie. Kjo i ka ndodhur David Hadfield, bateristi i grupit “Konrads”. Muzikanti kishte luajtur me Dukën e Bardhë 55 vjet më parë, kur ishte ende i panjohur. Pas këngës “I never dreamed” u largua nga grupi. Një fans i “Motown” mori pjesë në ankand me sende të vjetra dhe bleu vetëm për pak qindarka disa disqe të vjetra dhe kur shkoi në shtëpi brenda njërës prej tyre gjeti pasaportën e legjendës ...

Lexo më shumë

“Emmy”, Scarlett Johansson e Penelope Cruz mbretëreshat e elegancës

Në “Microsoft Theatre” në Los Anxhelos, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Emmy Awards 2018” u panë të gjitha ngjyrat e ylberit; turkezja e Issa Rae, e kuqja e Thandie Newton (fituesja e “Aktorja më e mirë jopotagoniste për “Westworld”), “nude” e Millie Bobby Brown, bluja e errët e Kirsten Dunst, jeshilja e Poppy Delevingne, roza “Valentino” e Tracee Ellis Ross dhe një tjetër nuancë jeshile e Regina King. Por, në këtë shpërthim ngjyrash nuk mund të mungonin dy klasikët e tapetit të kuq, e bardha dhe e zeza, të prezantuara nga Scarlett Johansson, Jessica Biel, Penelope Cruz dhe Claire Foy, si dhe në të zezë Evan Rachel Wood, Sarah Paulson e Keri Russell. Dy emrat e njohur të ekranit, ...

Lexo më shumë

Bob Sinclar u braktis nga gruaja, sepse bën jetë të mërzitshme

Dixheji francez Bob Sinclar është beqar. Pas një martese 20-vjeçare dhe 10 vjet bashkëjetesë, bashkëshortja Ingrid Aleman, ish-modele, vendosi të lërë bashkëshortin, sepse sipas saj jeta e tij është shumë “e mërzitshme”. “Shkon shpejt në shtrat, refuzon të dalë në darkë dhe unë dua të argëtohem”, – deklaroi për revistën “Voici”. Vetë Sinclar e ka vërtetuar këtë gjë duke postuar në “Instagram” një foto ku tregon se preferon që të rrijë shtrirë.   View this post on Instagram   #sunday A post shared by BOB SINCLAR (@bobsinclar) on Sep 16, 2018 at 2:50am PDT “Betohem se gjatë gjithë jetës sime nuk jam dehur një herë, nuk kam marrë drogë. Më falni, por bëj një jetë të shëndetshme. Dhe për rrjedhojë ...

Lexo më shumë

Coca Cola në bisedime për një pije me bazë marijuane

Cola-Cola është e njohur si pije me bazë kafeine, por tani mund të eksperimentojë me kanabis. Thuhet se gjiganti i pijeve ka nisur bisedimet me producentin Aurora Cannabis për zhvillimin e pijeve me marijuanë. Qëllimi nuk është që të trullosë konsumatorë por të lehtësojë dhimbjen. Sipas BNN Bloomberg në Kanada, firma ka shkuar të shikojë nga afër tregun e pijeve të kanabisit. “Së bashku me shumë të tjerë në industrinë e pijeve, ne po ndjekim nga afër rritjen e kanabidiolit si një përbërës i pijeve funksionale të mirëqenies në mbarë botën”, tha Coca-Cola në një deklaratë. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin