Autorët: ArkivaDIGITALB

Filmat më të pritur të këtij viti me superheronj

Viti 2019 e nisi menjëherë serinë e filmave me super heronj. Në kinema momentalisht është duke u shfaqur filmi “Glass” edhe pse nuk është filmi tipik me super heronj që keni parë. Por ky vit pritet të sjellë shumë produksione. Më poshtë keni listën e plotë të këtij viti me data përkatëse që do të dalin në kinema. CAPTAIN MARVEL – 8 Mars SHAZAM! – 5 Prill HELLBOY – 12 Prill AVENGERS: ENDGAME – 26 Prill X-MEN: DARK PHOENIX – 7 Qershor SPIDER-MAN: FAR FROM HOME – 6 Korrik NEW MUTANTS – 2 Gusht JOKER – 14 Tetor Source: Televizion

Lexo më shumë

Era Istrefi nis xhirimet e “Selfish” dhe premton se do të jetë një hit

Era Istrefi disa ditë më parë ishte në Kosovë për të xhiruar së bashku me motrën e saj, Nora Istefin këngën e tyre të re. Pas këtyre xhirimeve Era është zhvendosur në ShBA për të vazhduar me projektet e saj të reja. Këngëtarja, përmes “Instagram”-it, ka njoftuar se tashmë do të sjellë edhe një këngë të re të titulluar “Selfish”. Ajo për ndjekësit e saj ka ndarë disa sekuenca nga xhirimi i videoklipit. View this post on Instagram Hollywood glam for “Selfish” MV A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on Jan 25, 2019 at 8:07pm PST Source: Tendence

Lexo më shumë

Dua godet sërish, “Swan Song” rekord dëgjimesh

Kanë kaluar vetëm 2 ditë që kur Dua Lipa publikoi kolonën zanore të filmit “Alita: Battle Angel”, “Swan Song” dhe deri tani janë regjistruar mbi 4.6 milionë dëgjime në kanalin e njohur “YouTube”. Kënga po rezulton një sukses i jashtëzakonshëm për Lipën, e cila është bërë pjesë e disa skenave të filmit për të sjellë videoklipin muzikor. “Alita: Battle Angel” mendohet të jetë një film fantastiko-shkencor, që do të pushtojë të gjitha kinematë botërore. Filmi i ri do të dalë në kinema më 14 shkurt. Source: Tendence

Lexo më shumë

Rikthehet “Top Talent” në Top Channel, ja kush do ta moderojë

Top Channel njoftoi se do të kishte një sezon të dytë të emisionit “Top Talent” dhe formati i tij do të vinte me disa ndryshime. Kjo gjë u konfirmua ed gjatë emisionit “Voila”, madje u zbulua që ndryshime do të ketë dhe në jurinë dhe moderimin e programit të talenteve të reja. E ndërkohë që pjesëtarët e jurisë priten të publikohen në ditët në vazhdim, bëhet me dije se prezantimi i është besuar Eneda Tarifës. Kështu ajo do të zëvendësojë Kelvi Kadillin, i cili sezonin e kaluar ishte dhe në rolin e moderatorit, por edhe te personazhet e ekranit që gjykonin pjesëmarrësit. View this post on Instagram Top Talent mirëpret të gjithë konkurentët në Kategoritë: Gazetari, Prezantim si dhe Interpretues ...

Lexo më shumë

Aktori i njohur heq dorë përfundimisht nga aktrimi

Aktori dhe regjisori i njohur, Enver Petrovci, në një intervistë te realizuar për emisionin “Voilà” në kanalin e “YouTube” të Top Channel, është shprehur se ka vendosur që të luajë dhe një rol në teatër dhe pastaj do të tërhiqet, por do t’i përkushtohet dramaturgjisë, regjisë dhe televizionit. “Të jesh aktor, do të thotë jesh edhe sportist; duhet të kesh forcë. Unë po e them që kam vendosur ta lë aktrimin; dua të luaj edhe një rol kryesor në teatër edhe mos të merrem më me teatër, si aktor. Në film dhe televizion PO, sepse është shumë më i lehtë fizikisht. Do të kaloj si regjisor, sigurisht edhe dramaturg”. Shumë aktorë shqiptarë Enver Petrovci i vlerëson për punën dhe talentin ...

Lexo më shumë

Jessie J dhe Channing Tatum shihen bashkë në publik

Në muajin nëntor dolën zërat e parë se Jessie G dhe Channing Tatum janë në lidhje dashurie. Çifti tashmë e kanë bërë lidhjen e tyre publike, madje nuk po ngurrojnë që të shkëmbejnë puthje edhe në vende publike. Ditën e kaluar ata kanë dhënë para fotografëve një puthje, ndërsa po shëtisin bashkë në Los Angelos. Si duket, çifti i ri po kalojnë momente shumë romantike së bashku. Source: Tendence

Lexo më shumë

John Cena “i ngecur” në filmin brenda filmit

Jason Bateman pritet të sjellë projektin e ri në bashkëpunim me “Netflix”, ende pa titull, dhe për protagonist kryesor ka menduar yllin e WWE, John Cena. Cena, wrestler-i ende aktiv, ka ndërmarrë dhe karrierën e aktorit, si shumë kolegë të tij, dhe filmi i fundit është “Bumblebee”. “The Hollywood Reporter” shkruan se Bateman, përveçse regjisor do të jetë edhe një ndër protagonistët. Filmi përqendrohet te një familje e ngecur në një studio kinematografike dhe gjenden në mes të disa filmave. Source: Televizion

Lexo më shumë

“DNA”, identiteti i ri i “Backstreet Boys”

Për 25-vjetorin e karrierës, që e festuan vitin e kaluar, “Backstreet Boys” një ndër grupet e pakta të djemve të mbetura me formacionin origjinal, i dhuruan vetes një eksperiencë “residency”, “Backstreet Boys: Larger than Life”, në Las Vegas, që pritet të përfundojë më 27 prill. Bilanci i karrierës dhe rruga e re e së ardhmes së “Backstreet Boys” janë ndërthurur në albumin e ri “DNA”. “Grupi është formuar 26 vjet më parë”, -tha Howie D.. “Kemi pasur ulje-ngritje, por nga eksperiencat personale kemi kuptuar se gjëja më e rëndësishme ishte të bënim atë që ishte më e mira për grupin”. Në “DNA”, paraprirë nga kënga “Don’t go breaking my heart”, ndihet prania e kërkimit të tingujve të rinj, përfaqësuar dhe nga ...

Lexo më shumë

Ed Sheeran lançoi linjën e vet të kitarave akustike

Ed Sheeran e ka thënë dhe demonstruar se adhuron të interpretojë me kitarë, një instrument tepër i rëndësishëm për të. Qoftë dhe vetëm me një të tillë mund të mahnitë mijëra fansa nëpër koncerte në të gjithë botën. Tani, Ed realizoi një ëndërr të kahershme. Këngëtari britanik sapo lançoi linjën e vet me kitara akustike, të realizuara në mënyrë artizanale, punim me dorë. Njoftimin e bëri përmes një videoje, të publikuar në “Instagram”. “Sheeran Guitars by Lowden” është një bashkëpunim me biznesmenin irlandez George Lowden, i njohur për kitarat e tij cilësore. Linja formohet nga 8 kitara të ndara në dy tipe, S e W, të gjitha të realizuara me dru të padëmshëm për ambientin.   View this post on ...

Lexo më shumë

Pse makijazhet e Kylie Jenner emërtohen si këngët e Taylor Swift?

Kylie Jenner ka lançuar para kohe koleksionin e saj të produkteve të makijazhit për sezonin e Shën Valentinit. Më e vogla e familjes më mediatike amerikane publikoi disa prej tyre në llogarinë e saj në “Instagram” dhe fansave nuk u shpëtoi një detaj interesant. Duke u përfshirë në konfliktin Kim Kardashian/Taylor Swift/Kanye West, Kylie emërtoi dy produkte të reja si këngët e Tay Tay, “Story of Us”, e vitit 2011, dhe “Forever and Always”, e 2008-s. Emrat janë edhe mënyra të përditshme shprehjes në SHBA, por të jetë një koicidencë? Pak ditë më parë, e motra, Kim, la të kuptohet publikisht se i është dhënë fund konfliktit mes familjes West dhe Swift, që në media u përkthye si një formë ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin