Autorët: ArkivaDIGITALB

Taylor Swift fiton një betejë të rëndësishme ligjore

Taylor Swift ka fituar një betejë ligjore 1 milion dollarëshe kundër një agjenti të pasurive të patundshme. Këngëtarja e famshme u interesua për blerjen e një shtëpie vitin e kaluar , kështu nisi kërkimin e disa agjencive. Ajo ra në kontakt me dy agjentë të ndryshëm për blerjen e një shtëpie të njëjtë, ku agjenti i fundit doli të ishte më i zoti, kështu që Douglas Elliman, agjenti tjetër e denoncoi Swift dhe kërkoi një shumë prej 1 milion dollarësh dëmshpërblim. Mirëpo kjo çështje u mbyll dhe gjykata e zgjodhi Taylor si fituesen e kësaj beteje. Source: Tendence

Lexo më shumë

Nis “Voilà”, në kanalin e “YouTube” në Top Channel

Nga sonte e çdo të premte në orën 19:00 në kanalin e “YouTube” në Top Channel nis emisioni “Voilà”. Informacione, show biz, intervista, paparazzi, të pathënat e personazheve publike shqiptare dhe të huaj. Intervista me pyetje pikante dhe histori te pa treguara për publikun, projektet në të ardhmen, si dhe projekte te pa realizuara e të mbetura pezull. Në “Voilà” personazhet publike flasin pa dorashka. Fansat do të kenë mundësinë të dërgojnë video mesazhe dhe të bëjnë dedikimet e tyre për personazhin që ato simpatizojnë. Romancat e reja, ndarjet, ndryshimet në pamje fizike, stili i jetës së personazheve publike vijnë ekskluzive në “Voilà”. Emisioni do të jetë në prezantimin e Xhesika Muçaj dhe do të mund t’a ndiqini në livestream ...

Lexo më shumë

Meghan Markle refuzon dadot

Meghan Markle dhe Princ Harry shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Është mësuar se Harry dhe Meghan nuk do të ndjekin rrugën e Kate dhe Wiliam, sepse nuk dëshirojnë të punësojnë një dado. Sipas raportimit të “Vanity Fair”, në vend të një dadoje, nëna e Meghan do të kujdeset për fëmijën. Gjithashtu çifti mbretëror ka vendosur që gjithë shtëpia të jetë e rrethuar me mjete teknologjike, për të mësuar gjithçka për fëmijën e tyre nëpërmjet një smartphone kudo ku ndodhen. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Swan Song”, Dua Lipa rekord klikimesh

Kanë kaluar pak orë që kur Dua Lipa publikoi kolonën zanore të filmi “Alita: Battle Angel”, ‘Swan Song’ dhe janë regjistruar mbi 2 milionë klikime në “YouTube”. Kënga po rezulton një sukses i jashtëzakonshëm për Duan, e cila është bërë pjesë e disa skenave të filmit për të sjellë videoklipin muzikor. “Alita: Battle Angel” është një film fantastiko-shkencor që do të pushtojë të gjitha kinematë botërore. Filmi do të dalë në kinema në Ditën e të Dashuruarve, 14 shkurt. Source: Tendence

Lexo më shumë

Kate Beckinsale rikthehet në ekran me “The Widow”

“The Widow” është një serial i ri i Amazon Prime me protagoniste Kate Beckinsale. Seriali do të ketë tetë episode dhe do të nisë transmetimi me 1 mars të këtij viti. Sinopsi i serialit:“Që kur tre vjet më parë, bashkëshorti i saj vdiq në një aksident ajror në Republikën Demokratike të Kongos, Georgia Wells (Beckinsale) ka jetuar e mbyllur në shtëpinë e saj në një fshat të Uellsit, larg shoqërisë. Por, jeta e saj ndryshon papritur kur sheh bashkëshortin e saj në sfondin e një kronike televizive të xhiruar në Kongo. E tronditur, por e bindur që ai është ende gjallë, ajo rikthehet për herë të parë pas aksidentit në kryeqytetin Kinsasha”. Source: Televizion

Lexo më shumë

FOTO/Si dukeshin yjet e Hollywood-it kur ishin të rinj

Si dukeshin aktorët dhe këngëtaret tuaj të preferuar kur ishin ende në Universitet dhe adoleshentë? Jeni kureshtar të shihni Bradley Cooper apo Adam Sandler? Duke i hedhur një sy fotove më poshtë do të kuptoni se në fund të fundit edhe ata kanë qenë si ne, njerëz të zakonshëm, por me një fat të jashtëzakonshëm! Adam Sandler Leondardo DiCaprio Ansel Elgort John Legend Matt Le Blanc Usher Ashton Kutcher Bradley Cooper  Zac Efron         Source: Tendence

Lexo më shumë

Shkenca zbulon se zëri i Freddie Mercury ishte anormal

Freddie Mercury ishte unik, i papërsëritshëm, i jashtëzakonshëm, spektakolar dhe shumë më tepër se kaq. Por, tanimë të gjithë këto komplimente kanë një mbështetje shkencore. Një grup shkencëtarësh austriakë, çekë dhe suedezë ka studiuar vibrimin dhe tonin e zërit të Mercury, duke analizuar një sekuencë prej 240 notash nga 20 regjistrime. Rezultati i kërkimit evidentoi se gama normale ishte nga 5.4 në 6.9 Hz, ndërsa ajo e Freddie ishte 7.04 Hz.     Source: Tendence

Lexo më shumë

“Dragon Ball” frymëzoi Michael B. Jordan në “Creed 2”

Një kohë rivalë në “Rocky IV”, dy kolegët Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren morën përsëri rolet historike të Rocky Balboa dhe rusit Ivan Drago në “Creed 2”. Michael B. Jordan është protagonist në rolin e Adonis Creed, djali i Apollo Creed. Tani, Jordan zbuloi se filmi i tij i preferuar i animuar e frymëzoi për një moment kyç në “Creed 2”. “Ishte një moment në ‘Creed 2’, ekzaktësisht gjatë trajnimit tim, ku u rrëzova në tapet dhe ngrihem me stil. Ishte si ajo ngritja legjendare e Gokut dhe Gohan. Ashtu si Gohan kur kishte një dorë të vrarë dhe po dyluftonte me Cell. Kjo patjetër u motivua nga filmi i animuar për mua”, deklaroi Jordan. Source: Televizion

Lexo më shumë

FOTO/“Hobbs & Shaw”, The Rock tregon prejardhjen nga Samoa

Në gusht të vitit 2019 pritet të dalë në kinematë botërore i pari spinoff i “Fast & Furious”. “Hobbs & Shaw” i dedikohet personazheve të interpretuar nga The Rock dhe Jason Statham. Përkrah tyre do të jetë edhe Idris Elba, i cili do të interpretojë armikun e përbashkët të protagonistëve. The Rock publikoi një foto të re nga xhirimet duke treguar edhe prejardhjen e tij nga Samoa. “Kjo tokë e shenjtë Samoane, që qëndroni në këmbë, ushqehet me gjakun e paraardhësve tanë. Sonte, ne e ushqejmë atë me gjakun tuaj”, shkroi The Rock përkrahë fotos. Source: Tendence

Lexo më shumë

Detaje të reja nga filmi “Fast & Furious 9”

“Fast & Furious” është gati që të rikthehet. Ndërsa spinoof-i “Hobbs and Shaw” është drejt premierës, njoftohen edhe vendet e reja ku do të xhirohet “Fast & Furious 9”, kapitulli i ri i sagës nga “Universal”. “Fast & Furious 9” do të ketë një evolucion të sagës, që do të bëhet edhe më ndërkombëtarë. Falë “USA Production News”, njihemi me dy vendet e reja të xhirimeve, Londra dhe Hawaii. Xhirimet do të nisin në muajin shkurt dhe premiera pritet të jetë në prill të vitit 2020. Justin Lin do të rikthehet si regjisor i aventurës së re dhe është edhe kandidat për “Fast & Furious 10”. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin