Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

UEFA lançon platformën e saj televizive

Organi drejtues i futbollit europian do të nisë platformën e saj televizive OTT. “Jam i kënaqur të njoftoj se UEFA do të nisë platformën e saj OTT në gjashtë muajt e ardhshëm,” tha presidenti Aleksander Ceferin. “Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se është duke u zhvilluar një revolucion dhe jemi në procesin e pajtimit të partneriteteve historike me kompanitë kryesore në botë në këtë fushë.” Është e mundshme që platforma, ne fillim, do të jetë në dispozicion vetëm jashtë Europës dhe Amerikës së Veriut – në çdo rast të drejtat e transmetimit në Champions League dhe Europa League do të lidhen me transmetuesit lokalë brenda këtyre territoreve. Platforma do të lançohet përpara sezonit 2019/20. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Të kontrollosh televizorin me sy, mund të ndodhë së shpejti

Ta kontrollosh televizorin përmes lëvizjes së syve mund të jetë një gjetje e madhe dhe një ndihmë për personat me aftësi të kufizuara. “Netflix” po e studion. AR Nav është funksioni që u mundëson shikuesve të kontrollojnë përmbajtjet e platformës streaming përmes syve dhe shikimit. E bazuar në platformën “ARKit” të “Apple”, ky funksion mund të jetë një teknologji e mirë asistuese për personat me aftësi të kufizuara. Në nivelin teknologjik, sistemi funksionon disi si “Face ID”, duke përdorur “eye tracking” për të matur lëvizjet e syve. “Netflix” shpreson që ta përdorë sa më shpejt këtë teknologji, por dhe të tjera analoge. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Netflix”, smart download në iPhone për të parë filmat offline

Nga tani e tutje, edhe pronarët e një iPhone ose iPad mund të kenë funksionin  smart download të Netflix, tashmë të pranishme në paketën Android për rreth një vit dhe të shohin filma offline. Funksioni, i cili lejon të shkarkoni automatikisht episodet e reja, është në dispozicion që nga sot dhe duhet vetëm një përditësim të thjeshtë për ta përdorur atë. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Disney +” synon konkurrencën edhe me forca shtesë

“Disney+”, arma që Shtëpia e Miushit synon të sfidojë “Netflix”, është pranë lançimit. Katalogu i prodhimeve pritet të jetë i pasur, edhe me filma të prodhuar nga studio të tjera. Shefi Bob Iger shpjegoi se nuk ka dyshim që strategjia afatgjatë e “Disney+” është ajo që të synojë te prodhimet e veta. Por, për lançimin janë parashikuar edhe tituj që vijnë nga jashtë perandorisë “Disney”. “Meqë shërbimi duhet nxjerrë në treg me një numër të bollshëm përmbajtjesh, dhe kjo kërkon kohë, po marrin prodhime edhe nga jashtë dhe do të vijojmë ta bëjmë”, -tha Iger. Source: Teknologji

Lexo më shumë

DANZ paraqet funksionin MultiView

Një tipar i ri në shërbimin e transmetimit të sporteve DAZN do të lejojë abonentët të shikojnë deri në katër evenimente në një ekran të vetëm. MultiView është duke u sjellë në pajisjet e Apple TV për të gjithë mbulimin live dhe on-demand. MultiView aktualisht është në dispozicion në pajisjet e Apple TV të gjeneratës së katërt dhe të pestë për të gjithë abonentët e DAZN në SHBA, Kanada, Japoni, Itali, Gjermani, Austri dhe Zvicër.   Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Molla” mund “të hajë” gjigantin “Netflix”

Analistët e “JP Morgan” thonë se “Apple” duhet të shtjerë me patjetër në dorë “Netflix”. Sipas tyre, do të ishte një lëvizje tepër e kushtueshme, rreth 189 miliardë, por që do të kishte avantazhe të mëdha. “Apple” parashikohet të ketë një pasuri prej 250 miliardë dollarësh, një shifër që mund të përdoret për të investuar në projekte të reja, teknologji të re, ose për blerje të reja. Edhe në të shkuarën ishte folur që “Apple” mund të blinte “Electronic Arts”, ose “Disney”, ndërsa tani flitet për “Netflix”. Rezultati i studimit të “JP Morgan”? “Besojmë se duke blerë platformën me suksesin më të madh në këtë moment, do të sjellë avantazhe të mira”, -tha analisti Samik Chatterjee. “Besojmë se “Netflix” është ...

Lexo më shumë

Streaming i pandalshëm, “Apple TV” me cilësinë më të mirë

Shoqëria e specializuar për monitorimin e streaming, “Conviva” publikoi raportin vjetor për gjendjen e këtij shërbimi, ku thuhet se ky sektor ka pasur rritje të madhe gjatë vitit 2018, me 89% orë transmetimi më shumë online, ndërsa cilësia e imazhit është përmirësuar me 23% Studimi analizon veprimin e rreth 200 milionë shikuesve në 180 shtete, duke treguar në kohë reale aksesin në përmbajtje dhe një sërë të dhënash specifike për përdorimin e platformave. Gjatë 2018-s, shikuesit e analizuar kanë parë në streaming 74% transmetime më shumë se një vit më parë, që korrespondon me një rritje në orë prej 89%. Objekti më i preferuar nga spektatorët për të parë në streaming është televizori (56%), i ndjekur nga aparatet mobil si ...

Lexo më shumë

“Mediaset Premium” humbet pjesë, braktiset nga “Eurosport”

Eurosport 1 e 2 dhe “Investigation Discovery” nuk do të jenë më në paketën “Mediaset Premium” në digjitalin tokësor. Transmetimet e këtyre kanaleve nuk do të jenë më të disponueshme prej 28 shkurtit, duke ia lënë informacionet sportive vetëm kanaleve “Sky”, të pranishme në paketën televizive italiane. Kanalet “Eurosport” do të jetë të aksesueshme “online” me “Eurosport Player”, ose në paketën “TIM Vision” dhe në atë “Sky Sport”. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Shërbimi streaming i “Apple”, në prill, në 100 vende

Muajt e fundit është folur shpesh për shërbimin streaming televiziv të “Apple” dhe sipas “The Information” debutimi është parashikuar për në gjysmën e prillit. Risitë nuk mbarojnë me kaq. Me sa duket, platforma mund të jetë falas për përdoruesit iOS dhe e disponueshme në 100 vende. Nuk ka ende shumë informacioni mbi programacionin. Së fundi doli lajmi i bashkëpunimit me kompaninë e prodhimit të Ron Howard. Nuk dihet nëse do të ketë përmbajtje të palëve të treta, të prodhuara nga “HBO”, “Hulu” apo të tjera. Një tjetër risi e “Apple” streaming, si dhe një argument i diskutueshëm, është edhe se nëpër programe do të mundohet të evitohen skenat e dhunës, ato me sfond seksual dhe që kanë të bëjnë me ...

Lexo më shumë

Era 8K, pas vitit 2022

Disa kompani të mëdha kanë paraqitur modelet 8K nëpër panaire teknologjike, por, sipas analistëve, deri në vitin 2022 do të dominojë ende 4K. 2019-ta është parashikuar si viti i maturimit të 4K HDR dhe që do të shtrojë rrugën për një fazë tranzicioni drejt 8K. “Samsung” dhe “Sony” po mundohen t’i paraprijnë konkurrencës, duke premtuar të parët televizorë 8K. Për momentin, nuk shihen gjurmë të 8K-së dhe nuk janë parashikuar filma me këtë rezolucion dhe as kanale televizive. Sipas analistëve të “IHS Markit”, propozimi i përmbajtjeve 4K HDR do të vijojë të rritet, sidomos në Europë. “Parashikojmë hyrjen e kanaleve të reja 4K, edhe në digjitalin tokësor, si dhe rritjen e TV 4K nëpër shtëpi, me 40% deri në vitin ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin