Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

“Bandersnatch”, eksperimenti ndërveprues shikues-tv

“Bandersnatch”, një episod i sagës “Black Mirror”, është dhe një projekt ndërveprues, me një tregim që modifikohet në bazë të zgjedhjes së shikuesit. Bëhet fjalë për një eksperiment të “Netflix”, që i mundëson shikuesit të vendosë si do të vazhdojë narracioni, duke zgjedhur mes dy opsioneve, në momente të caktuara të ngjarjes. Secila prej zgjedhjeve ka pasoja në historinë në vazhdim, duke çuar dhe drejt një finaleje të ndryshme, me variante të ndryshme (12 sipas autorëve), jo të gjitha të lehta për t’u arritur. Efektet ndikojnë edhe në gjatësinë e një episodi, nga minimumi 40 minuta deri në mbi 2 orë. Projekti kinematografik është shkuar nga Charlie Brooker, me regji të David Slade. Historia është ambientuar në vitin 1984 dhe ...

Lexo më shumë

“BBC” kthen sytë nga Brukseli si bazë pas Brexit

”BBC”-ja po shikon opsionin që Brukseli të jetë baza europiane pas Brexit. Kështu deklaroi kryeministri belg, Charles Michel, pas bisedimeve në Davos, me shefin e “BBC”-së, Tony Hall. “Belgjika është parë nga shumë kompani si zonë për të hedhur spirancën në BE, pas Brexit”, -tha Michel. Një zëdhënës i “BBC Studios”, deklaroi: ““BBC Studios”, dega komerciale e “BBC”-së, mbikëqyr një numër kanalesh të besueshme televizive jashtë Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë edhe disa që transmetohen në BE. Do ta mbajmë situatën nën kontroll, për të siguruar që mund të vazhdojmë t’i shërbejmë më mirë audiencës sonë në çdo mjedis rregullator të ndryshuar”. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Netflix, Amazon, Disney e Apple, dominuesit e TV

“E ardhmja e televizionit pritet të dominohet nga katër mega kompani globale”. Kështu deklaroi Steve Cahall i “RBC Capital”, në panelin e analistëve të “Wall Street”, në konferencën “NATPE”. Sipas Cahall, në pak vite, televizioni do të rrotullohet rreth “Netflix”, “Amazon”, “Disney” e “Apple”. “Nëse nuk punon për një nga këto kompani, hapi pasues do të jetë të zbulohet se si të përshtatesh në një botë ku ato bëhen gjithnjë e më dominuese”. Sipas tij, rritja e katër kompanive të mëdha ka të ngjarë që të ndikojë që kompanitë e tjera të bashkohen me njëra-tjetrën ose të dalin jashtë biznesit. Për Michael Nathanson, i “MoffettNathanson”, vala e shkrirjeve dhe blerjeve brenda sektorit është e destinuar të ndalë në muajt e ...

Lexo më shumë

Netflix, e para platformë streaming në “Motion Pictures Association”

Pasi mori nominimin e parë në “Oscar 2019”, me “Roma”, “Netflix” pati një tjetër lajm të gëzueshëm, u përfshi edhe në “Motion Picture Association of America”. Kjo është hera e parë që një studio johollivudiane bëhet pjesë e grupit kryesor të industrisë kinematografike amerikane. Vendimi u aprovua dhe nga gjashtë studiot e tjera të MPAA-së, “Disney”, “Fox”, “Paramount”, “Sony”, “Universal” e “Warner Bros.”, që tani do ta konsiderojnë si të barabartë kompaninë streaming on demand. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Apple” përforcon shërbimin streaming me Ron Howard

Lançimi i shërbimit streaming të “Apple” është parashikuar për këtë vit, përmes së cilës kompania synon të konkurrojë kolosë si “Netflix” dhe “Amazon Prime”. Kompania amerikane firmosi një akord me atë të regjisorit Ron Howard, e specializuar për dokumentarë. “Imagine Documentaries”, e Brian Grazer dhe Ron Howard, në vitet e fundit ka realizuar dokumentarë të frymëzuar nga artistë dhe grupe, si “The Beatles: Eight Days A Week”, “Jay-Z Made in America” dhe “Kate Perry: Part of Me”. Nuk është hera e parë që “Apple” nënshkruan marrëveshje të këtij tipi. Ka arritur të marrë një sërë dokumentarësh muzikorë, shumica e të cilëve të përqendruar te bota e hip hopit, të disponueshme në “Apple Music”. Në shtator bëri të vetën “The Elephant ...

Lexo më shumë

Swissflix, Zvicra planifikon Netflix-in e saj

Zyra Federale Zvicerane e Kulturës (BAK) dëshiron të krijojë një platformë transmetimi për filmat zviceranë.   “Modeli është Netflix, por, nëse është e mundur, oferta zvicerane duhet të jetë pa pagesë për shikuesit. Në fund të fundit, konsumatorët tashmë i kanë mbështetur financiarisht filmat përmes taksave të tyre”, tha Ivo Kummer, shefi i departamentit të filmit në BAK, për transmetuesin gjerman Zviceran SRF. BAK mbështet çdo vit prodhimet zvicerane të filmit me rreth 30 milionë franga (26 milionë euro). Swissflix, ka për qëllim të parandalojë që filmat të harrohen pasi të jenë lëshuar në festivalet e filmit, në kinema dhe në DVD, duke mbuluar prodhimet aktuale dhe klasike. Projekti duhet të zbatohet deri në vitin 2024. Periudha e gjatë përgatitore ...

Lexo më shumë

I pari kanal televiziv për të drejtat e njeriut

I pari kanal televiziv në botë për të drejtat e njeriut u lançua nga “International Observatory of Human Rights” (IOHR). “IOHRTV”, që operon në ueb, u lançua në platformën britanike “netgem.tv”, me synimin për të vendosur të drejtat e njeriut në linjën e parë të medies. “IOHRTV” do të transmetojë programe, si “talk show” për të shoqërinë civile “NGO Focus”, intervista me organizata si “Save the Children”, “Care International” dhe “Refuge”. Drejtori i “IOHR”, Valerie Peay deklaroi: “Jemi krenarë që jemi e para organizatë që vjen me këtë risi në Britani dhe presim që të sjellë ndryshime të mëdha”. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Disney+” në vështirësi pa nisur mirë

“Disney” njoftoi lançimin e platformës streaming “Disney+”, duke nisur kështu një vit me risi teknologjike, në një treg plot konkurrencë. Por, për shtëpinë e “Mickey Mouse” rruga duket e vështirë. Kompania bëri të ditur se divizioni streaming është që tani me humbje. Investimi te “Hulu” ishte arsyeja kryesore që kontribuoi në këtë rezultat, duke gjeneruar një bilanc negativ me 580 milionë dollarë për vitin fiskal, që u mbyll në shtator. Humbjet parashikohet të rriten, prej kostove të përmbajtjeve dhe teknologjisë tek e cila bazohet i gjithë katalogu. “Disney” gjithashtu duhet të marrë kontrollin e rreth 30% të “Hulu”, prej akordit 71.3 miliardë dollarë me “21st Century Fox”. Shpresa e gjigantit të argëtimit janë abonentët. Ndërkohë, “Netflix” gëzon me këto rezultate, ...

Lexo më shumë

Kompanitë kthejnë sytë nga “streaming”, edhe “Apple” me shërbimin e vet

“Apple” po shpenzon miliarda dollarë për të realizuar programet e veta televizive, për t’i transmetuar përmes “Apple TV”, iPhone e iPad. Ka pasur sinjale për prodhime të reja, me yje me emër, si dhe regjisorë, skenaristë e producentë të njohur. Në media ka pak kohë që përflitet se “Apple” po punon për të lançuar shërbimin e vet “streaming”. Në ditët e para të vitit, “Samsung” konfirmoi se do të përfshijë edhe “Apple iTunes Movies” dhe programe televizive në televizorët e rinj. Më pas, “Sony”, “LG” e “Vizio” ndoqën shembullin, duke njoftuar bashkëpunimin. Gjithashtu, ka zëra se “VLC” do të shtojë shërbimin “AirPlay” në aplikacionin video. Sipas “Macworld”, në programet e reja të “Apple” përfshihet edhe një serial i regjisorit dhe ...

Lexo më shumë

Inteligjenca artificiale po ndryshon eksperiencën televizive

Shpesh shohim inteligjencën artificiale dhe e mësojnë automatikisht si diçka të së ardhmes që do të ndryshojë botën. Televizorët e parë kanë qenë bardhezi, pa telekomandë, më pas dolën ata me ngjyra dhe vit pas viti ka evoluar prodhimi i tyre në diçka që më parë as që mendohej. Sot, televizorët po bëhen më “të zgjuar” dhe disa prej tyre kanë filluar të inkorporojnë inteligjencën artificiale për funksione të ndryshme. Televizorët e tanishëm janë të lidhur me sisteme të jashtme, si Alexa ose Echo, përmes të cilave mund të ndryshosh kanalet, rregullosh parametrat, të ndalosh programin, gjithçka përmes komandës vokale. Inteligjenca artificiale po u shërben dhe transmetuesve televizivë. Pak muaj më parë, “BBC”-ja përdori pikërisht këtë teknologji për të transmetuar dy ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin