Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

Mediaset rikthehet në Sky pas tre vjetësh

Viti i ri nisi me një ndryshim të rëndësishëm për abonentët e “Sky”, të cilëve u është lehtësuar kalimi nga një kanal në tjetrin. Prej 2 janarit, kanalet e “Mediaset” janë rikthyer në platformën pay TV. Risia prek “Canale 5”, “Italia 1”, “Rete 4”, “Canale 20”, “La 5”, “Mediaset Extra”, “Italia Due”, “Top Crime”, “TGcom24”, “Iris” dhe “Focus”. Nuk është hera e parë që “Mediaset” është pjesë e “Sky”, pasi diçka e tillë ishte edhe para tre vjetësh, për t’u rikthyer tashmë pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes dy transmetuesve televizivë. Futja e kanaleve të reja nuk do të kërkojë ndonjë veprim në dekoder, pasi azhurnimi i renditjes së tyre do të bëhet automatikisht. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Televizori i së ardhmes me audio prej ekranit

Audio? E fshehur pas ekranit. “Samsung” njoftoi projektin e ri, që do t’u mundësojë më shumë hapësirë ekranit të smartphone-ve dhe paneleve të parë OLED të këtij tipi, që pritet të prezantohen në “Consumer Electronics Shoë 2019”, në Las Vegas. Sipas medies koreanojugore, teknologjia Sound on Display mundëson që përmes sistemit të vibrimeve të transmetohet audio pa kaluar nga një altoparlant klasik. Ndërsa kërkon në vazhdimësi ekrane më të mëdhenj pa ndryshuar përmasat e përgjithshme të aparatit, “Samsung” synon që celularët dhe televizorët e së ardhmes të bazohen te kjo teknologji. Prodhimet e para me Sound on Display të integruar mund të zbarkojnë në treg gjatë këtij viti. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Facebook Watch” zbarkon edhe në PC

“Facebook Watch” del nga ishulli i mobile dhe zbarkon edhe në desktop dhe në aplikacionin “Facebook Lite”. Platforma video e rrjetit social, e lançuar rreth tre muaj më parë për smartphone, ka arritur në rreth 400 milionë përdorues në muaj, me pikun në rreth 75 milionë në ditë. Sipas analistëve të “Facebook”, arsyeja e suksesit është cilësia e produksioneve, të ashtuquajturat “Facebook Originals”. Edhe pse brenda territorit amerikan, “talk show” “Red Table Talk” i Jada Pinkett Smith dhe seriali “Sorry For Your Loss”, i Elizabeth Olson, janë pritur shumë mirë nga kritika dhe nga shikuesit. Prej popullaritetit të videove, “Facebook” vendosi të fusë dhe reklamat, për të përfituar nga përmbajtjet e veta. “Ad Breaks”, shërbimi i ndërprerjeve publicitare i integruar ...

Lexo më shumë

Vit i ri, teknologji e re! Nis era 8K

Edicioni i “CES 2019” në Las Vegas, që pritet të zhvillohet më 8-12 janar, do të ketë dhe debutimin e “8K Association”, konsorciumi i parë dedikuar promovimit të teknologjisë 8K (rezolucioni 7680 x 4320 piksel). Bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm, që projektohet direkt në erën 8K, që, sipas ekspertëve, ka nisur zyrtarisht. “Consumer Electronics Daily” bëri të ditur se konsorciumi do të angazhohet për ta bërë sa më të aksesueshme këtë teknologji, duke realizuar produkte, kanale televizive dhe shërbime të përshtatshme për këtë rezolucion. Synimi është përfshirja e këtij standardi në tregun e masës, një hap tepër i rëndësishëm, që pritet të përshpejtojë hapat e adoptimit të 8K. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Më 2019-n vjen televizori që kontrollon celularin

Jo vetëm “Bixby” dhe “Google Assistant”, “Samsung” njoftoi një funksion të ri për televizorët që do të dalin në treg në vitin 2019, që do t’u mundësojë përdoruesve të kontrollojnë PC, tablet e smartphone direkt nga ekrani i televizorit. “Remote Access” mundëson lidhjen e TV-së me disa aksesorë, si tastiera apo “mouse”, në mënyrë të tillë ekrani i televizorit të shndërrohet në një ekran kompjuteri. Sipas të dhënave të publikuara në media, përdoruesit duhet të instalojnë disa aplikacione në celular dhe kompjuter, që të mund të veprojnë. “Samsung” precizoi se “Remote Access” do të funksionojë në të gjitha tregjet falë bashkëpunimit me “VMware” dhe infrastrukturës së desktop-ëve virtualë. Teknologjia u mundëson përdoruesve të hyjnë në një desktop specifik që ruhet ...

Lexo më shumë

Samsung prezanton televizorët Lifestyle 2019

The Frame dhe Serif TV 2019 kombinojnë dizajnin e vlerësuar me çmime me cilësinë e figurës QLED dhe me karakteristika shtesë të televizorëve inteligjentë. Samsung Electronics Co., Ltd. Njoftoi se televizorët e saj të rinj për vitin 2019, The Frame dhe The Serif TV, do të prezantohen në CES 2019, shfaqja më e madhe botërore e elektronikës në Las Vegas. Televizorët Frame dhe Serif 2019 kombinojnë dizajn të vlerësuar me çmime dhe inovativ me cilësi të shkëlqyeshme figure QLED dhe karakteristika të televizorëve të zgjuara për të siguruar konsumatorët me funksionalitetin më të mirë të mundshëm televiziv. The Frame Serif TV Source: Teknologji

Lexo më shumë

Brexit, BBC kërkon licenca në Holandë dhe Irlandë

BBC është në bisedime me autoritetet irlandeze dhe holandeze për të marrë licenca të transmetimit duke e lejuar atë të vazhdojë transmetimin në të gjithë Bashkimin Europian në rast të një Brexit pa marrëveshje, raporton Bloomberg, BBC ka nevojë për licenca europiane për kanalet e saj ndërkombëtare, duke përfshirë BBC World, BBC First, BBC Entertainment dhe BBC Earth, në mënyrë që të vazhdojnë të kenë kanalet e saj të shpërndara në të gjithë Europën. Përveç kësaj, tre kanale të brendshme BBC (BBC One, BBC Two dhe BBC Four) po shpërndahen gjithashtu nga rrjetet kabllore në Holandë dhe Belgjikë. Source: Teknologji

Lexo më shumë

TV kornizë me teknologjinë QLED

“Samsung” pritet të prezantojë në CES 2019 serinë e re të Smart TV. “Frame”, televizorët që kur janë të fikur bëhen vepra arti, ofrojnë një ekran QLED 4K HDR dhe vepra arti të reja si wallpaper. Pavarësisht gjeneratës 2018 të Smart TV Frame, “Samsung” pritet të prezantojë një version të ri në CES 2019, në Las Vegas. Smart TV e menduar për të qenë dhe një objekt arredimi, përveçse një aparaturë teknologjike, do të ketë karakteristika të përmirësuara nga gjeneratat më të vjetra. Risia është përdorimi i teknologjisë QLED. Bëhet fjalë për Quantum Dots, 4K e HDR, por edhe një model i ri 49 polsh. Seria e re Frame ofron një kornizë me më shumë ngjyra, përveç box One Connect ...

Lexo më shumë

2019-ta do të jetë viti i 8K

Me ecurinë e deritanishme nuk do shumë të kuptohet se 8K do të jetë në qendër të vëmendjes së producentëve televizivë në vitin 2019. Për televizorë 8K me çmim të ulët duhet pritur ende, por trendi tashmë është i qartë. Sot, 8K përdoret për të realizuar panelet e dimensioneve të mëdha. “Sony” mund të paraqesë dy variante, një 82-85 polsh dhe një 98 polsh. Kur arrihet në këto dimensione, 4K nuk është më i mjaftueshëm, pasi nevojitet numër më i madh pikselësh në ekran për të pasur një rezolucion të lartë. 8K duhet të karakterizojë edhe produkte të tjera të “Sony”, që pritet t’i prezantojë me Crystal LED 440″, të realizuara duke përdorur Micro Led. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Facebook Watch”, shifra rekord shikueshmërie

Tre muaj pas nisjes globale, “Facebook” thotë se ka 400 milionë shikues në muaj për shërbimin e saj “Watch”. Shefi i videos, Fidji Simo tha se shikuesit në zonën e rrjetit social vëzhgojnë më shumë se 20 minuta në të njëjtën kohë. “Facebook” ka zhvilluar “Watch Party” për të vazhduar rolin e televizionit si diçka që njerëzit shikojnë së bashku. “Ne duam të bëjmë përvojën e shikimit të videove që të ndihet e pabesueshme, pavarësisht se ku e keni zbuluar”, shpjegoi Simo. “Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ne do të testojmë disa gjëra në muajt e ardhshëm, si krijimi i një sfondi më të errët sa herë që të ‘zhyteni’ në një video në celular, duke unifikuar këto përvoja të ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin