Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

Risia e vitit të ri, reklama në streaming gjatë pauzës

Viti 2019 pritet të sjellë dhe “pause ad”, reklamat në ekranin e televizorit kur shikuesi ka zgjedhur opsionin pauzë. Kompanitë streaming amerikane “Hulu” dhe “AT&T” po shikojnë mundësinë që gjatë vitit të ardhshëm të fusin reklamat gjatë programeve të tyre. “Binge-viewing ka filluar të ndoshë shpesh dhe është natyrale që shikuesit ta vendosin programin në pauzë, e cila do të sjellë një ndërprerje natyrale të narracionit”, -tha për “Variety” Jeremy Helfand, zv/president i “Hulu”. “AT&T” po shikon mundësinë për ta përqafuar këtë teknologji për vitin e ardhshëm, me vendosjen e një imazhi full-motion video në ekran kur shikuesi bën pauzë. Source: Teknologji

Lexo më shumë

UEFA pranon VAR-in, duke filluar nga ndeshjet e këtij sezoni

Video Assistant Referee (VAR) do të aplikohet tashmë edhe në kompeticionet e UEFA-s, përfshi Ligën e Kampionëve, Europianin U21, që do të zhvillohet në Itali, në muajin qershor dhe finalet e Nations League. Komiteti Ekzekutiv i institucionit drejtues të futbollit në Europë u mblodh në Dublin, ku u përcaktuan edhe çiftet finaliste të Ligës së Kombeve, ka marrë tashmë vendimin final, duke i hapur udhë aplikimit të teknologjisë ndihmëse të arbitrave. Kështu në Ligën e Kampionëve aplikimi do të fillojë këtë sezon, duke nisur me ndeshjet e fazës së 1/8-ave (pas fazës në grupe), ndërsa do të aplikohet gjithashtu edhe në finalet e Ligës së Kombeve dhe në Euro U21, që do të zhvillohet në Itali. Ky është një hap ...

Lexo më shumë

“YouTube”, filma e seriale falas, por me reklama

“YouTube” synon të modifikojë modelin e biznesit për të zgjeruar platenë e përmbajtjeve origjinale audiovizive. Seriale televizive dhe reality show të prodhuara nga platforma e “Google” nuk do të ndiqen vetëm nga abonentët, por edhe falas, por me ndërprerje publicitare. Risia do të prekë produksionet e vitit 2019, që do të transmetohen më 2020-n. Platforma synon që duke ua mundësuar shikimin edhe joabonentëve, të shoqëruara me reklama, do të shtohet numri i personave në botë që shikojnë “YouTube”, që aktualisht janë rreth 2 miliardë. “Në fazën e ardhshme të strategjisë sonë do të shtojmë përmbajtjet origjinale, si dhe synojmë shtimin e audiencës, me projekte të jashtëzakonshme që të arrijnë gjeneratën “YouTube”, -tha një zëdhënës i kompanisë. Sipas “Hollywood Reporter”, prodhimi ...

Lexo më shumë

“Netflix” shtrihet në Europë me më shumë prodhime

“Netflix” synon të rrisë numrin e titujve që pritet të prodhohen gjatë vitit 2019. Sipas “Financial Times”, platforma streaming ka në program 221 projekte, ndër to 153 origjinale. Shefi i prodhimeve origjinale për tregun ndërkombëtar, Erik Barmack, “Netflix” është në rrugën e duhur për të dorëzuar 141 projekte për të cilat ishte impenjuar për vitin 2018. Këto konsistojnë në 81 produksione origjinale dhe 60 bashkëprodhime apo programe të marra me licencë nga produktorë të tjerë. Në maj, platforma streaming deklaroi se për hërë të parë do të shpenzonte 1 miliard dollarë në përmbajtje europiane, kryesisht me tituj nga Britania, Gjermania, Franca etj.. Sipas drejtuesve, kjo është një masë e marrë për të plotësuar kuotën e vendosur nga Komisioni Europian, që ...

Lexo më shumë

WarnerMedia me shërbim streaming në tre versione

“WarnerMedia” do të publikojë tre versione të ndryshme të shërbimit të ardhshëm streaming, që pritet të lançohet vitin tjetër. Shërbimi SVOD do të përfshijë tre nivele: një paketë të fokusuar te filmat, një premium me programacion origjinal dhe filma të suksesshëm dhe i treti do të përfshirë programet e dy të parëve, si dhe një librari të gjerë të “WarnerMedia”. Shërbimi i ri pritet të jetë në konkurrëncë me “Netflix”, “Amazon Prime Video” dhe “Disney +”, që pritet të lançohet po vitin e ardhshëm. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Eleven Sports lançon të parin “Watch Together” në botë

“Eleven Sports” pritet të lançojë një produkt të ri që lejon tifozët e sportit të shikojnë së bashku veprimtarinë e tyre në të njëjtën hapësirë ??online në të njëjtën kohë. Kompania bëri të ditur se “Watch Together” është i pari i këtij lloji në tregun e sportit dhe pritet të lançohet në tregun botëror OTT, për një periudhë prove. “Watch Together” u krijua nga start-up-i teknologjik “Reactoo”, për ta bërë sportin një eksperiencë argëtuese dhe “social” për tifozët, edhe kur janë në distancë. Njëmbëdhjetë abonentë mund të krijojnë një “dhomë” dhe të ftojnë deri në katër tifozë për të ndarë eksperiencën për të parë “live” eventin sportiv. Të pranishmin në dhomë do të jenë në gjendje të shikojnë, dëgjojnë dhe ...

Lexo më shumë

Spanja i bën konkurrencë “Netflix” me “LovesTV”

Tre transmetuesit kryesorë të Spanjës, “RTVE”, “Atresmedia” dhe “Mediasat” kanë bashkuar forcat për të lançuar rivalin e “Netflix”. “LovesTV” është një platformë DTT e bazuar në teknologjinë HbbTV, që ka për qëllim të përfshijë të gjitha kanalet publike dhe autonome DTT të vendit. Karakteristikat e tij përfshijnë një EPG, mbledhjen e shtatë ditëve, rekomandimet dhe kontrollin prindëror, gjithashtu edhe aplikacione, me RTVE për shembull, duke u dhënë mundësi për RTVE, Clan TVE, Playz dhe RTVE 4K. Aksesi për në “LovesTV” kërkon një smart TV, lidhje interneti dhe antenë tokësore. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Në Japoni lançohet i pari kanal televiziv 8K

Transmetuesi japonez “NHK” njoftoi se kanali i ri 8K pritet të lançohet më 1 dhjetor. Fillimisht do të transmetojë 12 orë në ditë, nga ora 10:00-22:00. “NHK”-ja do të lançojë gjithashtu në të njëjtën kohë edhe “NHK BS4K”. Kanali 8K do të ofrojë programacion të variueshëm, që nga muzika, filmat dhe dokumentar, por edhe pamje nga Toka, të realizuara nga ISS-ja dhe NASA. “NHK”-ja bëri të ditur se kanali me programacion të plotë në 8K do të startojë prej vitit 2020, fokusuar te Lojërat Olimpike të Verës dhe ato Paraolimpike të Tokios. Source: Teknologji

Lexo më shumë

EBU-ja, këshilla për të evituar shenjat te OLED TV

Një pensionist suedez bëri një ankesë publike ndaj “TV4”, sepse pjesë e grafikës fikse të përdorur për të treguar parashikimin e motit i mbeti e stampuar në televizorin e tij OLED dhe nuk ikën. OLED përdor material organik dhe transmetuesit që ekzagjerojnë me nivelin dhe intensitetin rrezikojnë lënien e shenjës së imazhit për disa orë, ose prishjen e panelit. “EBU”-ja , Bashkimi Europian i Transmetimeve, dha një sërë këshillash për ata që transmetojnë, për të evituar që sinjali televiziv të shkatërrojë televizorin e shikuesit. Rekomandimi “R129”, “ADVICE TO BROADCASTERS ON AVOIDING IMAGE RETENTION ON TV PRODUCTION DISPLAYS”, u krijua në vitin 2010 për televizorët plazma dhe tani u azhurnua edhe për ata OLED. Këshilla e parë është ajo klasike; të ...

Lexo më shumë

“Disney+”, platforma streaming synon konkurrencën

Në vitin 2019 pritet të lançohet platforma streaming “Disney+”, tepër e pritur, sidomos në SHBA, në një treg gjithnjë e më të pasur në këtë drejtim, sidomos prej emrit që mban, me pritshmëri tepër të larta për të gjitha moshat. Tregu ndërkombëtar pritet të pasurohet me një shërbim të nivelit të lartë, me përmbajtje të reja origjinale, por dhe me shumë tituj të vjetër të suksesshëm, në filma, ato të animuar dhe seriale televizive më të dashur të të gjitha kohërave.     Shërbimi streaming i të madhes “D” pritet me kërshëri ngado në botë dhe sipas medies mendohet që lançimi të jetë plot stil. Çmimi për abonimin është parashikuar të jetë i fundit që do të zbulohet. Media thekson ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin