Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

“Apple”, USB alternative për streaming

“Apple” pritet të nxjerrë një USB HDMI “low cost”, që do të ofrojë disa shërbime esenciale dhe synon të shërbejë për të afruar më shumë publik, sidomos me lançimin e platformës streaming të kompanisë, në vitin 2019. Platforma e re, në fazën e parë, pritet të mbulojë rreth 100 vende. Kompania ka investuar rreth 1 miliard dollarë për këtë projekt. USB-ja synon që të tërheqë sa më shumë shikues, sidomos për ata që nuk kanë një aparat “Apple” në shtëpi dhe nuk kanë ndër mend që të paguajnë për modelin bazë dhe versionin 4K. Shërbimi i ri do të jetë i përshtatshëm vetëm për aparatet e prodhuara nga kjo kompani dhe do të përmbajë prodhime origjinale dedikuar moshave të ndryshme ...

Lexo më shumë

Sky fiton marrëveshjen e diskutueshme për të drejtat e futbollit anglez

Liga Angleze e Futbollit ka nënshkruar një kontratë të re 5-vjeçare, 595 milionë paund, me Sky Sports për të drejtat e saj të brendshme të futbollit, por pavarësisht ngritjes prej 35% të tarifave ende ballafaqohet me një reagim të ashpër nga klubet. EFL përfaqëson të gjitha ligat angleze të futbollit me Sky që ruan të drejtat e  Sky Bet EFL, Carabao Cup, Checkatrade Trophy dhe Sky Bet Play-Off deri në maj 2024. Nga 2019/20 Sky do të transmetojë 138 Ndeshjet të 138 Sky Bet EFL League; ndeshjet e play-off 15 EFL të Sky Bet, duke përfshirë të tre Finalet; 15 ndeshje nga Kupa Carabao duke përfshirë edhe Finalen; Gjysmëfinalen dhe Finalen e Checkatrade Trophy. Marrëveshja çimenton mbulimin e futbollit nga ...

Lexo më shumë

“Netflix” ndryshoi strategji për bashkëpunim me të mëdhenjtë e kinemasë

Suksesi i “Netflix”, në pjesën më të madhe, vjen prej teknologjisë. Zakonet e shikuesve regjistrohen dhe studiohen dhe algoritmi vendos se cilat përmbajtje të tregojë dhe cilat nuk bëjnë. Por, është një mënyrë veprimi që nuk shkon kur punon me emrat e mëdhenj të Hollywood-it. Në pak kohë, “Netflix” kaloi nga platforma me katalogun më komplet te prodhimi i filmave dhe serialeve. Por, për të bashkëpunuar me emra të mëdhenj të kinematografisë botërore, nuk mjaftojnë të dhënat e platformës për të realizuar një projekt. Sepse, nuk mund t’u thuash vëllezërve Coen se skenari duhet riparë, sepse sipas të dhënave publiku nuk e pëlqen këtë zgjedhje. Emrat e tyre vlejnë më shumë se çdo e dhënë. Dhe për hir të bashkëpunimit, ...

Lexo më shumë

“Apple” konkurrencë në streaming, synon në filma origjinalë

Kinemaja e të ardhmes është një botë në zhvillim dhe ende në zbulim, me një konkurrencë në rritje mes tradicionales dhe kolosëve të streaming. Në këtë kontest, një ndër risitë e viteve të fundit, “Apple” po zhvillon platformën e vet streaming për të rivalizuar “Netflix”, “Amazon” e “Disney”, duke hyrë në vallen e prodhimeve. Kompania ka arritur një akord me “A24”, shoqëri e njohur për kinemanë e autorit. “A24” ka marrë një “Oscar”, “Filmi më i mirë”, për “Moonlight”, dhe mes titujve më të njohur që ka prodhuar janë: “Spring Breakers”, “Enemy”, “Locke”, “Ex Machine”, “Room” dhe “Lady Bird”. Sipas medies, “Apple” synon mos të limitohet vetëm në shpërndarjen në streaming, por të marrë pjesë edhe në festivalet e filmave ...

Lexo më shumë

Në epokën “smart”, Britania shikon ende bardhezi

Ka kaluar thuajse gjysmë shekulli nga lindja e televizorit me ngjyra, por mbi 7000 familje në Mbretërinë e Bashkuar shikojnë ende bardhezi. Kjo e dhënë bazohet në analizën e “TV Licensing”. Pavarësisht rritjes së përdorimit të televizorëve të zgjuar, po ashtu edhe tablet e smartphone për të parë përmbajtje televizive, 7161 familje në Britani e kanë refuzuar teknologjinë moderne, madje nuk kanë preferuar as televizorët e thjeshtë me ngjyra. Zëdhënësi i “TV Licensing”, Jason Hill deklaroi: “Mbi rreth gjysma e televizorëve në Britani tani lidhet me internetin, kështu që është interesant fakti që mbi 7000 familje zgjedhin ende të shikojnë programet e preferuara në televizor bardhezi”. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Realiteti virtual, pjesë e programacionit të “BBC”-së

“BBC”-ja ka realizuar të parin film të shkurtër komedi me realitet virtual, një spinoff i serialit “People Just Do Nothing”, i “BBC Three”. Filmi në realitet virtual, që zgjat rreth 5 minuta, e vendos spektatorin në qendër të një skene me personazhet e serialit komedi, që përqendrohet te ndodhitë në radion pirate “Kurupt FM”. Në film, spektatori është shefi i një shtëpie diskografike që është rrëmbyer nga MC Grindah i “Kurupt FM”, DJ Beats e Chabuddy G. Ata mundohen ta bindin shikuesin protagonist të firmosë një kontratë me shtëpinë e tij diskografike. “Ky film i shkurtër është një shembull i shkëlqyer se sa argëtues mund të jetë realiteti virtual”, deklaroi Zillah Watson, shefi i “BBC VR Hub”. “People Just Do ...

Lexo më shumë

Sky Q bën televizorin të flasë

Sky Q ua lehtëson më shumë shikimin abonentëve të saj, duke shtuar një funksion të ri, kontrollin vokal, edhe për ata që nuk janë klientë të “Sky”, në kanalet më të rëndësishme të platformës. Për të përdorur funksionin e ri, mjafton të shtypet butoni “mikrofon” në telekomandë dhe përmes zërit mund të kërkohen programet përmes titujve, aktorëve, regjisorëve, të ndërrohen kanalet, të lihet në pauzë, si dhe të përdoren aplikacionet. Pra, “Sky Q” bën televizorin të flasë në një mënyrë që gjithnjë e më shumë po përhapet në epokën teknologjike, për të lehtësuar shikimin e programeve, por dhe për të ndihmuar personat me vështirësi fizike, që të kenë mundësi të shikojnë programet e preferuara. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Facebook Watch bëhet informues me Channel 4

“Channel 4” ka bashkëpunuar me “Facebook” për një program javor informues, në platformën “Watch” të rrjetit social. “Uncovered” do të lançohet në “Facebook Watch” dhe do të ketë lajme dhe analiza nga “C4 News”, nga korrespondentë lokalë dhe ndërkombëtarë për çështjet e rëndësishme. Bashkëpunimi vjen disa muaj pasi “Facebook” lançoi një seksion për lajmet në “Watch”, me emisione nga “CNN”, “Fox News” dhe “ABC News”. Episodet prej 10 minutash të “Uncovered” do të jepen në një format vertikal për aparatet mobile. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Chili” drejt prodhimeve 4K dhe 8K në HDR

8K në streaming? Mund të arrihet. “Chili”, shoqëria italiane streaming pay per view, e disponueshme në Europë, po realizon prodhimet e para 8K për platformën. “Nuk kemi ende një datë fikse, por padyshim që do të jetë deri në fund të vitit”, -deklaroi Stefano Flamia, bashkëthemeluesi dhe shefi i sektorit teknologjik. “Lidhur me prodhimet 8K, do të dalim me disa dokumentarë të prodhuar në Itali. Episodi i parë bën fjalë për veprat e Berninit. Këto projekte do të jenë dhe në HDR”, -tha Flamia. “Jemi duke punuar me vlerësimin e HDR-së. Mund të ketë sforco më të madhe se ç’është bërë deri tani, për të siguruar performancën maksimale në TV të këtyre prodhimeve. Këta dokumentarë do të shfaqen edhe në ...

Lexo më shumë

Netflix pushton dhe Azinë

“”Netflix” është rrjeti i parë televiziv global në botë”. Kështu deklaroi administratori i përgjithshëm i platformës, Reed Hastings. Hasting foli dhe për lëvizjen e transmetuesit drejt përmbajtjeve aziatike, duke përfshirë 17 prodhime të reja origjinale nga Japonia, India, Tajlanda dhe një serial në gjuhën kineze nga Tajvani. “Ky është fillimi i forcës transformuese shumë pozitive”, – tha Hastings. “Do të ndihmojë përmbajtjet dhe talentin aziatik të arrijë një audiencë më të gjerë, të re”. Hastings shpalli përparësitë e ndarjes globale dhe të personalizimit. “Nuk ka pasur kurrë një rrjet televiziv kaq global deri tani”, – i tha audiencës gjatë një eventi për të promovuar lëvizjen e “Netflix” në Azi. Source: Teknologji

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin