Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

“Snapchat” lançon në Britani programe në formatin televiziv

“Snapchat” ka bashkëpunuar me disa transmetues për të lançuar në Britani programe në formatin televiziv, duke zgjeruar përzgjedhjen e përmbajtjeve lokale dhe profesionale të prodhuara në platformë. Show-t janë përmbajtje televizive të prodhuara në format vertikal për një audiencë të lëvizshme dhe zgjasin zakonisht deri në shtatë minuta. Programacioni përfshin fleshe lajmesh nga “Sky News”, emisione për trajtime bukurie, programe ushqimi dhe showbiz-i të prezantuara nga influenceri Marcus Butler. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Google, Sky e RAI hipin në bordin e HbbTV

“HbbTV”, enti që standardizon dhe promovon standardin europian për televizionin interaktiv, ka disa anëtarë të rinj, “Google”, “Sky” e “Rai”, të parët në nivel europian, ndërsa “Rai” për Italinë. “Hybrid Broadcast Broadband TV” operon prej vitesh në Europë. Mendohet se janë rreth 45 milionë dispozitivë që e kanë sistemin, në 35 shtete. Përfshirja e “Google” në HbbTV do të mundësojë një integrim më të madh të Android TV e HbbTV, duke zgjidhur shumë probleme për prodhuesit të cilët sot duhet të integrojnë zgjidhjet e tyre për të menaxhuar përmbajtjen interaktive në kanale. “Sony” e “Philips” e kanë përqafuar këtë qasje, por me një integrim të drejtpërdrejtë në Android TV do të lehtësojnë qasjen dhe përdorimin e shërbimeve të transmetuara përmes ...

Lexo më shumë

“MTV” lejon audiencën të programojë kanalin e vet

“MyMTV Music” do t’i lejojë shikuesit të personalizojnë kanalin e tyre muzikor linear. Klientët do të kenë akses të hyjnë në arkivat e televizionit, ku gjenden edhe videot pop, si dhe performacat e eventeve si “European Music Awards” dhe seriali “Unplugged”. Klientët e “Vodafone” në Spanjë do të jenë të parët që do të kenë mundësinë të marrin këtë shërbim të ri nga “MTV”-ja. Një version pilot i eksperiencës MTV të personalizuar pati sukses në Francë në vitin 2015. Në vendet nordike pritet të lançohet në muajt në vijim. “Muzika mbetet në qendër të vizionit global të “MTV”-së”, – deklaroi Bruce Gillmer, përgjegjësi global për muzikën dhe talentet. “Jemi vazhdimisht në kërkim të mënyrave të reja novative për të lidhur ...

Lexo më shumë

“BBC Two” do të realizojë “reality”-n e parë virtual

“BBC Two” do të realizojë “reality show”-n e parë virtual për publikun britanik. “Watch This Space” do të jetë një serial show mbi arredimin. Do të shfrytëzohet realiteti virtual për të riparuar shtëpitë e zakonshme me dizajnime unike. Çdo episod do të ketë arkitektë me emër në Britani të cilët përfaqësojnë dy çifte në mosmarrëveshje rreth asaj se si të projektojnë shtëpitë e tyre me propozime rrënjësisht të ndryshme. Pronarët e shtëpive do të jenë në gjendje të hyjnë në dizajnimet e ofruara duke përdorur teknologjinë VR. Çiftet pastaj duhet të vendosin se cili plan dizajni është fituesi për ta marrë dhe ndërtuar vetë. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Sky Q”, me paketë on-demand “Netflix”

“Sky” dhe “Netflix” po përgatiten të lançojnë shërbimin e përbashkët në Britani. Katalogu “Netflix” do të integrohet në “Sky Q” dhe shikuesit do të kenë mundësi të përfitojnë prej nëntorit. Paketa e re e abonimit parashikohet të jetë shërbimi më i madh televiziv on-demand në vend. Risia në fakt nuk është mundësia për të bashkuar sa më shumë shërbime, por fakti se “Netflix” do të integrohet në “Sky Q” dhe në shërbimet “Sky”. Nuk do të ketë vetëm një aplikacion, por serialet, filmat dhe dokumentarët e “Netflix” do të integrohen në shërbimin “Sky Q”, do të përzihen bashkë, në mënyrë që shikuesit ta kenë më të lehtë t’i gjejnë, pa e vrarë mendjen se në cilën platformë janë. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Eutelsat inkurajon stacionet italiane për të shkuar në Hotbird

Eutelsat nis një propozim për kanalet televizive lokale në Itali: për të kaluar në satelit me ndihmën e një sërë incentivash për të zgjidhur problemet për shkak të shitjes së brezit 700 MHz të destinuar për 5G. “Eutelsat është gati të vendosë një plan nxitjeje për të lehtësuar lëvizjen e kanaleve televizive lokal në HotBird në mënyrë që të frenohen pasojat më ekstreme që dalin nga çlirimi i brezit 700 MHz. Platforma satelitore ka kapacitet transmetimi dhe bandwidth adekuat jo vetëm për të siguruar mbulimin uniform të territorit, por edhe për të përcjellë sinjalin e transmetuesve rajonal në definicion të lartë. Së shpejti do të ketë zhvillime të reja pas një sezoni të shënuar nga rritja e përmbajtjes së HDR ...

Lexo më shumë

Së shpejti, audio wireless për televizorë

“Wireless Speaker and Audio Association” (WiSA) lançoi “WiSA Ready”, një program i ri i certifikuar për aparate televizivë, si dhe një transmetues USB, për audio HD wireless për shumë kanale. WiSA është një protokoll për transmetim audio wireless me frekuencë të lartë deri për 8 kanale. Televizori do të lidhet me USB, që do të mundësojë transmetimin e audios, pa fije, te altoparlantët e përshtatshëm. Certifikimi i dispozitivëve është një hap përpara për ta bërë audion pa fije një standard cilësie. Shpresohet që në të ardhmen, prodhuesit e televizorëve ta integrojnë në brendësi, pa pasur nevojën për lidhje të jashtme. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Apple” planifikon të nisë shërbimin e abonimit televiziv global

“Apple” planifikon të fillojë një shërbim të abonimit televiziv në gjysmën e parë të vitit 2019, sipas “The Information”. Ajo do të jetë në dispozicion në SHBA në gjysmën e parë të vitit 2019 dhe do të zhvillohet në vende të tjera në muajt e ardhshëm. Pritet të nisë në mbi 100 vende, duke e bërë “Apple” një konkurrent me “Amazon” dhe “Netflix”. Ky shërbim do të përfshijë programet origjinale të “Apple”, pa pagesë për pronarët e pajisjeve “Apple” dhe gjithashtu do t’u mundësojë përdoruesve të regjistrohen për pajtimet e rrjeteve televizive në pronësi të kompanive të tjera. “Apple” thuhet se ka lënë mënjanë 1 miliard dollarë për të krijuar dhe blerë përmbajtje për Apple TV. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Netflix” sundon në Amerikë, “YouTube” në Europë

“Netflix” është bërë aplikacioni që konsumon më shumë banda interneti në botë, me 15% të të gjitha përdorimeve që i dedikohen këtij aplikacioni. Sipas një raporti të kompanisë “Sandvine”, gjatë orëve të pikut në kontinentin amerikan shërbimi i transmetimit arrin 40% të trafikut në internet. Sipas ekspertëve, globalisht, “Netflix” tejkalon streaming nëpërmjet faqeve të internetit, duke zënë 13.1% të bandave, “YouTube” 11.4%, kërkimi në internet 7.8% dhe streaming për muzikë 4.4%. Rekordi është kryesisht për shkak të rezultateve në Amerikë, ndërsa në EMEA (Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë) ende dominon “YouTube”, me 30% të bandave, duke lënë pas “Netflix” me 23%. Në zonën e Azisë dhe Paqësorit renditja është krejtësisht e ndryshme, mbizotërojnë video streaming dhe videot në “Facebook”. ...

Lexo më shumë

Pas pikturës vjen dhe dritarja televizor

Televizorët zënë një vend dominues në shtëpitë tona dhe gjithnjë e më shumë tendencat janë që të bëhen më të mëdhenj. Kompanitë prodhuese janë në konkurrencë të vazhdueshme për cilësinë dhe llojshmërinë dhe tashmë “Samsung” vjen me risi interesante. Pas “Samsung Frame TV”, që është edhe një kornizë ku shfaqen vepra të ndryshme arti kur është i fikur si televizor, kompania pritet të lançojë “Window TV”. Ashtu sikur, “Frame” (kornizë) dhe “Wall” (mur), kompania vendosi të zgjedhë një emër interesant për produktin e ri “Window”, si një dritare e tejdukshme. Dhe ky televizor mund të përdoret përtej shtëpive, si në vitrina dhe mjetet e transportit publik. Source: Teknologji

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin