Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

Britania synon rivalitet streaming me SHBA-në

Shefja ekzekutive e “ITV”-së, Carolyn McCall paralajmëroi transmetuesit britanikë se janë mbrapa me planin për të krijuar një alternativë të shërbimeve të mëdha streaming në SHBA. Në një intervistë për “The Guardian”, McCall tha se transmetuesve në Britani u ka mbetur shumë pak kohë për të marrë kontrollin ndaj “Netflix” e “Amazon”. “Mendoj se dritarja po mbyllet”, -tha McCall. Pyetjes nëse “ITV” dhe transmetuesit e tjerë kombëtarë kanë shansin e fundit për të krijuar rivalitet në Britani për SVoD, ajo tha: “Sigurisht dhe prandaj mendoj se “ITV” dëshiron të ecë përpara. E dimë që nuk do të jetë e lehtë. Nëse nuk e bëjmë tani, nuk do ta bëjmë kurrë. Duhet të hedhim hapin e madh”. Në fillim të këtij ...

Lexo më shumë

Televizori që flet përmes ndriçuesve OLED

LG Display prezantoi dritat Crystal Sound OLED. Kjo teknologji bën që televizori të emetojë tingujt direkt nga paneli OLED, thuajse e njëjta e përdorur te TV OLED Sony A1 e AF8. Kompania koreane aplikoi të njëjtën ide te panelet OLED të projektuar për ndriçim. Te televizorët përdoren aktivizues për të krijuar tinguj përmes vibrimeve në panelet OLED. Një grup dritash vendosen pranë televizorit, duke shërbyer si altoparlant. Kjo është hera e parë që kjo teknologji përdoret direkt të panelet e dritës OLED, që do të thotë se llambat në shtëpi mund të përdoren si altoparlant. LG ka menduar edhe për muzikën nëpër lokale, ose për të emetuar tinguj nëpër muze. Dritat CSO mund të zëvendësojnë edhe sistemet e alarmit për ...

Lexo më shumë

Netflix kundër BE-së: Jo detyrimit 30% të përmbajtjeve

“Netflix” e mbylli tremujorin e tretë me përfitime mbi pritshmëritë, por gjen rastin për të kritikuar detyrimin e kuotave të filmave dhe serialeve televizivë të rezervuara për prodhimet europiane. Pati 4 miliardë dollarë arkëtime me 6.96 milionë abonentë, më shumë se parashikimi. Administratori i përgjithshëm, Reed Hastings kritikoi rregullat e reja të tregut audioviziv të miratuara nga Parlamenti Europian, që imponojnë 30% prodhime europiane, që çon në ndryshimin e katalogut. “Preferojmë të përqendrohemi që ta bëjnë sa të mirë shërbimin për abonentët, duke përfshirë prodhime lokale dhe jo duke ulur kuotat e kënaqshme. Kuotat, pavarësisht dimensionit të tregut, mund të ndikojnë negativisht në eksperiencën e klientit dhe në krijimtari”, -deklaroi Hastings. “Do të vijojmë të shpërndajmë përmbajtjet tona origjinale ndërkombëtare, ...

Lexo më shumë

“MTV Studios” bashkon forcat me “Facebook Watch”

“MTV Studios”, një njësi e “MTV”-së së “Viacom”, ka njoftuar një partneritet me “Facebook Watch” për të rikthyer serialin “The Real World”, për tre sezone, që pritet të debutojnë në pranverën 2019. Sezonet e reja do të jenë respektivisht prodhime vendase në Meksikë, Tajlandë dhe Shtetet e Bashkuara. Të disponueshme ekskluzivisht në “Facebook Watch”, sezonet e reja do të prezantojnë funksione ndërvepruese “social”, që u japin mundësi shikuesve të formojnë veprimin dhe të lidhen përmes aplikacionit televiziv, mobil, desktop dhe “Facebook”. Bashkëbisedimi në “Facebook Watch” do të fuqizojë përvojën e audiencës në sezonet e reja të “The Real World” të “MTV”-së. Komuniteti i Facebook do të mund të votojë një personazh në shfaqje dhe do të ketë mundësi unike që ...

Lexo më shumë

“YouTube” nuk funksionoi për disa orë

“YouTube” nuk ishte në dispozicion për përdoruesit anembanë globit të mërkurën në mëngjes. Raportet sugjeronin se ndërprerja filloi rreth 01.45 GMT dhe zgjati për të paktën një orë. Sidoqoftë, disa postime sugjeruan që shërbimi të ishte më i gjatë. “Faleminderit për raportet tuaja rreth YouTube, YouTube TV dhe çështjeve të qasjes në muzikë në YouTube. Ne jemi duke punuar në zgjidhjen e kësaj. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të shkaktojë dhe do t’ju mbajë të përditësuar “, thuhet në “Twitter” nga kompania. Përdoruesit raportuan se kishin mesazhe të brendshme të serverit dhe një animacion që përshkruante një ekran statik [analog]. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“SPI” do të lançojë kanal vetëm me seriale turke

“SPI International / Filmbox” do të lançojë “Timeless Drama Channel” (TDC), një kanal i ri televiziv mbarëbotëror i dedikuar serialeve dramë turke.           “TDC” do të transmetohet në HD dhe tani është i disponueshëm për shpërndarje në platformat DTH, rrjetet kabllore, TV mobile dhe smart, si dhe shërbimet OTT në mbarë botën. “Këto prodhime tashmë kërkohen në territoret e Europës Qendrore dhe Lindore, në Afrikën e Jugut, në Azi dhe Amerikën Latine. “SPI”-ja po u përgjigjet kërkesave duke ofruar operatorëve televizivë një kanal HD linear me seriale turke të cilësisë së lartë”, -deklaroi administratori i përgjithshëm i “SPI/Filmbox”, Berk Uziyel. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Mediaset Premium bëhet pjesë e Sky

“Sky” pritet të blejë “Premium”, shërbimi pay tv i italianes “Mediaset”. Është çështje javësh që të formalizohet dhe është parashikuar që kontrata të nënshkruhet në nëntor. Shitja e “Premium” te “Sky” bën pjesë te plani që do ta kalojë ofertën “Premium” në satelit. Një plan i mirë për “Sky”, sidomos për ekskluzivën për “Warner” deri në vitin 2020 dhe atë “Universal” deri në fund të këtij viti, duke u bërë pjesë e përmbajtjeve për abonentët e “Sky”. Shitja e platformës “Premium” për “Sky” nuk është dhe aq surprizë. “Mediaset” dhe “Sky” kanë nisur bashkëpunimin që në mars, kur dy kompanitë njoftuan akordin historik përmes të cilit shkëmbyen kanale për platformat përkatëse. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Syzet që fikin ekranet, nga kompjuteri te televizori

Një inxhinier amerikan ka krijuar syzet që fikin ekranet e televizorëve dhe të kompjuterëve, duke i bërë që të shfaqen si gri. Scott Blew pritet që ta nxjerrë në treg projektin e tij në pranverë të vitit të ardhshëm. Lentet e syzeve janë në gjendje të bllokojnë dritën e valëve të gjata të ekraneve Led e Lcd. Funksionojnë në përgjithësi për televizorët dhe laptopët, por nuk kanë asnjë efekt për smartphone-t. Ideja për këtë shpikje erdhi pasi Blew po mendonte të bënte një detoksikim nga ekranet e shumta që e rrethonin: “Bota është përfshirë nga një shpërthim ekranesh që kërkojnë vëmendjen tonë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë të kesh eksperienca njerëzore. Këto syze të japin kontrollin se ...

Lexo më shumë

Të gjithë sytë nga streaming, edhe “Warner” me një platformë

Për të luftuar konkurrencën e “Netflix” dhe të shërbimit të ri “Disney”, “Warner Bros.” po përgatitet të lançojë shërbimin e vet streaming on demand, që do të përfshijë edhe “HBO”-në, pra prodhime suksesi, si “Game of Thrones” e “Westworld”. Administratori i përgjithshëm i “WarnerMedia”, John Stankey deklaroi se shërbimi i ri do të përfshijë prodhime nga të gjitha markat “WarnerMedia”, mes të cilave “TBS”, “Warner Bros.”, “Entertainment”, si dhe “HBO”. Stankey tha se “WarnerMedia” synon të modifikojë rrënjësisht aksesin me të cilën publiku do të hyjë në disa kanale, sidomos për “HBO”-në, duke marrë shkas nga shërbime të tjera streaming si “Netflix” dhe “Hulu”. “Do të angazhohemi të lançojmë një shërbim me cilësi dhe konkurrues, që do të shërbejë si ...

Lexo më shumë

Apple TV me programe falas për të mundur konkurrencën

“Apple” po punon për platformën e vet streaming që do t’u propozojë shikuesve edhe prodhime falas. Shërbimi pritet të jetë gati në vitin 2019. “Apple” ka ecur shumë për realizimin e platformës për të shpërndarë programe video në streaming. Sipas “CNBC”, shoqëria është duke punuar me përmbajtjet origjinale dhe po arrin akorde me disa shtëpi të rëndësishme prodhimi në sektorin kinematografik. Shikuesit mund të kenë akses për shërbimin përmes aparateve “Apple”, përmes aplikacioni TV, që duhet ta kenë të instaluar, pa pasur nevojë të shkarkojnë aplikacione të tjera. Platforma streaming synon të propozojë edhe prodhime origjinale falas, vetëm për ata që kanë pajisje “Apple”, duke hyrë në treg si një konkurrent i formë ndaj “Netflix” dhe “Amazon”. Source: Teknologji

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin