Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

BE-ja drejt një tregu unik dixhital në vendet e unionit

Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian arritën një akord të rëndësishëm, mbi të drejtën e autorit për programet radiotelevizive. Synimi i akordit është lehtësimi i transmetimeve online dhe i programeve kombëtare, në mënyrë që një person të shikojë programet televizive të kombit të vet edhe kur ndodhet jashtë. Në këtë mënyrë po shkohet drejt një tregu unik dixhital, që u mundëson qytetarëve europianë të shikojnë përmbajtjet televizive në cilindo shtet europian që ndodhen. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Netflix” po mendon për “replay” për skenat kyç

“Netflix” po studion vendosjen e butonit “replay” në telekomandë, për t’u mundësuar shikuesve të rishikojnë automatikisht një skenë kyç gjatë një filmi apo seriali televiziv. Ndërsa shihet një film apo një episod i serialit të preferuar, shikuesi mund të ketë nevojë ta shikoj edhe një herë një skenë. P.sh., një betejë epike, apo një moment domethënës në film. Për ta plotësuar këtë nevojë për shikuesin, “Netflix” ka ndër mend të integrojë një funksion që mundëson menjëherë rishikimin e një skene të rëndësishme, apo një pjesë të programit që pëlqehet. “Netflix” ka nisur tashmë prej disa muajsh testet në këtë drejtim, por me sa duket ka ende punë për të bërë, për ta perfeksionuar sistemin. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Smart TV drejt inteligjencës artificiale

Risitë teknologjike, si inteligjenca artificiale e Smart Home, kanë shtrirë ndikimin e tyre te agjencitë e të gjitha formave dhe përmasave. Industria e Smart TV po përshtatet për të integruar këto teknologji të reja, për të garantuar që produktet e tyre të ecin në të njëjtin drejtim me pritshmëritë e konsumatorit. Parashikohet që inteligjenca artificiale të rritet me shpejtësi deri në vitin 2022 dhe kjo teknologji po fiton popullaritet te konsumatori falë Smart Speakers e Virtual Assistant. Për Smart TV, IA-ja do të përdoret për të parashikuar kërkesën e medies për shpërndarjen e përmbajtjes, duke siguruar programe më të goditura për prodhuesit e përmbajtjeve dhe duke u mundësuar shikuesve të marrin rekomandime më të mira për programet. Meqenëse pajisjet zënë ...

Lexo më shumë

Netflix revolucionarizon “artin” e shikimit të serialeve

Netflix ka rezervuar për fansat e filmave një sërë surprizash në këtë periudhë festash, duke futur në playslist-ën e tij prodhime kinematografike klasike, por edhe ato më të rejat. Por, përveç kësaj, Netflix është duke testuar për momentin një opsion të ri, i cili mund të revolucinojë “artin” e të parit një serial për dy ditë. Po flasim për një buton që nuk të lë të humbasësh asnjë skenë, ose që t’i rikthehesh një dialogu që nuk e kuptove shumë mirë midis protagonistëve. Quhet “Butoni përsëritjes” që do të rishfaqë skenën që doni ju nga materiali filmik që po shihni. Për momentin është vetëm një buton i vogël që të shfaqet në ekran dhe që të pyet: “A do ta ...

Lexo më shumë

Revolucioni i kontrollit vokal

Nga fshesa me korrent te furra, nga asistenti personal te frigoriferi në gjendje të thotë se çfarë ka brenda, deri te televizori që ndryshon kanal apo programe përmes zërit, shtëpia po bëhet gjithnjë e më smart. Mjafton një telekomandë për të dhënë komandën dhe gjithçka realizohet ashtu siç do ti. Kjo është e ardhmja e teknologjisë. Përmes komandës vokale kërkon të ndryshohet kanali në televizor, ose të paraqesë listën për të përzgjedhur programin që do dhe si me një kërcitur të gishtave gjithçka realizohet. Është më e thjeshtë dhe më e shpejtë të përdorësh zërin për të marrë atë që do. Sipas “comScore”, gjysma e kërkimeve që bëjmë online deri në vitin 2020 do të bëhet përmes komandës vokale. Për ...

Lexo më shumë

LG OLED 2019, televizori me audio wireless

“WiSA”, “Wireless Speaker and Audio Association”, njoftoi muajt e fundit për një program të certifikuar për televizorë dhe kompjuterët që duan të përqafojnë standardet e transmetimeve audio shumëkanalësh hi-res. “LG” njoftoi se televizorët e rinj TV OLED e LCD që do të prezantohen në “CES”, në Las Vegas, do të jenë “WiSA Ready”: mjafton të lidhet në vendin e USB-së një transmetues i mundshëm për nxjerrë audion me një sistem shpërndarës ose një soundbar. Duke qenë wireless, sistemi WiSA mund të japë një shtysë rilindjes së një audioje të mirë në shtëpi. E ka kapacitetin deri në 8 kanale dhe menaxhon edhe audio hi-res, edhe Dolby Atmos. WiSA punon duke nisur nga stereofonia derisa të arrijë në 7.1 kanale dhe ...

Lexo më shumë

Acorn TV, streaming britanik përhapet në Europë

Acorn TV u lançua në shumë shtete europiane. Shërbimi streaming që transmeton më të mirën e përmbajtjeve televizive britanike dhe ndërkombëtare, tani është i disponueshëm në 30 vende të reja në të gjithë botën. Në Europë, tani do të ketë mundësi të ndiqet në Spanjë, Suedi, Danimarkë, Norvegji, Finlandë, Islandë, Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg. Shërbimi ofron programe në gjuhën angleze, me titra në anglisht dhe spanjisht. Spektatorët mund të regjistrohen në “acorn.tv” si dhe të shikojnë aplikacionet në Apple TV, Android, iPhone, iPad dhe lexuesit streaming të “Roku”. Përveç Europës, “Acorn TV” është i disponueshëm edhe në Australi, Zelandën e Re, Indi dhe Afrikën e Jugut. Source: Teknologji

Lexo më shumë

MediaKind “streams” të parën ndeshje 360 gradë në 6K

“MediaKind” transmetoi në streaming të parin event sportiv “live” me shumë kanale 6K në 360 gradë, në bashkëpunim me “Deutsche Telekom”, “Tiledmedia” dhe “Magnum Film”. Ndeshja e basketbollit u zhvillua më 9 dhjetor mes Telekom Baskets Bonn dhe EWE Baskets Oldenburg, në kupolën Telekom, në Bon, të Gjermanisë. Encoder-i 360 gradë live u realizua duke përdorur teknologjinë e kodimit softuerik virtualist të MediaKind dhe u ngarkua në Cloud të Google. Drejtuesi i “MediaKind”, Angel Ruiz deklaroi: “Konsumatori është gjithnjë në kërkim të mënyrave të reja për të eksperimentuar me përmbajtjet e preferuara sportive. Përmes evoluimit të shpejtë të teknologjisë në 360 gradë, kemi mundësinë për të shtyrë kufijtë dhe ta çojmë konsumatorin në zemër të vetë lojës”. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Snapchat” po fillon të duket më shumë si “Netflix”

Shefi i “Snap”, Evan Spiegel, iu drejtua punonjësve të kësaj platforme, përmes një letre të brendshme, se dëshiron fokusimin te prodhimet origjinale, si objektiv për vitin 2019. Me sa duket, shoqëria po ndryshon strategji, pasi ka hartuar një listë me tituj të rinj origjinalë dhe dokumentarë me seri. Aplikacioni pritet të lançojë të parët episodë të dy serialeve, si dhe disa dokumentarë. “Class of Lies” flet për disa të rinj të cilët mundohen të zgjidhin zhdukjen e mikut të tyre. “Co-Ed” është një serial rreth LGBT, mbi një grup të rinjsh në universitet. Ndërsa “Endless Summer” flet për jetën e “influencer”-ve Summer McKeen e Dylan Jordan. Këta tituj të rinj janë hapi i parë drejt formatit “Snap Originals”, që shumë ...

Lexo më shumë

Amazon kopjon Netflix, me qendër prodhimi në Spanjë

“Amazon” po mendon për të hapur një qendër prodhimi në Madrid. Media spanjolle njofton se kompania po ndjek hapat e rivalit “Netflix”, për të krijuar një bazë në këtë qytet. Në korrik, “Netflix” njoftoi për krijimin e të parit pol prodhimi europian në Tres Cantos, Madrid. Parashikohen 12 prodhime në vit. Sipas “El Espanol”, “Amazon” është në bisedime për të gjetur një vend të përshtatshëm për të ndërtuar bazën europiane të operimit dhe Spanja është në krye të listës. Thuhet se “Amazon” ka biseduar për muaj me radhë me prodhuesit spanjollë, duke kërkuar të kopjojë idenë e “Netflix”. Source: Teknologji

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin