Kategoritë: ArkivaTelevizion

Maratona speciale e Top Channel për ndërrimin e viteve

Ndërrimi i viteve bëhet më i këndshëm me ekranin e Top Channel, që do të sjellë në shtëpitë tuaja një meny shumë të pasur programacioni, për t’i bërë sa më argëtuese ditët dhe mbrëmjet festive. Ashtu siç është bërë traditë tashmë, ekrani më i madh në Shqipëri, do të sjellë një maratonë të madhe të spektakleve, në ditët festive të ndërrimit të viteve, duke filluar që nga mëngjesi i 31 Dhjetorit, me emisionin “Wake Up”. Menjëherë pas tij, do të jetë radha e “Në shtëpinë tonë”, që do të sjellë episodin e fundit të vitit 2018, për t’u rikthyer më pas sërish në vitin e ardhshëm, edhe më e këndshme dhe argëtuese. “Top Talk” do të vijojë si gjithmonë të ...

Lexo më shumë

Zbulohet data e premierës së “Dua të të Bëj të lumtur”

“Dua të të Bëj të lumtur”, emisioni i emocioneve, ndjenjave dhe dashurisë që mban firmën e prezantueses Arbana Osmani tani më e ka një datë premiere! Pas edicionit të kaluar ku “Dua të të Bëj të lumtur” ndryshoi formulën e formatit duke e sjellë një version të “C’è Posta per te” në shqip rikthehet në Top Channel me sezonin e tretë. Datën e premierës e ka zbuluar vetë Arbana, e cila ka publikuar në profilin e saj në “Instagram: një foto shoqëruese ku lajmëron se 5 janar nis programi i saj. View this post on Instagram E nisim vitin e ri bashke?? A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on Dec 28, 2018 at 4:42am PST Source: Televizion

Lexo më shumë

Michael B. Jordan, gati ta bëjë “Creed 3” vazhdim të “Rocky III”

Michael B. Jordan deklaroi se i pëlqen ideja që kampioni i peshave të rënda në World Boxing Council (WBC), Deontay Wilder, mund të interpretojë të birin e Clubber Lang, Mister T në “Rocky III”, në një film të mundshëm “Creed 3”. “Është një ide e mirë, fantastike”, -deklaroi Jordan për “TMZ”-në. “Për momentin, nuk jam i sigurt se çdo të ndodhë me “Creed 3”, por është një personazh i mirë në rolin e vetes. Përfshirja e boksierëve të vërtetë është një ndër gjërat madhështore të filmave “Rocky””. Krijuesi i filmave, Sylvester Stallone deklaroi së fundi se do t’i jepte Wilder një mundësi nëse do të vijë rasti i duhur, edhe pse nuk dihet realisht nëse Rocky i Stallone do të ...

Lexo më shumë

Jeni gati për rikthimin e “Beverly Hills 90210”?

Kush është rritur në vitet ’90 e di se ç’do të thotë të shkosh në shtëpi që të shikosh “Beverly Hills”. Tani do ta mësojnë edhe gjeneratat e reja. Vitet e fundit ka pasur shumë ribërje, në disa raste kanë qenë dështim i plotë, duke u krahasuar me origjinalin. Në raste të tjera kanë pasur sukses. Do të jetë kështu dhe me “Beverly Hills 90210”? “CBS Television Studios” po punon për një ribërje te serialit televiziv. Aktorët e zgjedhur nuk do të jenë tërësisht të rinj, por do të shfaqen sërish dhe personazhet e vjetër, si Donna dhe Kelly. Ka zëra se përveç Tori Spelling e Jennie Garth, do të jenë edhe Ian Ziering, Jason Priestley, Brian Austin Green e ...

Lexo më shumë

“Marvel” me filma të rinj “X-Men” dhe “Fantastic 4”

Marvel Cinematic Universe do të zgjerohet edhe më tej pas blerjes të “Disney” nga “Fox”, marrëveshje që i lejoi të ketë të drejtat e personazheve si “X-Men” dhe “Fantastic 4”. Shefi i “Marvel”, Kevin Feige deklaroi: “Do të nisim të punojmë rreth historive me protagonistë me këta heronj në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm. Ideja e rikthimit të këtyre personazheve është madhështore. Është bukur kur një shoqëri që ka krijuar të gjithë këta personazhe mund t’i ketë përsëri të gjithë ata. Do të ishte e çuditshme nëse nuk do t’i realizonim”. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Aquaman” drejt rrugës së 1 miliardit

“Aquaman” risjellë në ekran aktorin Jason Momoa në rolin e Arthur Curry. Filmi ka një sukses të madh në arkëtime si në SHBA ashtu edhe në të gjithë botn. Nese kjo tendence do te vijoje, “Aquaman” do të kalojë shifrën e 1 miliard dollarëve, duke u bërë filmi i parë i DCU që do të hyje tek “klubi i 1 miliardit”. Në këtë projekt tregohet historia e heroit Arthur Curry, origjina e të cilit është gjysmë e lidhur me Atlantis dhe gjysma njerëzore. I riu duhet të përballet me identitetin e tij dhe të zbulojë nëse është i aftë që të bëhet një mbret, duke pranuar rolin që i është imponuar që në lindje. Source: Televizion

Lexo më shumë

Filmi gangster tek “Home Alone” nuk ekziston, shokohet Chris Evans

Chris Evans mbeti i shokuar kur zbuloi se filmi gangster “Angels With Filthy Souls” që shfaqet tek “Home Alone” në të vërtetë nuk ekziston. Në klasikun e Krishtlindjes, Kevin McCallister, i cili mbeti vetëm në shtëpi, shikon në televizor një film bardhezi të titulluar “Angels with Filthy Souls”, llojin e filmave të ndaluar nga prindërit e tij për të shikuar. Kur dy hajdutë futen në shtëpinë e tij, Kevin përdor gjithçka që ka mësuar nga filmi për t’i kundërpërgjigjur atyre. Kur në rrjet doli lajmi se ky film nuk ekziston dhe skenat e tij janë xhiruar vetëm për “Home Alone”, njëri prej më të habiturve ishte dhe aktori i famshëm Chris Evans. “Nuk ekziston? E dija se ishte një film ...

Lexo më shumë

Plas lufta civile! Netflix përshkruan Thanos si psikopat

Netflix duket se ka shkaktuar një luftë civile mes fansave të Marvel. Platforma streaming ka shtuar në katalogun e saj filmin Avengers: Infinity War. Përshkrimi i filmit të shfaqur në këtë platformë përshkruan personazhin negativ Thanos si një “psikopat ndërgalaktik”, duke shkaktuar reagime të fansave të Marvel Universe. Fansat janë ndarë në rrjete sociale. nga një anë ka njerëz që thonë se Thanos ka të drejtë dhe bën mirë që sjell vdekje dhe shkatërrim, duke shoqëruar edhe me komente që shprehin afeksionin kundrejt Titanit për shkak të performacës së Josh Brolin. Nga ana tjetër ka nga ata që pajtohen me përkufizimin e Netflix. Disa e konsiderojnë Thanos një psikopat, duke i atribuar veprimet e tij shkatërruese për shkak te çmendurisë. ...

Lexo më shumë

Filmat më të kërkuar të vitit

Disa nga filmat që janë publikuar gjatë vitit 2018 kanë pasur vëmendje më të madhe se disa të tjerë. Revista “Insider” ka krijuar një listë me emrat e 10 filmave më të kërkuar gjatë vitit 2018. Listën e kryeson filmi i kategorisë horror “The Nun”, që ishte pjesë e serive “Conjuring”, arriti që njerëzit t’i bëjë ta kërkojnë këtë film më shumë. Një film tjetër horror e vazhdon këtë listë dhe ai është “Hereditary”. Padyshim filmi “Venom” ishte më i përfoluri në internet, që nuk mori fjalë të mira nga kritikët e filmave, por që filmi u mbrojt nga fansat e tij. “Bohemian Rhapsody” “A Star Is Born” “A Quiet Place” “Avengers: Infinity War” “Deadpool 2” “Incredibles 2” “Black Panther” ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin