Kategoritë: ArkivaTelevizion

Publikohet traileri i shumëpritur i serialit “Gomorra 4”

Ai është filmi serial italian më i suksesshëm i viteve të fundit. I bazuar në librin me të njëjtin titull, “Gomorrah” të Roberto Savianos, bashkëprodhim i “Sky Atlantic”, “Fandango”, “Cattleya” dhe “Beta Film”, ai është shitur në mbi 120 vende në të gjithë botën. Sezoni i katërt i “Gomorra” do të nisë transmetimin në mars 2019, në “Sky Atlantic”, në Itali. Tani është publikuar edhe traileri i shumëpritur nga fansat i këtij sezoni, të cilin keni mundësi që ta shikoni më poshtë. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Disney” i paarritshëm, thyen rekord në vitin 2018

“Disney” ka thyer një rekord në box office duke fituar më shumë se 3 miliardë dollarë në SHBA në vitin 2018. Shumica e personave që ndjekin këtë industri e dine se “Mouse House” është studioja më e fuqishme në Hollywood. Ndërmjet filialeve të ndryshme të tyre të njohura (Marvel, Pixar dhe Lucasfilm) dhe prodhimeve në shtëpi, “Disney” duket se ka një film hit në kinema në çdo kohë të vitit. Gjysma e 10 titujve më të mëdhenj të vitit janë të gjitha nën ombrellën e “Disney”, duke përfshirë tre të parat. 12 muajt e kaluar i dhanë drejtuesve të “Disney” shumë për të qenë të lumtur. “Black Panther“ dhe “Avengers: Infinity War” festuan përvjetorin e 10-të të “Marvel Studios” duke ...

Lexo më shumë

Publikohet fotoja e re nga filmi “John Wick 3”

“John Wick” është bërë një nga filmat më të suksesshëm të viteve të fundit dhe prej pak kohësh kanë nisur edhe xhirimet e kapitullit të tretë. Data e premierës së filmit, që do të jetë më 17 maj të vitit 2019. Tashme është publikuar edhe fotografia e re e këtij kapitulli, ku shihet John duke u lutur për ndihmë. “John Wick (Keanu Reeves) është në arrati për dy arsye…ai po kërkohet botërisht me kontratë të hapur prej 14 milionë dollarësh për kokën e tij dhe sepse theu një rregull, duke vrarë në hotelin ‘Continental’. Viktima ishte një anëtar i High Table, i cili urdhëroi kontratën e hapur. John duhet të ishte ekzekutuar, por falë ndihmës së menaxherit të ‘Continental’, Winston ...

Lexo më shumë

“Jay & Silent Bob” me një film të ri

“Jay & Silent Bob” do të ketë një ribërje dhe Kevin Smith njoftoi se ka nisur punën për realizimin e këtij projekti në bashkëpunim me Jay Mews dhe Jordan Monsanto. “Ditën e parë të vitit 2019 e kalova me një takim për prodhimin e ribërjes së ‘Jay & Silent Bob’. Ndaloni Hollywood-in”, shkroi Smith në rrjetin social “Twitter”. Smith, një vit më parë, ndërpreu punën për shkak të një ataku kardiak me 25 shkurt ndërsa ishte duke realizuar një speciale komike. Source: Televizion

Lexo më shumë

Ja pse John Cena u bë pjesë e “Bumblebee”

Në vitet e fundit, John Cena ka ndjekur gjurmët e ish-kolegut të WWE-së, Dwayne “The Rock” Johnson, me një karrierë të suksesshme në aktrim. Një ndër rolet më të fundit të tij është në spinoff-in e “Transformers”, “Bumblebee”. Aktori tregon se çfarë e shtyu të ishte pjesë e këtij filmi. “Gjithnjë kam dëshiruar të interpretoj një personazh të rëndësishëm, që kërkon më shumë angazhim. Pjesë argëtuese e bërjes së një prequel-i është se zhytjes në pyetje që nuk u është dhënë përgjigje në filmat e mëparshëm”. Cena interpreton agjentin Burn, një zyrtar ushtarak, që pjesën më të madhe të filmit është në ndjekje të Transformer-it të verdhë. Për t’u përgatitur për rolin, Cena krijoi një histori origjine të personazhit, për ...

Lexo më shumë

Rikthehet “E Diell” me risi dhe prezantues të rinj

Pas disa kohësh mungese në ekran, “E Diell” rikthehet në “Top Channel”, kësaj here me moderatorë të rinj dhe plot surpriza. Programi maratonë, që pritet të mbërthejë shikuesit para ekranit, vjen së shpejti në shtëpinë e gjithë shqiptarëve me një të diel ndryshe. Përmes një klipi të publikuar, Edi Manushi duket se do të jetë prezantuesi i këtij programi argëtues. Gjithashtu, mendohet se moderatoret që do ta shoqërojnë do të jenë Nevina Shtylla dhe Fjoralba Ponari. Source: Televizion

Lexo më shumë

E ardhmja e gjatë e “The Walking Dead”

Drejtori i programacionit në “AMC”, David Madden foli gjatë një interviste për të ardhmen e “The Walking Dead”, seriali i famshëm me mumie, që në fakt kohët e fundit nuk ka pasur shikueshmërinë e dikurshme. “Në aspektin e kreativitetit po bëhen ndryshime për sezonin 9. Ka një kalim të madh kohor, ka situata të reja që çojnë drejt toneve të ndryshme. Rënia e shikueshmërisë është normale, u ndodh të gjithëve. Ne po regjistrojmë shifra ende të larta, kështu që shpresojmë në një të ardhme të gjatë, të ndritur dhe me prosperitet për “The Walking Dead”, -tha Madden. Drama me zombi klasifikohet në vendin e katërt në listën e programeve më të ndjekur në SHBA, nga mosha 18-49 vjeç. Përpara saj ...

Lexo më shumë

“Black Panther”, kampion i vitit 2018

“Avengers: Infinity War” mund të ketë dominuar arkëtimet në të gjithë botën, por në SHBA filmi që ka bërë namin në box office kombëtar është “Black Panther”. “The Hollywood Reporter” shkruan se në vitin 2018 arkëtimet kombëtare arritën në rreth 11.9 miliardë dollarë, duke lënë në hije rekordin e 2016-s, me 11.4 miliardë dollarë. Filmi i vitit në Amerikën e Veriut (për arkëtimet) është “Black Panther” i Ryan Coogler (mbi 700 milionë dollarë). Sipas “Box Office Mojo”, “Black Panther” arkëtoi 1.346.913.161 dollarë në të gjithë botën. Në nivel kombëtar, në vendin e dytë renditet “Infinity War”, i ndjekur nga “Incredibles 2”. Filmi u shndërrua në një fenomen kulturor, si dhe u vlerësua shumë nga kritika dhe publiku. Gjithashtu, u bë ...

Lexo më shumë

Rikthimi i “Baywatch” rezulton i dështuar

Rikthimi i “Baywatch” rezultoi i dështuar nga analistët e kinematografisë. Sipas tyre, ishte shumë larg atij të viteve ‘90. Aktori Dwayne Johnson, i cili luajti rolin e Mitch Buchanan, një vit pasi filmi u lançua, ka marrë përgjegjësinë për mos realizimin e duhur të tij. Ai pranoi se interpretimi i aktorëve nuk ishte në nivelin e duhur. Filmi pati nominime të shumta në “Razzie Awards”, që u  jep “çmime” prodhimeve kinematografike më të dobëta. Aktori Zac Efron, u nominua si aktori më i keq për rolin e tij në këtë film. Edhe pse “Baywatch’ arriti të mbledhë rreth 178 milionë dollarë, kundrejt buxhetit prej 65 milionë dollarësh, rojet seksi si Pamela Anderson vështirë të zëvendësohen. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Avengers: Endgame” rikthen një personazh nga “Iron Man 3”

“Avengers: Endgame” do të shohë një tufë të fytyrave të njohura të Marvel Cinematic Universe të paraqitur në film, por tani një përditësim i filmit në IMDb zbulon praninë e një personazhi që e kemi njohur në “Iron Man 3”. Në faqe lexohet emri i Ty Simpkins në listën e aktorëve në rolin e Harley Keener, tashmë të pranishëm në “Iron Man 3”. Në film, Harley është një djalë i ri që jeton me nënën e tij të vetme në Tennessee, i cili ndihmon Tony Stark të rimëkëmbet pasi shtëpia e tij në Malibu është shkatërruar nga Mandarin. Çfarë roli do të luajë Harley Keener në Avengers: Endgame? Mbetet thjesht për t’u parë. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin