Kategoritë: ArkivaTelevizion

Videoja e parë e “Game of Thrones 8” çmend fansat

HBO publikoi videon e parë nga sezoni i tetë i serialit të famshëm “Game of Thrones”. Një pjesë 6-sekondëshe e sezonit të tetë të serialit po shpërndahet gjithandej nëpër internet. Bëhet fjalë për skenën në të cilën Jon Snow dhe Daenerys arrijnë në Winterfell dhe takohen me Sansa Stark, ndërsa në fjalët që Sansa i thotë Danyt, dëgjohet: “Winterfell është i juaji, shkëlqesia juaj“. Sansa meet Daenerys in new footage from #GameofThrones? ? Season 8 pic.twitter.com/VCfVmJRUyF — Culture Crave (@CultureCrave) January 7, 2019 Source: Televizion

Lexo më shumë

Tërbohen fansat për snobimin e “Black Panther” në “Golden Globes”

“Black Panther” mori tre nominime për “Golden Globes 2019”, por asnjë çmim. Fansat janë tërbuar dhe kanë reaguar në rrjetet sociale. Fituesi i “Golden Globes” ishte Rami Malek dhe “Bohemian Rhapsody”, duke lënë duarthatë “cinecomic” me regji të Ryan Coogler. Fansat e këtij filmi, që theu rekorde ngado në botë, kanë reaguar për snobimin e bërë në këtë event në të tre kategoritë ku ishte nominuar, “Filmi më i mirë dramatik”, “Kolona më e mirë zanore” dhe “Kënga më e mirë”, “All The Stars”, e Kendrick Lamar, Anthony Tiffith, Mark Spears, Solana Rowe e Al Shuckburgh. “Marvel Studios” kanë lobuar shumë për filmin me protagonist Chadwick Boseman, në këtë sezon çmimesh, por pa asnjë rezultat deri tani. Ja disa reagime ...

Lexo më shumë

“Joker”, Joaquin Phoenix është cilësuar “i jashtëzakonshëm”

Filmi i shumëpritur “Joker” i Todd Phillips është në fazë post-produksioni dhe drejtuesi i një faqeje interneti, Justin Shanlian, shkroi në “Twitter”, se interpretimi i klounit kriminel nga Joquin Phoenix është i jashtëzakonshëm, një sukses i vërtetë. “Sa më shumë dëgjoj të flitet për këtë projekt kinematografik, nga burimet e mia, aq më shumë më shtohet kërshëria për ta parë. Do të keni të gjithë një surprizë kur të dalë në kinema, në tetor. Më kanë thënë se skenari është i jashtëzakonshëm dhe kanë mundur të nxjerrin personalitetin e Joker-it në mënyrën më të mirë të mundshme”, -shkroi Shanlian. “Joker” do të përqendrohet te figura e personazhit ikonë negativ, një histori origjinale, e pashfaqur më parë në ekranin e madh. ...

Lexo më shumë

“Bad Boys for Life” risjell Will Smith e Martin Lawrence

Nisën përgatitjet e para të xhirimeve për “Bad Boys For Life”, duke zyrtarizuar kështu fillimin e një tjetër kapitulli me protagonistë Will Smith e Martin Lawrence. Regjia ka kaluar në disa duar; në fillim te Michael Bay, më pas te Joe Carnahan dhe në fund të Adil Arbi e Bilall Fallah. Falë “Production Weekly”, është mësuar diçka rreth ngjarjeve që do të zhvillohen në “Bad Boys 3”. Kërcënimi i bosit të drogës Armando Armas (Jacob Scipio) shtyn departamentin e policisë së Majemit të krijojë njësinë speciale AMMO, për t’i dhënë fund këtij kërcënimi. Pjesë e saj janë padyshim Mike (Smith) e Marcus (Lawrence). Nuk do të mungojnë as ngjyrat e komedisë, pasi shefe e njësisë do të jetë Rite (Paola ...

Lexo më shumë

Bohemian Rhapsody dhe Green Book triumfuan në “Golden Globes”

Tre Globe të Artë për “Green Book”, dy për “Bohemian Rhapsody” dhe “Roma”, si dhe një për “A star is born”. Këta ishin fituesit e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes”. “A star is born”, që kishte dhe pritshmëritë më të larta për të fituar mori vetëm çmimin për këngën më të mirë “Shalloë”, të kënduar nga Lady Gaga dhe Bradley Cooper. Ja çmimet e dhëna në “Golden Globes”: Filmi më i mirë dramatik: Bohemian Rhapsody Komedia më e mirë muzikore: Green Book Regjisori më i mirë: Alfonso Cuaron, “Roma” Aktorja më e mirë në një film dramatik:  Glenn Close, “The Wife” Aktorja më e mirë në një film komedi ose muzikal: Olivia Colman, “The Favorite” Aktori më i ...

Lexo më shumë

Film për “Vanilla Ice” me protagonist Dave Franco

“Vanilla Ice” është bërë i njohur që me këngën e parë “Ice Ice Baby”, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Tani raportohet se do të realizohet një film biografik të titulluar “To the Extreme” me protagonist aktorin Dave Franco. Projekti do të tregojë jetën e reperit të njohur, nga braktisja e shkollës së mesme, tek shitja e makinave të përdorura dhe deri tek pushtimi i listave botërore me këngën e parë “Ice Ice Baby”. Në ditët në vijim priten detaje të reja rreth këtij projekti. Source: Televizion

Lexo më shumë

Peticion për të shpëtuar serialin “Daredevil”

Me mbylljen e serialit “Daredevil” fansat mbetën pa fjalë dhe bënë edhe presione tek “Netflix” që të ndërronte mendje dhe tek “Disney” që të mirëpriste serialin në platformën e tij “Disney+”. Tani ka ardhur një peticion nga aktori Vincent D’Onofrio për të shpëtuar këtë serial. D’Onofrio, i mbetur në zemrat e spektatorëve të “Daredevil” për interpretimin e tij të personazhit negativ Mr. Wilson Fisk/Kingpin, shpërndau në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” linkun që të çon në faqen SaveDaredevil.com, e dedikuar plotësisht ‘lëvizjes’ që po përpiqet të risjellë në jetë ketë serial. Source: Televizion

Lexo më shumë

Lidhja që do të tronditë “Game of Thrones”

Një ndër momentet më të pritur të sezonit 8 të “Game of Thrones” është ai i marrëdhënies Jon Snow-Daenerys Targaryen, të cilët do të zbulojnë se kanë lidhje gjaku. Një zbulim që ngre dyshime mbi rrjedhën e ngjarjeve, diçka për të cilën Kit Harington e Emilia Clarke kanë diskutuar së bashku me ideatorët David Benioff e D.B. Weiss gjatë një interviste për “TV Insider”. Në finalen e sezonit 7, ish-Mbreti i Veriut dhe Nëna e Dragonjve kishin tërheqje ndaj njëri-tjetrit, ndërsa nga ana tjetër Bran Stark i tha Samwell Tarly se Jon nuk është i biri bastard i Ned Stark, i ati i tij, por djali legjitim i Rhaegar Targaryen, vëllai i madh i ndjerë i Daenerys. Në këtë pikë, ...

Lexo më shumë

Bond 25 mund të ketë personazhin negativ

Rami Malek deklaroi gjatë një interviste se mund të jetë personazhi negativ në filmin e ardhshëm “James Bond” dhe theksoi se duhet ta mbajë gojën mbyllur në këtë drejtim. Ylli i “Bohemian Rhapsody” ngriti dyshime për të ndjekur gjurmët e Javier Bardem, Robert Davi e Robert Carlyle, kur u pyet nëse do ta merrte në konsideratë rolin. “Duhet të jetë bukur të interpretosh një personazh negativ, një tjetër rol ëndrrash për mua”. Kjo nuk është hera e parë që përmendet emri i Malek. “Variety” pati shkruar në dhjetor se drejtuesit e filmit ishin entuziastë për të marrë në kastin e aktorëve edhe protagonistin e “Mr Robot”, në krah të Daniel Craig. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin