Kategoritë: ArkivaTelevizion

Lady Gaga e Bradley Cooper, favoritë në “Golden Globe”

Sipas statistikave nga faqet e kuotimeve, “A star is born” është favorit për të fituar si “Filmi më i mirë dramatik”, në edicionin e 76-të të ndarjes së çmimeve “Golden Globes”. Filmi me regji dhe interpretim të Bradley Cooper, si dhe me protagoniste Lady Gaga-n në rolin e një këngëtareje të talentuar që zbulohet nga kolegu i famshëm kuotohet me 1.13. “A star is born” renditet para “If Beale Street Could Talk”, që kuotohet me 7. Shifër dyshe, 14, për “Black Panther”. Për çmimin “Komedia më e mirë”, për bastvënësit kryeson me kuotimin 2 “Green Book”, i ndjekur nga “The Favourite” me 3 dhe “Vice” me 3.5. Për regjinë, kryesuesi është meksikani Alfonso Cuaron për “Roma”, me 1.30. Pas tij ...

Lexo më shumë

“Hobbs and Shaw” në Hawaii për finalen

The Rock postoi në rrjetet sociale një foto për të njoftuar fansat se xhirimet e “Hobbs and Shaw” janë spostuar në Hawaii. Pas pushimeve familjare për festat e fundvitit, Dwayne Johnson fluturoi për në këtë shtet amerikan për të vijuar me xhirimet e spinoff-it të “Fast and Furious”, ku është protagonist së bashku me Jason Statham. “Një qeshje në lartësi. Po shkoj në Hawaii për të përfunduar xhirimet e “Hobbs and Shaw”. Shikoj pjatën dhe më vjen të qesh me përbërësit, pulë me pilaf, sepse dhe kur isha adoleshent dhe jetoja në Hawaii këtë kisha pjatën e ditës”. Kjo ishte mënyra e The Rock për të njoftuar fansat për ecurinë e produksionit të filmit të shumëpritur.   View this post ...

Lexo më shumë

Mësohet kur përfundon seriali “Vikings”

“Vikings” do t’u japë lamtumirë fansave me episodet e sezonit të gjashtë, xhirimet e të cilit kanë përfunduar disa javë më parë dhe krijuesi i projektit televiziv, Michael Hirst po ideon një spinoff që do të vazhdojë sagën. Sezoni i pestë tregoi Rollo (Clive Standen) që rikthehet në shtëpi ndërkohë që ndarja ekzistuese në familjen Lothbrok i sheh bijtë e Ragnarit duke luftuar kundër njëri-tjetrit. Ivar (Alex Høgh Andersen) është betuar për hakmarrje ndaj tradhtarëve dhe dëshiron të vrasë Lagertha (Katheryn Winnick). Source: Televizion

Lexo më shumë

Aktori i famshëm i bashkohet filmit të ri “Jumanji”

“Jumanji” do të rikthehet me një film të ri në muajin dhjetor në sallat e kinemave amerikane dhe në kastin e aktorëve do të jetë edhe Danny DeVito, me një rol që është ende i rrethuar nga misteri. Ky projekt do të vazhdojë të mbështetet në rikthimin e regjisorit Jake Kasdan dhe protagonistëve Dwayne Johnson, Kevin Hart, Jack Black dhe Karen Gillan. “Magjia e Jumanji është e lidhur me atë se kush bëhet kush. Dhe ideja që Danny DeVito t’i bashkohej kastit tonë ishte shumë e parrezistueshme dhe diçka që dëshironim t’i ofronim publikut tonë krishtlindjen e ardhshme”, deklaroi Dwayne Johnson. Source: Televizion

Lexo më shumë

Regjisori i “Aquaman” kritikon ashpër “Oscar 2019”

Edicioni i 91-te i “Oscar” është duke ardhur dhe një njoftim i ri ka zemëruar shumë James Wan. Në kategorinë e “efekteve më të mira speciale” nuk ndodhet filmi “Aquaman”, duke tërbuar regjisorin Wan. Pasi “Aquaman”, në të cilin janë përdorur shumë efekte vizive për të rikrijuar botën e Atlantidës, nuk është në listën finale, James Wan komentoi në “Facebook” rreth kësaj situate duke kritikuar ashpër Akademinë dhe duke lavdëruar supervizorin e efekteve speciale Kelvin McIlwain. “Ti dhe departamenti yt jeni heronjtë e panjohur në këtë film. Fakti që efektet tuaja speciale nuk njihen nga Akademia dhe nuk njihet kontributi juaj në film dhe kinema është një fatkeqësi e ndyrë”. Source: Televizion

Lexo më shumë

“The Big Bang Theory”, Jim Parson tregon arsyet e përfundimit

Aktori Jim Parson zbuloi gjatë një interviste arsyet e përfundimit të “The Big Bang Theory”, pas sezonit 12. “Nuk ka asnjë arsye negative që i shtynë krijuesit të vendosnin për t’i dhënë fund serialit”, -tha Parson. “Ideja e fansave është se meqë e kemi bërë për kaq kohë mund të vazhdojmë ta bëjmë edhe për shumë vite të tjera. E vërteta është se po të duam mund të vazhdojmë të ecin përpara për shumë sezone, por kjo do të bënte që të binte cilësia e episodeve. Është ezauruar thuajse gjithçka ishte për t’u shfaqur”. Aktori shtoi: “Mendoj se ka ardhur momenti i duhur për ta bërë. Flas nga një këndvështrim personal. Nuk e kam idenë se ç’do të ndodhë vitin ...

Lexo më shumë

“Oscar” ndoshta mund ta ketë një prezantues

“Academy” përzgjodhi fillimisht Kevin Hart si prezantuesin e ceremonisë “Oscar 2019”, por, prej disa postimeve homofobike vite më parë në “Twitter”, aktori hoqi dorë nga roli. Edhe pse nuk dihet se kush do të jetë prezantuesi, Ellen DeGeneres përdori ndikimin e saj për t’u munduar t’i ndryshojë mendjen Hart. “”Haters” do të fitojnë nëse ti nuk prezanton “Oscar”-in”, -i tha Ellen aktorit, gjatë një prej episodeve të spektaklit të saj. “Nuk mund të lejosh që personat negativë të shkatërrojnë talentin dhe ëndrrën tënde, që do të bësh, që ke të drejtë dhe duhet të bësh. Nuk duhet të lejosh që këta persona të fitojnë. Prezantoje “Oscar”-in. Pikërisht për këtë gjë “Academy” nuk ka gjetur ende një tjetër prezantues, sepse thellë-thellë ...

Lexo më shumë

Biografikët pushtojnë kinematë, pas “Queen” vjen filmi mbi Elton John

Pas performancës kameleonike të Rami Malek si Freddie Mercury, është koha e një tjetër ylli në panoramën kinematografike muzikore. Taron Egerton do të sjellë këtë vit në ekran figurën e këngëtarit, pianistit dhe kompozitorit Elton John. Bazuar në një histori të vërtetë, “Rocketman” tregon historinë e Reginald Kenneth Dwight, i lindur në vitin 1947, i njohur si Elton John. Dwight u ngjit në shumë skena, duke rënë në sy sidomos për veshjet ekstravagante. Falë bashkëpunimit me partnerin Bernie Taupin, John u afirmua pak nga pak në nivel global, duke shitur mbi 300 milionë disqe dhe duke u ngjitur në majë të klasifikimeve për shumë vite me radhë. I përshkruar si një “muzikal fantazi” mbi jetën dhe këngët e Elton John, ...

Lexo më shumë

“Bird Box” me Sandra Bullock, rekord në “Netflix”

“Bird Box”, horrori fantashkencë, me protagoniste Sandra Bullock, është filmi origjinal “Netflix” që pati rekord shikueshmërie. Platforma bëri një përjashtim, për herë të parë publikoi në “Twitter” të dhënat për shikueshmërinë e programeve të veta, duke komunikuar se “Bird Box” është filmi më i shikuar në historinë e saj. Në javën e parë të transmetimit pati mbi 45 milionë shikime. Gjithnjë përmes profilit “Twitter”, “Netflix US” nënvizon: “Është e jashtëzakonshme që ka nevojë për ta shkruar, por mos rrezikoni t’i bëni keq vetes me “Bird Box Challenge”. Nuk e dimë se si ka nisur kjo gjë. Jemi entuziastë për disponueshmërinë e treguar, por kemi një dëshirë të vetme për vitin 2019, që asnjë mos të përfundojë në spital për një ...

Lexo më shumë

“Batwoman” mori “ok”, do të realizohet seriali me Ruby Rose

Pas shfaqjes në ndërthurjen mes “Supergirl”, “The Flash” dhe “Arrow”, personazhi Batwoman, interpretuar nga Ruby Rose, mori “ok” për një projekt tërësisht rreth saj. “CW” do të realizojë një serial dedikuar superheroinës “DC Comics”, e përshkruar si një e re lesbike e stërvitur për t’u ndeshur. Projekti pritet të transmetohet në televizion në fund të këtij viti. Televizioni amerikan e përshkruan kështu personazhin: “E shtyrë nga pasioni për drejtësi dhe dëshira për të shprehur mendimin e saj, Kate Kane vigjilon në rrugët e Gotham si Batwoman, një luftëtare e re, lesbike, e stërvitur dhe gati për të bllokuar rilindjen e kriminalitetit në qytet. Por, ende nuk mund të konsiderohet një heroinë. Në një qytet që kërkon dëshpërimisht një shpëtimtar, Kate ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin