Kategoritë: ArkivaTelevizion

Arkëtimet, “Aquaman” kalon “Wonder Woman”

“Aquaman” ka kaluar zyrtarisht “Wonder Woman” në box office. DC Universe ka gjetur shpëtimtarin e tij. Jason Momoa ka fituar zemrat e fansave si Arthur Curry dhe ky personazh nuk kishte pasur mundësinë që të shkëlqente në mënyrën e duhur deri më tani. “Aquaman” ka arkëtuar brenda SHBA-së 216.3 milionë dollarë dhe jashtë saj 606.5, në një total prej 822.9 milionë dollarësh. Kjo e çon përpara “Wonder Woman”, ku filmi me protagoniste Gal gadot ka arkëtuar 821.8 milionë. Source: Televizion

Lexo më shumë

Luke Perry s’mund të mungojë në “Beverly Hills 90210”

Pak ditë më parë doli lajmi i rikthimit të “Beverly Hills 90210”, ribërja e serialit tepër të famshëm e të dashur të viteve ’90. Shumica e aktorëve protagonistë pritet të jenë sërish të pranishëm, ndërsa për Shannen Doherty dhe Luke Perry u tha se nuk do të jenë pjesë e këtij projekti të ri. Por, me sa duket tani ka nevojë për një saktësim. Perry do të jetë i pranishëm, por jo në të gjitha episodet e serialit, për shkak të kontratës së aktorit me “CW”, për “Riverdale”. “Beverly Hill 90210” do të realizohet nga “CBS TV Studios” dhe nuk do të jetë një ribërje në sensin tradicional, pasi do të ketë të njëjtët protagonistë, të cilët do të interpretojnë ...

Lexo më shumë

Paranoja që shoqëron “Game of Thrones”

Seriali televiziv amerikan pritet të rikthehet në pranverën 2019, me seritë e fundit të sezonit final të aventurave të frymëzuara nga librat e George R. R. Martin. Sezoni 12 është dhe një ndër më sekretët e sagës, sepse deri tani nuk ka pasur asnjë rrjedhje informacioni, siç ka ndodhur më parë, përpara transmetimit të serialit. Iain Glen, që interpreton Jorah Mormont, deklaroi për “BBC Radio” se paranoja e producentëve për të mbajtur sekret detajet nuk ka qenë kurrë kaq e lartë. “Producentët janë tepër paranojakë se mos dalin detaje nga ky projekt kinematografik. Nuk na lejohej të shkruanim as fjalë nëpër fleta. Gjithçka komunikohen me iPad, me nivele të larta sigurie, gjë që solli jo pak probleme për aktorët”. Aventurat ...

Lexo më shumë

Zombi e superheronj, ja serialet televizive më të piratuara

Me “Game of Thrones” në pushim, pasi gjatë 2018-s nuk pati asnjë seri në transmetim, zombie-t e “The Walking Dead” rimorën kryesimin e më të shkarkuarve ilegalisht. “Torrent Freak” publikon çdo vit statistikat për serialet e piratuara, duke treguar në një mënyrë apo në një tjetër dhe suksesin e tyre ndër publikun televiziv. Në vendin e dytë renditet “The Flash”, i cili ka arritur në sezonin 5, ndërsa podiumi mbyllet nga veterani “The Big Bang Theory”. Sezoni 12 do të jetë dhe i fundit i këtij seriali mbi shkencëtarët më të dashur të ekranit. Top 5 vazhdon me “Vikings” dhe “Titans”, me protagonistë superheronjtë e universit “DC Comics”. Klasifikimi i dhjetë serialeve më të piratuar vijon me “Arrow”, “Supernatural”, “Westworld”, ...

Lexo më shumë

“Glass” pritët të arkëtojë 75 milionë dollarë në debutim

“Glass, kapitulli i tretë i trilogjisë së regjisorit M. Night Shyamalan, sipas projeksioneve të statistikave, do të debutojë në sallat amerikane të kinemasë, vetëm për fundjavën, me një arkëtim rreth 70-75 milionë dollarë. Shifrat, nëse konfirmohen në përfundim të fundjavës, do të përfaqësonin rezultatin më të mirë të çdo kapitull. “Glass” ka pasur një buxhet rreth 20 milionë dollarë.” Unbreakable” i publikuar në nëntor të vitit 2000 arkëtoi 30.3 milionë dollarë në fundjavën debutuese, ndërsa “Split” mblodhi 40 milionë dollarë në janar të vitit 2017. Të dy filmat arritën më pas respektivisht 248.1 dhe 278.4 milionë dollarë arkëtime në të gjithë botën. I shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga M. Night Shyamalan, “Glass” është një projekt i vënë në jetë nga ...

Lexo më shumë

“Jungle Cruise”, Emily Blunt do të paguhet më pak se Dwayne Johnson

Emily Blunt po korr një sukses të jashtëzakonshëm në rolin e Mary Poppins, por në nivelin ekonomik edhe në Hollywood ka ende diferenca të mëdha gjinore të pagesës. Sipas burimeve, për filmin “Jungle Cruise”, aktorja do të paguhet më pak se bashkë-protagonisti Dëayne “The Rock” Johnson. Bazuar në atë që raporton “TMZ”, Emily është paguar 9 milionë dollarësh, ndërkohë që ylli i “Jumanji – Welcom to the Jungle” ka marrë plot 22 milionë dollarë, më shumë se dyfishin. Në kastin e “Jungle Cruise” dp të jetë edhe Jack Whitehall, Paul Giamatti, Edgar Ramirez dhe Jesse Plemons. Projekti live-action drejtohet nga Jaume Collet-Serra dhe do të rrëfejë historinë e një kapiteni (Johnson) që dot çojë mitrën dhe vëllanë (Blunt e Whitehall) ...

Lexo më shumë

Shuhet aktorja e njohur

Dame June Whitfield, e cila luajti në “Terry”, “June” dhe “Absolutely Fabulous”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Aktorja e njohur po ashtu është shfaqur edhe në katër filma të “Carry On Film”, në serialin popullor “Last of the Summer Wine” dhe “Beggar Thy Neighbor” gjatë karrierës së saj të gjatë. Ajo mori titullin “Dame” para emrit të saj për ditëlindjen e saj në vitin 2017, si shenjë nderimi ndaj punës së saj në dramë dhe në emisionet argëtuese. Agjenti i aktores ka treguar se ajo është shuar mbrëmjen e kaluar, paqësisht. Shumë miq të saj dhe njohës të kinematografisë kanë shprehur ngushëllimet për aktoren June Whitfield. Source: Televizion

Lexo më shumë

“The Lion King” me skena të reja

“The Lion King” do të rikthehet në kinematë botërore me një version të ri me regjisor Jon Favreau. Mësohet se ky projekt nuk do të jetë një kopje. Sean Baily, përgjegjës i projekteve live-action të “Disney”, sqaroi raportin me filmin origjinal:” ‘The Lion King’ është një film i adhuruar dhe i dashur, prandaj është e drejtë të duash ato pjesë që publiku dëshiron. Por ka disa gjëra në film që do të jenë krejtësisht të reja”. Filmi është më shumë një animim në realitetin virtual, e projektuar në ekranin blu për t’i dhënë regjisorit ndjesinë e xhirimit në një sheshxhirim të vërtetë. “The Lion King” do të vijë në ekranin e madh në korrik të vitit 2019. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Jungle Cruise”, ja sa paguhet Emily Blunt në krahasim me The Rock

Emily Blunt po korr një sukses të madh si interpretuesja e Mary Poppins, por në nivelin ekonomik duhet të përballet me diferencat ekzistuese në botën e Hollywood-it. Shuma monetare që aktorja do të marrë për filmin “Jungle Cruise” është më pak se gjysma e kolegut të saj Dwayne “The Rock” Johnson”. Sipas TMZ, Emily do të përfitojë 9 milionë dollarë, ndërsa The Rock 22 milionë, me një diferencë prej 13 milionë dollarësh. Filmi bazohet në parkun e “Disneyland”, ku një varkë e vogël lumi merr një grup udhëtarësh nëpër një xhungël të mbushur me kafshë dhe zvarranikë të rrezikshëm. Në kastin e aktorëve të “Jungle Cruise” janë edhe Emily Blunt, Jesse Plemons, Paul Giamatti, Edgar Ramirez dhe Jake Whitehall. Filmi ...

Lexo më shumë

Rikthehet “E Diell”, ja kur do të fillojë spektakli

Pas disa kohësh mungese në ekran, “E Diell” rikthehet në Top Channel, kësaj here me moderatorë të rinj. Edhe pse personazhet që do të drejtojnë emisionin mbeten ende enigmë, Fjoralba Ponari, një prej imazheve më të reja të Top Channel ka zbuluar datën e fillimit të spektaklit, ku ajo do të jetë gjithashtu pjesë. Ndërsa është pyetur në “Instagram” nga ndjekësit e saj, Fjoralba është përgjigjur se 27 janari do të jetë data e nisjes së spektaklit të së dielës. Më parë, është lajmëruar gjithashtu se prezantuesja simpatike do të drejtojë një rubrikë dedikuar fëmijëve në “E Diell”. Ndër sezonet e transmetimit spektakli është shoqëruar me ndryshime të shumta moderatorësh, por edhe pauza të gjata transmetimi, e ardhur kjo edhe ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin