Kategoritë: ArkivaTelevizion

Warner Bros e Mattel jetësojnë “Barbie” me Margot Robbie

“Warner Bros” dhe “Mattel” arritën një akord për të sjellë në ekranin e madh përshtatjen kinematografike të “Barbie”, kukulla e famshme e kompanisë amerikane të lodrave, që do të interpretohet nga Margot Robbie. Presidenti i “Warner Bros Pictures Group”, Toby Emmerich deklaroi: “Ky projekt është një nisje e mirë për partneritetin me Ynon dhe “Mattel Films”. Margot Robbie është producentja dhe aktorja ideale për ta jetësuar Barbie-n në ekranin e madh për publikun e sotëm”. Ndërsa Robbie deklaroi: “Të luash me Barbie rrit besimin te vetja, kuriozitetin dhe komunikimin në rrugëtimin e rritjes së vogëlusheve, në zbulimin e vetvetes. Në rreth 60 vite histori të kësaj marke, Barbie u ka mundësuar vajzave të kenë më shumë besim te vetja dhe ...

Lexo më shumë

Meghan i rikthehet aktrimit? Ofertë milionere për një paraqitje në “Suits”

Bosët e “NBC Universal”, që prodhon “Suits”, dëshirojnë të kenë sërish Meghan Markle. Sipas “Mirror”, dukesha e Sussex mund të rishfaqet në një episod të serialit televiziv që e bëri të njohur, për një paraqitje të vogël vetëm pak minutëshe. Dhe oferta është milionere, por që paratë do të depozitohen për një shoqatë bamirësie që ndjek dukesha. Edhe barku i shtatzënisë nuk do të ishte problem. Në serial, Meghan interpretonte Rachel Zane, që në paraqitjen e saj të fundit, para se aktorja të fejohej me princin Harry, martohej me Mike Ross. Pra, asnjë nuk i pengon producentët të rikthejnë Rachel, shtatzënë dhe e lumtur në jetën si e martuar, njësoj si dukesha. Skena e pak minutave do të xhirohet në ...

Lexo më shumë

Dave Bautista në rolin e “bishës” në filmin e ri

“Dune” do të rikthehet në ekranin e madh me një ribërje nga Denis Villeneuve dhe në kastin e aktorëve është edhe Dave Bautista në rolin e “Beast” Rabban, personazh i përshkruar si nipi sadist i një baroni që kontrollon Arrakisin. Filmi artistik i bazuar në romanin e Frank Herbert tregon se çfarë ndodh kur Lady Jessica dhe Paul, anëtarë të një familje fisnike, detyrohen të arratisen në shkretëtirën e planetit Arrakis. Djaloshi bëhet udhëheqësi i ri i një fisi nomad që jeton në shkretëtirë, ndërsa e ëma e ndihmon që t’i bindë ata se djali është mesia. Misioni i Paul mund të vinte në rrezik sundimin e Perandorit, i cili u bë armiku i familjes së tij. Source: Televizion

Lexo më shumë

Zyrtare! “Venom” me kapitull të dytë

Tani është zyrtare. “Sony” njoftoi së do të realizojë filmin “Venom 2”. Tom Hardy, Michelle Williams dhe Woody Harrelson do të rikthehen së bashku me skenaristin Kelly Marcel. Ky është një lajm i madh për fansat e “Venom”, i cili arkëtoi 855.5 milionë dollarë. Ylli britanik Tom Hardy interpreton Eddie Brock, personazhin negativ në filmit e ardhshëm “Spider-Man”, pas transformimit në monstruozin Venom. Source: Televizion

Lexo më shumë

VIDEO/Hugh Jackman në palestër, rikthehet Wolverine?

Hugh Jackman vendosi që të mos interpretojë më rolin e Wolverine pas 17 vjetësh. Pavarësisht dëshpërimit të fansave, Jackman ka pranuar se ndihet shumë i vjetër për t’u nënshtruar sakrificave ushqimore dhe trajnimit që i lejon atij të hyjë në rolin e mutantit Logan. Tani, Hugh Jackman ka postuar një video duke u stërvitur në palestër duke bërë fansat e “Marvel” të ëndërrojnë një rikthim të tij. Gym Heckler. #dogpound #Bri #cameo pic.twitter.com/pLJuTW0H0M — Hugh Jackman (@RealHughJackman) January 7, 2019 Source: Televizion

Lexo më shumë

Kinematë sovjetike shndërrohen në komplekse qelqi moderne

Të shpërndara nëpër lagjet e largëta të qytetit, kinematë e epokës sovjetike të Moskës kanë shërbyer për dekada si qendrat e komuniteteve. Me emra si “Marsi” dhe “Diamanti”, kinematë u ndërtuan kryesisht në vitet ‘60 dhe ‘70 gjatë një bumi të filmit sovjetik dhe ishin të njohura edhe pas rënies së BRSS-së, duke ofruar bileta më të lira se në qendrat tregtare. Tani, si pjesë e një plani më të gjerë që po ndryshon fytyrën e kryeqytetit rus, pothuajse 40 prej tyre po shndërrohen në komplekse qelqi moderne. Zhvilluesit thonë se projekti do të shkëlqejë në periferi të zymta dhe do të sjellë më shumë jetë në lagjet e fjetura të banimit. Por, ajo është përballur me një reagim të ...

Lexo më shumë

Filmi “Rreze” fitues në “World Film Festival”

Filmi “Rreze”, i realizuar sipas një flete të ditarit të famshëm të Rreze Abdullahut e me regji te Lorena Sopit, është fitues në “World Film Festival”, i zhvilluar nga data 01 – 30 dhjetor në New South Wales të Australisë. Në kategorinë e filmit të shkurtër kanë qenë të nominuar katër filma; “Healers” – Francë,  “Rreze”- Kosovë, “Yet Another Breakup” – Belgjikë, “Arrested Prisoner” – Brazil. Filmi “Rreze” nga Kosova, ka fituar çmimin kryesor në  këtë kategori– Best Short Drama. Filmi “Rreze”, i cili pati premierën ne Cannes Film Festival – Short Corner, ne muajin maj të këtij viti, deri tani ka qenë pjesë e  pesëmbëdhjetë festivaleve ndërkombëtare dhe ka fituar pesë çmime. Filmi më i mirë europian – në ...

Lexo më shumë

Filmat që meritojnë “Oscar”

Për kritikët ka ardhur koha që të përmbledhin prodhimet më të mira të vitit të kaluar dhe kjo përfshin zgjedhjen e filmave të denjë për nominim për çmimin “Oscar”. Shumë filma të rinj të mrekullueshëm janë shfaqur gjatë vitit 2018, por vetëm disa u pritën mirë nga shikuesit. Le të kujtojmë së bashku disa nga filmat që kanë shanse për të fituar statujën e artë. “Vox Lux” “Ben Is Back” “Eighth Grade” “Destroyer” “Beautiful Boy” “Can You Ever Forgive Me?” “The Mule” “If Beale Street Could Talk” “The Miseducation of Cameron Post” “Widows” “Roma” “First Reformed” Source: Televizion

Lexo më shumë

Serialet që nuk duhet t’i humbni gjatë janarit

Netflix dhe platformat tjera me seriale do t`ua bëjnë janarin më të qetë, e pse jo, edhe duke mbushur diapazonin e mendjes tuaj me më shumë fantazi e njohuri. Po ju prezantojmë katër seriale, të cilat do të mund t’i gjeni online e me to ta kaloni muajin e parë të 2019-s. “You”– Netflix Seriali “You” është pjesë e Netflix. Çka do të bënit ju për dashurinë? A jeni gati edhe të vrisni për djalin që e doni, apo vajzën që e pëlqeni? A do ta përcillnit 24 orë? Çdo pengesë, secilën prej tyre, a do ta largonit lehtë prej rrugës? “You” është serial që sjellë paradoksin e rrjeteve sociale, ekspozimin e tepruar dhe shpesh të rrejshëm në rrjete sociale ...

Lexo më shumë

“Harry Potter”, zbulohet një sekret i neveritshëm i Hogwarts

Kanë kaluar 21 vjet që kur J.K. Rowling na prezantoi botën e Harry Potter dhe që atëherë vazhdojmë të mësojmë detaje të reja rreth Hogwarts. Kësaj here është radha e një sekreti të neveritshëm, i mbajtur deri më tani i fshehtë, që ka të bëjë me kushtet higjienike të botës së fantazisë aq afër shumë aspekteve të botës reale. J.K. Rowling u pyet sesi shkonin në tualet magjistarët dhe shtrigat në Hogwarts kur ende nuk ekzistonin tualetet? J.K. Rowling u përgjigj: “Jo gjithmonë në Hogwarts kanë ekzistuar tualetet. Përpara se të kishte sistemin e tubacioneve, shtrigat dhe magjistarët e bënin ku të ndodheshin dhe pastaj zhduknin provat”. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin