Kategoritë: ArkivaTelevizion

“Shadow and Bone” dhe “Six of Crows” do të shndërrohen në serial nga Netflix

“Shadow and Bone” dhe “Six of Crows”, romane shumë popullore të zhanrit fantazi nga Leigh Bardugo, do të vijnë shumë shpejt në Netflix. Platforma streaming bleu të drejtat për përshtatjen kinematografike të dy romaneve dhe për t’i dhënë jetë një serie të re, me tetë episode, që do të frymëzohet nga të dy librat. Skenari i është besuar Eric Heisser, pas suksesit të padiskutueshëm me “Bird Box”. Seriali do të ketë si producent Shawn Levy, i njëjti që i vuri firmën hitit “Stranger Things”. Autorja Leigh Bardugo u shpreh shumë e emocionuar për këtë nismë të re, të bazuar në dy romanet e saj aq të njohura. This is real. Shadow & Bone AND Six of Crows are coming to ...

Lexo më shumë

“Criminal Minds” rinovohet për një sezon të ri dhe të fundit

Pas 15 sezonesh të suksesshme, “Criminal Minds” do t’i japë lamtumirën  ndjekësve të tij më besnikë. CBS rinovoi serialin për një sezon të 15, i cili do të jetë edhe i fundit. Oritet që seritë e reja të dalin në transmetim gjatë 2019-2020-s. Sezoni i fundit do të përbëhet nga 10 episode që do të xhirohen gjatë pranverës së këtij viti dhe që do ta çojnë në total numrin e serive në 325. Sezoni i 14 i “Criminal Minds”, që aktualisht është në transmetim, regjistron mesatarisht 4.7 milionë shikues për episod. Finalja e sezonit të parafundit do të transmetohet na ShBA më 6 shkurt. Source: Televizion

Lexo më shumë

Bie akuza për ngacmim seksual ndaj Weinstein

Padia e aktores Ashley Judd për ngacmim seksual ndaj Harvey Weinstein është hedhur poshtë nga një gjykatë federale në Los Anxhelos. Gjykatësi Philip Gutierrez vendosi se “pohimet e aktores nuk qëndronin”. Ndërsa akuzat e saj kundër magnatit të filmave se Weinstein i prishi karrierën, mund të vazhdojë ende, tha gjyqtari. Weinstein mohon të gjitha akuzat për ngacmim seksual dhe kërcënime. Judd hodhi në gjyq producentin e Hollywood se e ka shpifur për të në vitin 1998, pasi aktorja e refuzoi kërkesat e tij për të kryer marrëdhënie seksuale. Në padinë e saj, të paraqitur në prill të vitit 2018, aktorja akuzoi Weinstein se dëmtoi reputacionin e saj dhe inkurajoi regjisorin Peter Jackson që ta hiqte nga kasti i filmit “The ...

Lexo më shumë

“Oscar”-i kërkon ndihmën e superheronjve të “Avengers”

Në vështirësi pas braktisjes së Kevin Hart, “Academy” i kërkon ndihmë superheronjve të momentit, “Avengers”. Sipas një raporti të “The Hollywood Reporter”, organizatorët e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” duan të ngjisin në skenë yjet e “Avengers: Infinity War”. “Academy” mori vendimin që nuk do të ketë një prezantues për këtë edicion, duke ua besuar ndarjen e çmimeve një grupi prezantuesish. Duke parë suksesin e filmave të vëllezërve Russo, që kanë kaluar kuotën e 2 miliardë dollarë arkëtime, organizatorët duan që mes tyre të jenë Iron Man, Captain America, Spider-Man dhe superheronj të tjerë. Një bashkim i tillë ndodhi në vitin 2013, falë suksesit të “The Avengers”. Atë vit u ngjitën në skenë Robert Downey Jr. (Iron Man), Chris ...

Lexo më shumë

Lady Gaga e Bradley Cooper fituesit e “NBR Awards 2019”

Lady Gaga bëri një hyrje prej dive të vërtetë në tapetin e kuq në “2019 National Board of Review Awards Gala”, çmimi i rëndësishëm i kritikës kinematografike amerikane. Në event ishin të pranishëm edhe Bradley Cooper, regjisori dhe bashkëprotagonisti i “A Star Is Born”, si dhe Sam Elliott. Gaga fitoi çmimin “Aktorja më e mirë”, Bradley fitoi “Regjisori më i mirë”, ndërsa Sam mori trofeun “Aktori më i mirë joprotagonist”. Filmi është renditur edhe në “Top Films of the Year”. Një ngushëllim i mirë ky për dyshen skenike Gaga-Bradley, pas “Golden Globes”, ku u vlerësua vetëm kënga e filmit, “Shallow”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Dokumentari i ri që rrënon figurën Michael Jackson

Në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të mbretit të pop-it, Michael Jackson duket se imazhi i tij do të rrënohet. Producenti Dan Reed do të publikojë dokumentarin më të ri për jetën e këngëtarit të ndjerë, por duke zbuluar një anë të errët të tij. Brenda këtij viti do të shfaqet në festivalin “Sundance” “Të Largohesh nga Askund”, dokumentari që do të shpalosë në detaje akuzat për abuzime seksuale ndaj të miturve të kryera nga Jackson. Në disa skena të këtij dokumentari zbulohet se ylli i hitit “Thriller” pati një lidhje të gjatë me 2 fëmijë të moshës 7 dhe 10 vjeç. Tashmë tek të 30-at ato tregojnë historinë shokuese se si Jackson ka abuzuar seksualisht me to kur ishin ...

Lexo më shumë

“Avengers: Endgame”, surprizë e pabesueshme në kastin e aktorëve

Zbulohet një rikthim shumë surprizues në kapitullin e katërt të sagës “Avengers” dhe këtë e zbulon faqja IMDb. Në listën e aktorëve janë personazhe të shndërruar në pluhur nga kërcitja e gishtave të Thanos dhe kjo nuk është një surprizë e vërtetë meqë disa prej tyre, si Black Panther dhe Spider-Man, kanë nisur punën për filmat e tyre të rinj. Ajo që çudit është prania e Tilda Swinton në rolin e Antico që ka vdekur në filmin “Doctor Strange”. Rikthimi i Antico është prova që në “Avengers: Endgame” do të ketë udhëtime në kohë, ashtu siç i shpëtoi Samuel L. Jackson. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Sky” vjen me dhuratë për ditën e të dashuruarve

“Sky Deutschland”, një prej kompanive më të mëdha transmetuese në Gjermani edhe këtë Shën Valentin do të sjelli kanalin special për të gjithë romantikët, por dhe për ata që natën e çifteve kanë vendosur ta kalojnë vetëm para ekranit. Sky Cinema do të kthehet në Sky Cinema in Love, duke transmetuar nga 8 – 14 Shkurt 2019, filmat më të mirë romantikë të dekadave të kaluara. Në një videotekë prej 50 filmash, Sky Cinema do të transmetojë dhe filmat më të njohur si “Maid in Manhattan”, “Message in a Bottle”, “50 First Dates” dhe “Fifty Shades Freed”. Shumë filma do të jenë gjithashtu të aksesueshëm dhe në VOD por dhe shërbimin streaming Sky Ticket. Source: Televizion

Lexo më shumë

Filmat romancë që do të publikohen në 2019

Viti 2019 do të vazhdojë me ritmin e njëjtë sa i përket prodhimit të filmave të rinj. Një kategori shumë e pëlqyer për publikun është ajo romancë, që për çdo vit sjell filma që thyejnë rekorde të shikueshmërisë. Revista e njohur “Seventeen” ka renditur shtatë filmat e zhanrit romancë, që sipas tyre, do të tregojnë që dashuria nuk ka vdekur ende. Filmi i parë që kryeson këtë lisë është “What Men Want” një ripërpunim i filmit “What Women Want”, me aktoret e njohura si Taraji P. Henson dhe Ali Davis. Filmi do të ketë premierën e tij më tetë shkurt të 2019-s. Listën e vazhdon filmi “Isn’t It Romantic”, një romancë-komedi që do të publikohet më 14 shkurt të 2019-s. ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin