Kategoritë: ArkivaTelevizion

“Men in Black International”, ja se si do të jenë alienët e filmit

Nga “Men in Black International” kanë dalë disa foto prej sheshxhirimeve, por të aktorëve, ndërsa tani janë publikuar disa prej personazheve johumanë, alienët e filmit. Në çdo kapitull të “Men In Black”, një pjesë e argëtimit ka qenë edhe zbulimi i racave aliene dhe krijesave të përfshira dhe “Men In Black International”, me Tessa Thompson (Agjentja M) dhe Chris Hemsworth (Agjenti H), nuk do të jetë më pak. “EW” publikoi fotot e para të alienëve, disa prej tyre edhe me uniformën e “Men in Black”, që me shumë mundësi do të jenë agjentë.   Source: Televizion

Lexo më shumë

Eddie Murphy sjell “Coming to America 2”

“Coming to America” do të ketë një vazhdim dhe timonin e drejtimit të këtij projekti kinematografik do ta marrë regjisori Craig Brewer. Filmi origjinal, i vitit 1988, me regji të John Landis, u shndërrua në një kult ndër vite. Vazhdimi i tij, edhe pse pas kaq shumë vitesh distancë, do të ketë sërish protagonistët kryesorë. Për historinë e filmit ende nuk është zbuluar gjë. “Coming to America” fliste për princin afrikan të interpretuar nga Eddie Murphy që udhëtoi deri në New York për të gjetur nuse. Në kastin e aktorëve do të jenë edhe Arsenio Hall, James Earl Jones, Shari Headley, John Amos, Eriq La Salle e Louie Anderson. Source: Televizion

Lexo më shumë

Al Pacino, nazist gjerman në një serial televiziv

Al Pacino rikthehet në televizion pas eksperiencës në mini serialin “Angels in America” (2003). Sipas “Deadline”, do të jetë një ndër protagonistët në serialin “The Hunt”. Prodhuar nga regjisori dhe skenaristi Jordan Peele, aktori do të ketë rolin e një nazisti, i ngarkuar të stërvitë një të ri rekrut, (Logan Lerman). Projekti, me 10 episode nga 1 orë secili, lindi nga një ide e David Weil, bazuar në historinë e vërtetë të të ashtuquajturve “gjuetarët nazistë”. Në vitin 1977, në New York, burra e gra tentuan të lokalizimin disa pjesëtarë të hierarkisë naziste, të arratisur nga Gjermania në fund të luftës, duke krijuar një jetë të re në Amerikë, por me synimin e një konspiracioni për themelimin e “Reich” të ...

Lexo më shumë

Zbulohet kur nisin xhirimet e “World War Z 2”

“World War Z” më në fund do të ketë një kapitull të dytë. Producentët konfirmuan se David Fincher do të nisë xhirimet e projektit të shumëpritur në muajin mars me protagonist Brad Pitt në rolin e Gerry Lane, një nëpunës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që përballet me një epidemi që i transformon qeniet njerëzore në zombie dhe bëhet mundësia e vetme për të shpëtuar njerëzimin. Filmi i parë pati një sukses të madh duke arkëtuar 540 milionë dollarë. Source: Televizion

Lexo më shumë

Një film biografik për Marlon Brando, ja kush e interpreton

Billy Zane do të jetë protagonisti i “Waltzing With Brando”, filmit biografik rreth legjendës së kinematografisë, Marlon Brando. Skenari do të zhvillohet duke u bazuar në autobiografinë e Bernard Judge, arkitekti të cilit Marlon Brando i ndryshoi jetën. Historia do të ambientohet mes viteve 1969-1974, periudhë në të cilën Brando po bëhej gati për interpretimet në filmat si “The Godfather” dhe “Last tango in Paris”. Ai dhe Judge kanë kaluar shumë kohë në një ishull duke projektuar strukturën në vendin përrallor ku Marlon mund të largohej nga vëmendja e medies. Source: Televizion

Lexo më shumë

Publikohet një foto e re nga filmi “Rambo 5”

Sylvester Stallone publikoi një foto të re nga filmi i shumëpritur “Rambo: Last Blood”. John Rambo është tërhequr dhe jeton në një ferme në Bowie, Arizona dhe vuan nga Çrregullimi i Stresit Post Traumatik. Për të përballuar këtë, Rambo ka një kujdestare të quajtur Maria dhe kalon shumicën e ditës në lokal ose përreth fermës së tij, me ndonjë punë të rastit në qytet. Filmi fillon kur 29-vjeçarja Carmen Delgado dhe motra e saj 8-vjeçare rrëmbehen në mes të ditës. Carmen arrin të largohet, por Melissa nuk është aq me fat. Kur Rambo mëson se vajza e kujdestares së tij është rrëmbyer, rikthehet në lojë duke nisur kërkimet për personat përgjegjës. Megjithatë, gjërat do të jenë më të vështira për ...

Lexo më shumë

Vdekja nuk mashtrohet! “Final Destination” me një film të ri

“Final Destination” do të kthehet në sallat e kinemasë dhe skenaristët e këtij projekti të shumëpritur do të jenë Patrick Melton dhe Marcus Dunst. Filmi i parë doli në vitin 2000 dhe tregonte historinë e asaj që ndodhi pasi protagonistja e cila ”sheh” një paralajmërim të tmerrshëm, që tregon një eveniment vdekjeprurës dhe kërkon të evitojë fundin tragjik të saj dhe personave që i ka për zemër. Të mashtrosh vdekjen është e pamundur dhe të mbijetuarit vdesin njëri pas tjetrit. Saga do të ketë kapitullin e gjashtë dhe për momentin nuk ka informacione rreth historisë së këtij projekti. Source: Televizion

Lexo më shumë

“24” do të ribëhet, por në Japoni

“TV Asahi” po realizon një serial “remake” të “24”, parashikuar të transmetohet në vitin 2020. Sipas medies, kanali televiziv japonez ka negociuar me “Fox” për rreth dy vjet. Seriali japonez “24” do të jetë një ribërje e sezonit të parë të atij origjinal, përshtatur me kulturën vendase. Ngjarja do të përqendrohet te disa terroristë që kanë vënë në shënjestër kryeministrin japonez. “24” kishte 24 episode për sezon dhe secila prej tyre tregonte një orë nga jeta e Jack Bauer, interpretuar nga Kiefer Sutherland. Me sezonin 8, u bë seriali më i gjatë “spy-drama” televiziv amerikan në histori. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Mary Poppins Returns” pritet të ketë një vazhdim

Regjisori Rob Marshall konfirmoi synimin e “Disney” për të vijuar me një tjetër kapitull të “Mary Poppins”, sërish me Emily Blunt në rolin e dados magjike të ekranit. Kështu shkruan “The Sun”. “Është në fazat e para, por mund t’ju them se janë 8 libra ku mund të bazohesh, pra ka shumë material për të eksploruar”, -tha Marshall gjatë një eventi. “Prej aty jemi nisur, nga librat e jashtëzakonshëm të P.L. Travers. Kështu që…”. Dadoja u rikthye në kinema me “Mary Poppins Returns”. I ambientuar në Londër gjatë Depresionit të Madh, në vitet ’30, filmi tregon për Michael Banks, që punon në bankën ku punonte i ati dhe banon po në të njëjtën shtëpi me tre fëmijët, Annabel, Georgie e ...

Lexo më shumë

20 vjet “The Sopranos”, ribashkim historik i aktorëve

20 vjet më parë u transmetua episodi i parë i “The Sopranos”, më 10 janar 1999. Seriali, që u dha në “HBO”, ku tregohej jeta e Tony Soprano (interpretuar nga James Gandolfini, i cili ndërroi jetë në vitin 2013), bosi i mafies italo-amerikane në New Jersey, dhe e familjes së tij, pati tepër sukses, jo vetëm në Amerikë. Seriali zgjati 7 sezone të transmetuara në 8 vjet dhe ka fituar 21 “Emmy” e 5 “Golden Globe”. Episodi i fundit, më 10 qershor 2007, pati rreth 12 milionë shikues. Për të festuar këtë përvjetor të rëndësishëm, aktorët patën një ribashkim historik, për të kujtuar edhe James Gandolfini-n.   Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin