Kategoritë: ArkivaTelevizion

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, 12 premiera gjatë vitit 2018

Qendra Kombëtare e Kinematografisë konsideron arritje speciale të vitit 2018, vlerësimin e filmave shqiptarë në festivalet e huaja. “Arritjet speciale të vitit 2018, për herë të parë një film shqiptar arrin të marrë vlerësimin maksimal në një festival ndërkombëtar filmi të Kategorisë A. Filmi artistik “Delegacioni”, skenari Artan Minarolli, regjia Bujar Alimani, u vlerësua me çmimin “Grand Prix”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë. Përzgjedhje dhe pjesëmarrje e 2 filmave të metrazhit të gjatë në festivale ndërkombëtare filmi të Kategorisë A: “Delegacioni”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë; “Streha mes reve” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Tallinn Black Nights Film Festival. U xhiruan 16 projekte filmike, duke shënuar kështu numër rekord xhirime të filmave brenda një viti”, shprehet ...

Lexo më shumë

Çmime “Oscar” me një risi si asnjëherë më parë

Akademia e Çmimeve “Oscar” është duke bërë atë që nuk ishte bërë në 30 vjet. Sipas “Variety”, edicioni i 91-të i Çmimeve “Oscar”, nuk do të ketë një prezantues, kjo pasi organizatorët kanë hequr dorë për të gjetur një personazh që do të mbajë këtë rol. Revista online raporton se “Oscar”-ët kësaj here do të shpërndahen nga disa aktorë të ndryshëm, duke shmangur gjithashtu edhe monologët e gjatë, shpesh edhe politike. Sidoqoftë, janë vetëm gjashtë javë që na ndajnë nga spektakli, i cili do të zhvillohet si gjithmonë në “Dolby Theatre” në Hollywood. Vendimi ka ardhur disa javë pasi Kevin Hart u njoftua si prezantues i këtij viti, i cili dha dorëheqjen për shkak të disa komenteve homofobike, të cilat ...

Lexo më shumë

BAFTA publikon nominimet, udhëheq “The Favourite”

“British Academy Film Awards” publikoi listën e plotë të të nominurave për çmimet e përvitshme që ajo shpërndan. BAFTA udhëhiqet nga “The Favourite” që ka marrë 12 nomimine. Pas saj qëndron “Bohemian Rhapsody”, “First Man,” “Roma” dhe “A Star Is Born” me 7 nominime. Ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do zhvillohet më 10 shkurt. “Vice” mblodhi 6 nominime, “BlacKkKlansman” 5, “Cold War” dhe “Green Book” katër secila. “Best film” BlackkKlansman The Favourite Green Book Roma A Star Is Born “Outstanding British film” “Beast” Bohemian Rhapsody The Favourite McQueen Stan & Ollie You Were Never Really Here “Leading actor” Bradley Cooper – A Star Is Born Christian Bale – Vice Rami Malek – Bohemian Rhapsody Steve Coogan – Stan & ...

Lexo më shumë

“The New Pope”, dy papët e Sorrentinos bëhen bashkë

Dy papë për Paolo Sorrentino. Në foton e parë zyrtare të serialit “ The New Pope” shfaqen së bashku Jude Law e John Malkovich. Të dy të veshur me të bardha. Regjisori po e xhiron në Venecia sezonin e dytë të serialit, që deri tani nuk është zbuluar asgjë për ngjarjet që do të zhvillohen. Por, supozimet janë të shumta: Malkovich do të marrë vendin e papa Lenny Belardo? Do të jetë një skandal përmbysja e fuqisë në Vatikan? Shkruar nga Sorrentino, si dhe Umberto Contarello e Stefano Bises, në “The New Pope” interpretojnë edhe Silvio Orlando, Javier Cámara, Cécile de France, Ludivine Sagnier, Henry Goodman, Ulrich Thomsen, Mark Ivanir, Massimo Ghini e Maurizio Lombardi. Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ...

Lexo më shumë

Zbulohet data se kur do të nisë transmetimi i “The Voice Kids 3”

Muaji i parë i këtij viti do të rikthejë në ekranin shqiptar një tjetër emision të ndjekur veçanërisht nga brezi më i ri, fëmijët. Ashtu siç ishte paralajmëruar nga 2018-ta, “The Voice Kids 3” do të rikthehet këtë vit me ndryshime, që nisin nga moderatori te trajnerët e përzgjedhur. Ndërsa muaj më parë u zbulua se programi televiziv nuk do të drejtohet më nga Ledion Liço, por nga Dojna Mema, nga ana tjetër Eneda Tarifa, e cila ishte në pozicionin e trajneres, u zëvendësua nga Arilena Ara. Kjo e fundit do të jetë e vendosur në një prej katër kolltukëve, krah Miriam Canit, Aleksandër dhe Renis Gjokës. Ndërsa audicionet e fshehta kanë përfunduar tashmë mësohet edhe data kur do të ...

Lexo më shumë

Sylvester Stallone tregon për herë të parë kush e frymëzoi për filmi Rocky

Gjatë një audicioni për aktorë, Stallone vendosi të luante kartat e tij dhe pak para se te largohej nga studioja i tha producentëve se përveç aktrimit, kishte edhe një pasion për të shkruar. Për tre ditë ai shkroi historinë e Rocky-t, historinë e jetës së tij dhe suksesi i atij filmi i ndryshoi jetën përgjithmonë. Por kush e ka frymëzuar atë për të shkruar këtë histori? Gjatë një interviste të fundit, Stallone deklaroi se ka qenë ndeshja e vitit 1975 mes Muhammad Ali dhe Chuck Wepner që e ka frymëzuar për Rocky-n. “Chuck Wepner ishte në thelb një djalë që të gjithë e konsideronin një shaka. Ai njihej si Bayonne Bleeder dhe ishte e qartë se kontributi i tij i ...

Lexo më shumë

“Bird Box” krijon një sfidë të rrezikshme në rrjetet sociale

Filmi në i ri në Netflix, “Bird Box” është kthyer në sfidën më të re në rrjetet sociale. Në film aktorët duhet t’i mbajnë sytë e lidhur në mënyrë që të mos kenë asnjë kontakt vizual me disa krijesa mistike që përpiqen t’u marrin jetën. Por ky film ka ndikuar tek njerëzit, pasi ata kanë filluar të imitojnë aktorët. Ata ecin me sytë e mbuluar, duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por dhe të personave përreth. Për ta kjo gjë duket argëtuese, aq sa kanë përfshirë dhe fëmijë të vegjël. Kjo gjë është kthyer në shqetësim për kompaninë prodhuese. Netflix u detyrua të nxjerrë një paralajmërim që të mos e provojnë askund skenat e filmit, pasi nuk ...

Lexo më shumë

Detajet më reja që për filmin “Captain Marvel”

Në filmin “Captain Marvel” roli kryesor i është ndarë një femre superheroine, të cilën e luan Brie Larson. Ngjarja është vendosur në vitet e nëntëdhjeta dhe përcjell protagonisten Carol Danvers (Brie Larson) që bëhet ndër superheronjtë më të fuqishëm në gjithësi. Në paraqitjen e re të shkurtër, Carol e zbulon Nick Furyn (të cilin e luan Samuel L. Jackson) dhe kupton se në Tokë jetojnë jashtëtokësorë të quajtur Skrull. Po ashtu, ajo duhet t’ia dëshmojë Furyt se nuk është një Skrull. Mentorin e saj dhe liderin e njësisë elitare Starforce e portretizon Jude Law. Interesant këtë film e bën fakti se flet për qëndrimin e superheronjve. Anna Boden dhe Ryan Fleck janë regjisorë të filmit, të cilët kanë bashkëpunuar edhe ...

Lexo më shumë

Ky zë është përdorur në më shumë se 100 filma në Hollywood

Edhe nëse jeni më i dhënë pas filmave të Hollywood-it, këtë detaj ju sigurojmë që nuk e keni vërejtur kurrë. Në filmat aksion apo çfarëdo qoftë, ku njerëzit vriten apo bien nga një lartësi e madhe në tokë, normalisht që lëshojnë britma. Por, pak kush e ka vërejtur që të gjithë personat në ato momente kanë të njëjtin zë. Është ky zëri i një personazhi që luajti në filmin “Distant Drums” në vitin 1951, kur një person sulmohet nga një qenie në ujë. Ky zë njihet si “The Wilhelm scream” dhe është përdorur në më shumë se 100 filma të Hollywood-it. Kështu që tani e tutje kur e dëgjoni do e kuptoni se pse ndodh një gjë e tillë. (function(d, ...

Lexo më shumë

Dadoja me fuqi magjike, premierë për publikun shqiptar

Filmi i ri “Disney”, “Mary Poppins” me protagoniste Emily Blunt, dadoja më e dashur për fëmijët, e cila u rikthye në kinematë botërore më 20 dhjetor vjen dhe për publikun shqiptar. Duke filluar nga 11 janari 2019 në rrjetin e kinemave ”Imperial” dadoja me fuqi magjike do të sjellë për artdashësit kryeqytetas aventurat dhe magjinë e ngjarjeve që zhvillohen në film. Filmi, i cili vjen nën regjinë e Rob Marshall, është vendosur në Londër gjatë Depresionit të Madh të viteve 1930, njëzet e katër vite pas ngjarjeve të filmit origjinal. Michael Banks po punon në të njëjtën bankë, ku babai i saj punonte dhe ende jeton në të njëjtën shtëpi, me tre fëmijët e tij, Annabel, Georgie dhe Gjoni dhe ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin