Kategoritë: ArkivaTelevizion

Zyrtare! Ja kur publikohet “Game of Thrones 8”

“Game of Thrones 8” është zyrtar: seriali i famshëm televiziv do të rikthehet në ekranin e vogël me episodet e sezonit të tetë në muajin prill të vitit 2019. Këtë e konfirmoi HBO-ja me anë të një video, ku shfaqen skena të marra nga sezonet e mëparshme duke nënvizuar se çdo betejë, tradhti, rrezik, përplasje, sakrificë dhe vdekje dolën se kanë qenë të domosdoshme për të marrë fronin. Source: Televizion

Lexo më shumë

Superheronjtë “përcjellin” në banesën e fundit Stan Lee

Nderime nga e gjithë bota po bëhen për shkrimtarin amerikan dhe ish-presidentin e “Marvel Comics”, Stan Lee, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 95-vjeçare. Lee është krijuesi i “The Fantastic Four” në vitin 1961 e më pas solli edhe tituj të tillë si “Spiderman” apo “The Incredible Hulk”. Aktori Chris Evans, i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin “Captain America” të kompanisë Marvel, shkroi në rrjetet sociale se “nuk do të ketë kurrë më një Stan Lee të dytë”. Edhe protagonisti kryesor i “X-Men”, Hugh Jackman shprehu keqardhjen për “humbjen e një gjeniu kaq krijues”. Vdes krijuesi legjendar i Spiderman, Ironman, Hulk, etj… Robert Downey Jr., i cili luajti rolin e “Iron ...

Lexo më shumë

“The Remigrant”, premierë në Milano

“The Remigrant”, me regji të Astrit Alihajdarajt, është filmi 18-minutësh i cili vetëm gjatë muajit tetor dhe nëntor ishte pjesë e katër festivaleve të ndryshme. Filmi i Alihajdarit, së fundmi do të shfaqet më 17 nëntor në “SOUQ Film Festival” në Milano. “The Remigrant” ishte pjesë edhe i festivaleve si Europanorama – Oslo International Short Film Festival, LINZ International Film Festival, International Film Festival në Bottrop, Germany. “The Remigrant” është filmi i cili sjell për herë të parë në rolin e regjisorit aktorin e njohur Astir Alihajdari. Ky film flet për shumë tema në të njëjtën kohë. Migrimi, harmonia në familje, edukimi i fëmijëve, janë disa nga temat që jetësohen përmes aktorëve Florist Bajgora, Ilire Vinca, Veton Osmani dhe Leze ...

Lexo më shumë

Mediat italiane flet për karrierën e shqiptares, fituese të “The Voice of Italy”

“Ku është tani dhe çfarë është duke bërë një nga fitueset e “The Voice Italia”?” Këtë pyetje ka ngritur media italiane, ndërsa është drejt mbylljes sezoni aktual i spektaklit në Rai 2. Fituesja e “The Voice of Italy 2013”: Elhaida Dani e skuadrës Cocciante. E udhëhequr nga Riccardo Cocciante, këngëtarja shqiptare e lindur në 1993 triumfoi në sezonin e parë të spektaklit të talentit, pasi fitoi “Star Academy Albania” në 2009-n dhe “Top Fest” në 2012-n. Ajo ka nxjerrë në treg albume dhe ka marrë pjesë në shumë evenimente muzikore. Në 2014 fitoi edhe Festivalin e 53-të të këngës e mori pjesë në “Eurovision”, si përfaqësuese e Shqipërisë. Ndërkohë ka qenë edhe pjesë e spektakleve, si anëtare e jurisë në ...

Lexo më shumë

“Toy Story 4”, Woodyn dhe Buzz në bandën e lodrave

Kanë kaluar jo pak, por plot 10 vjet që nga hera e fundit që i kemi parë n kinema. Woody, Buzz Lightyear dhe pjesa tjetër e bandës së lodrave më të famshme në botë pritet të rikthehen në ekranin e madh për kapitullin e katërt, të një prej serive të animuara me suksesin më të madh në historinë e kinemasë. “Toy Story 4” është drejtuar nga regjisori Josh Cooley dhe John Lasseter në rolin e producentit ekzekutiv. Seria e re do të dalë në kinema në qershor të vitit të ardhshëm. Source: Televizion

Lexo më shumë

“RoboDoc: The Creation of Robocop”, historia e personazhit pa kohë

Nëse ekzistojnë personazhe pa kohë, një prej tyre është dhe RoboCop. Filmi i cili doli në kinema në vitin 1987, me regji të Paul Verhoeven, fitoi menjëherë zemrat e shikuesve, nga më të vegjlit te më të mëdhenjtë. Tani pritet të rikthehet në ekran, në formën e një doku-filmi. Dokumentari përqendrohet te filmi, duke zbërthyer fazat e ndryshme të punës, të gjitha të shoqëruara me intervista të kastit artistik dhe teknik të filmit. Gjysmë njeri e makineri, gjysmë superhero dhe hero, RoboCop pritet të rikthehet me një film të regjisorit Neill Blomkamp. Titulli i zgjedhur nga “MGM” është “RoboCop Returns” dhe është një vazhdim i drejtpërdrejt i të parit, për të treguar një kapitull të ri të personazhit, një histori ...

Lexo më shumë

Marvel-Disney nderojnë Stan Lee

Shtëpia e punës së Stan Lee nderoi krijuesin e superheronjve me një deklaratë të përbashkët. Përfaqësuesit e “Marvel” dhe “Disney” deklaruan: “Stan Lee ishte i jashtëzakonshëm, ashtu sikurse dhe personazhet që krijoi. Një superhero për fansat e “Marvel” në të gjithë botën. Shkalla e imagjinatës së tij u kalua vetëm nga përmasat e zemrës së tij. Ndryshoi vizionin tonë për heronjtë dhe personazhet modernë të animuar do të mbajnë përgjithnjë firmën e tij të paçmuar. Entuziazmi i tij ngjitës na bën të kuptojmë se përse të gjithë ne u dashuruam që në fillim pas historive të tij. “Excelsior, Stan””. Bob Iger ishte administrator i deleguar i “Disney” në vitin 2009 kur kompania bleu “Marvel”. Në një farë mënyre, “Disney” u ...

Lexo më shumë

Dalin pamjet e para të “Toy Story 4”

Ata janë lodrat e dashura e besnike që marrin jetë kur nuk i sheh njeri dhe 20 vite pas shfaqjes së filmit të parë, Woody dhe Buzz do të kthehen në ekranin e madh me “Toy Story 4”. Tani dalin edhe pamjet e para të këtij projekti. Studioja e filmave të animuar “Pixar” ka konfirmuar se filmi i ri do të mund të shihet në 21 qershor të vitit 2019. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin