Kategoritë: ArkivaTelevizion

Ndërpriten sërish xhirmet e “Top Gun 2”

Tom Cruise ka detyruar producentët të ndërpresin xhirimet për “Top Gun 2”. Aktori ka kërkuar kohë të mësojë të pilotojë një helikopter, në mënyrë që skenat të jenë sa më realiste. Të gjithë presin që Tom Cruise të rikthehet në ekran në rolin e Pete, në filmin e dytë të “Top Gun”. Por aktori ka ndërmend t’i lërë fansat të presin, pasi ka shtyrë xhirimet e filmit, që parashikohej të dilte në vitin 2020. Ai dëshiron që mësojë të pilotojë vetë një avion luftarak për ta bërë më realist filmin. Cruise njihet për interpretimin e skenave aksion. Në 2011 ngjiti kullën Burj Khalifa në Dubai, ndërsa për filmin “Fallout” në vitin 2018, ai realizoi një hedhje ushtarake me parashutë. Mesa ...

Lexo më shumë

Glenn Close do nderohet në Festivalin e filmit në Palm Springs

Glenn Close do të marrë çmimin “Icon” për shfaqjen e saj në “The Wife”. Ceremonia e çmimeve do të zhvillohet më 3 janar në Qendrën e Kongreseve të Palm Springs, e festivali zgjat nga 3 deri më 14 janar. “Glenn Close është një talent i rrallë dhe i qëndrueshëm që ka sjellë vazhdimisht karaktere sfiduese në jetë në film, televizion dhe skenë për më shumë se katër dekada”, tha kryetari i festivalit Harold Matzner. Është nderimi ynë të paraqesim çmimin “Icon 2019” për Glenn Close, shtoi Matzner. Çmimin “Icon” më parë e kanë marrë Willem Dafoe, Michael Douglas, Robert Duvall, Tom Hanks dhe Meryl Streep. “The Wife” u drejtua nga Bjorn Runge nga një skenar i adaptuar nga Jane Anderson ...

Lexo më shumë

“Godzilla vs. Kong”, gjigantët pritet të ndeshen në ekran

Është folur shumë këto kohë, por më në fund u deklarua se nisën xhirimet për “Godzilla vs. Kong”, projekti madhor dhe i shumëpritur, përballja mes dy përbindëshave gjigantë alfa të “Warner Bros”, që pritet të ndeshen në vitin 2020. Xhirimet kanë nisur në “Hawaii State Capitolo Bulding”, pasi në afërsi të tij janë parë shumë mjete ushtarake dhe anëtarë të stafit. Kasti i aktorëve përbëhet nga Millie Bobby Brown, Alexander Skarsgård, Eiza González, Julian Dennison e Brian Tyree Henry. Skenari është shkruar nga Terry Rossio (Pirates of the Caribbean), Patrick McKay e J.D. Payne (Star Trek Beyond), Lindsey Beer (The Kingkiller Chronicles), Cat Vasko (Queen of the Air), T.S. Nowlin (The Maze Runner, Pacific Rim: Uprising) e J. Michael Straczynski ...

Lexo më shumë

“Venom” bën namin në Kinë

“Venom” po bëhet një problem i madh për “Marvel Studios” dhe idenë e tyre për të rimarrë të gjitha të drejtat e personazheve të “Spider-Man” që i ka “Sony Pictures”. Edhe pse nuk u prit mirë nga kritika, “Venom” i Ruben Fleischer ka pasur shumë sukses, duke arkëtuar rreth 500 milionë dollarë në të gjithë botën. Por, nuk ka mbaruar ende. Në Kinë, ku nisi projektimin në kinema më 9 nëntor, filmi arkëtoi vetëm në ditën e parë rreth 34.2 milionë dollarë. Është rekord për një film me një superhero, duke tejkaluar 21.6 milionë dollarët e “Spider-Man: Homecoming” vitin e kaluar. Për të njëjtat arsye, ka dalë më mirë vetëm “Avengers: Infinity War”. Sipas “Forbes”, nëse “Venom” do të vijojë ...

Lexo më shumë

“Disney” ndryshon mendje, edhe “Infinity War” drejt “Oscar”-it

Këto kohët e fundit, “Marvel Studios” dhe “Walt Disney Pictures” kishin promovuar vetëm “Black Panther” për çmimet “Oscar”, duke u limituar në promovimin e “Avengers: Infinity War” vetëm në kategorinë “Efektet më të mira vizive”. Por, me sa duket, tani “Walt Disney Pictures” është rimenduar dhe ka vendosur të çojë edhe “Avengers: Infinity War” drejt kandidaturës për 11 nominime, me shpresën se “Academy” mund t’i marrë në konsideratë. Ja kategorinë të cilat “Disney” synon për “Infinity War”:   Regjisori më i mirë: Anthony & Joe Russo Skenari më i mirë joorigjinal: Christopher Markus & Stephen McFeely Montazhi më i mirë: Jeffrey Ford & Matthew Schmidt Fotografia më e mirë: Trent Opaloch Skenografia më e mirë: Charles Wood, Leslie A. Pope ...

Lexo më shumë

Aktori Mark Ruffalo protagonist i një historie të vërtetë

Mark Ruffalo do të jetë protagonisti i filmit të ri të regjisorit Todd Haynes, aktualisht pa një titull dhe fillimisht i titulluar “Dry Run” është frymëzuar nga një histori e vërtetë. Ylli i “Avengers” do të ketë rolin e avokatit Robert Bilott, i cili është përfshirë në një çështje ligjore të lidhur me ambientin, duke u përballur me një karrierë potencialisht në krizë. Ky projekt do të prodhohet nga “Participant Media” dhe skenari mban firmën e Matthew Carnahan.   Source: Televizion

Lexo më shumë

Dolph Lundgren tregon jetën e Ivan Drago përpara “Creed 2”

Në “Rocky IV”, Ivan Drago i interpretuar nga Dolph Lundgren dukej më shumë si një makineri sesa një njeri, një objekt shkatërrimi. Megjithatë, pavarësisht nga stoicizmi i tij, Ivan Drago ishte një njeri dhe ai njeri vazhdoi të jetonte një jetë për vite me radhë pas humbjes së tij nga duart e Rocky Balboa dhe që e çoi deri në “Creed 2”. Duket se ka pasur një jetë të vështirë, me pengesa që ai nuk mundi t’i grushtonte tutje. “Ai ka kaluar një kohë shumë të vështirë, Kur u shpërbe Bashkimi Sovjetik, atë e dëbuan nga Rusia, humbi gjithçka dhe përfundoi në Ukraine, ku jetoi me djalin e tij, Viktor. Gruaja u divorcua nga ai, duke u martuar me një ...

Lexo më shumë

“Avengers 4”, filmi më i gjatë i “Marvel”

Në “Avengers 4”, nëse heronjtë e dashur do të mundin Thanos, nuk do ta bëjnë shpejt. Bashkë-regjisori Joe Russo zbuloi se kohëzgjatja e kapitullit të ri të Marvel Cinematic Universe do të shënojë një rekord për studion. Për momentin, “Avengers 4” zgjat 3 orë, por Russo deklaroi se kohëzgjatja mund të ndryshojë në përfundim të produksionit. Ajo që nuk do të ndryshojë është që “Avengers 4” kandidohet si filmi më i gjatë i MCU-së. “Kohëzgjatja aktuale e ‘Avengers 4’ është rreth 3 orë. Do të shohim në fund nëse do të mbetet e tillë. Në fakt jemi në mes të procesit të montazhit. Janë më shumë se 3000 fotogramë të VFX në film, të cilat kërkojnë shumë kohë dhe energji”, ...

Lexo më shumë

Magjia e “Fantastic Beasts” kalon njëherë nga “Instagrami”

Magjia është gati të rikthehet në kinema, por pasi të ketë kaluar njëherë në “Instagram”. “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”, që pritet të dalë në kinema më 16 nëntor, është kapitulli i dytë i përqendruar te personazhi i Newt Scamander dhe i bazuar në librin e J.K. Rowling, e cila po punon për filmin e tretë të sagës. Një histori plot me arte të errëta dhe sekrete. Këto ditë në “Instagram” ka qarkulluar hashtagu “#ProtectTheSecrets”, një ftesë nga Eddie Redmayne për fansat në Amerikë, të cilët kanë pasur mundësinë ta shikojnë më parë, që mos të zbulojnë rrjedhën e ngjarjes derisa ta shohin dhe të tjerët. Jude Law, Eddie Redmayne dhe Zoë Kravitz surprizuan fansat në një event të ...

Lexo më shumë

S’mbaron me kaq, “Orange Is the Neë Black” do të ketë një vazhdim

Historitë e “Orange Is the New Black” mund mos të përfundojnë në vitin 2019. Një muaj pas deklaratës së sezoni 7 do të jetë dhe i fundit, Kevin Beggs, president i “Lionsgate Television”, deklaroi se po diskutohet për të pasur një vazhdim. “Po diskutojmë dhe kur të vijë koha e duhur do të flasim më thellë për një vazhdim me ideatoren Jenji Kohan”, -deklaroi Beggs. “Jemi vërtet krenarë që “Orange Is the New Black” ka zgjatur kaq shumë. Është një ndër serialet më të ndjekura të “Netflix”. Mos harroni se jemi ne ata që kanë të drejtat e serialit”. Ndërsa Kohan pati deklaruar kohë më parë: “Pas 7 sezonesh është koha për të dalë nga burgu. Do të më mungojnë ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin