Kategoritë: ArkivaTelevizion

Fundi i “Game of Thrones” do të jetë një himn për femrat

“Game of Thrones” është drejt fundit dhe sezoni final premton të jetë vërtet spektakolar. Por, ka diçka që është vënë re dhe ka karakterizuar serialin, sidomos në sezonin e fundit, konotacioni i fortë femëror. Janë femrat ato që janë mbretëreshat e lojës, mbretërit nuk ekzistojnë më, ose janë vetëm mbështetës për to. Sigurisht, personazhe si Jon Snow, Tyrion Lannister e Varys janë themelorë. Dhe nuk mund të harrohet Oberyn Martell dhe largimi i lavdishëm që shkaktoi vuajtje. Por, nëse ndonjë nga këta meshkuj vdes, jeta vazhdon gjithsesi. Ndërsa, nëse vdes Cersei o Daenerys, do të ishte “game over”. Edhe në posterët e parë të “Game of Thrones”, të publikuar nga HBO-ja, është e qartë se sezoni i fundit do të ...

Lexo më shumë

Serialet e reja të Netflix në Europë

Pas suksesit të programit për krimet në gjuhën spanjolle “Money Heist” dhe “Darkthat” në gjermanisht, Netflix është duke planifikuar të rrisë numrin e prodhimeve në gjuhët Europiane. Duke folur në samitin e web-it, drejtuesi i produksionit në zyrën e Lisbonës të Netflix, Greg Peters u shpreh se 90% e audiencës ka ardhur nga jashtë vendit të origjinës së prodhimit për programet që janë transmetuar. Tashmë është konfirmuar gjithashtu se së shpejti do të hyjnë në produksion dy programe të reja në Norvegji dhe Spanjë që do të jenë gati për transmetim në 2020. Gjiganti i platformave streaming planifikon që nxjerrë në fund të këtij viti në transmetim 3 programe, “Baby” (Itali), “Plan Coeur” (Francë) dhe “Protector” (Turqi). 5 prodhime gjermane ...

Lexo më shumë

“Little Italy”, premierë edhe për publikun shqiptar

Emma Roberts dhe Alyssa Milano sjellin në ekranin e madh të kinemasë romancën “Little Italy”. Një çift i ri përhumbet në një romancë, ndërsa i duhet të përballet me luftën mes dy familjeve, por edhe me vështirësitë në biznesin e picerisë. Aktorja Emma Roberts në setin e xhirimeve shihet e veshur me një bluzë të kuqe, në të njëjtën ngjyrë me tezen e saj Julia Roberts, 30 vite më parë. Duke pasur të njëjtin regjisor, shikuesit kanë spekuluar se kjo është një zgjedhje e qëllimshme, pasi “Little Italy” sipas tyre, është vazhdim i filmit “Mystic Pizza”, që u bë aq popullor për mbarë audiencën botërore në vitin 1988. Source: Televizion

Lexo më shumë

Vjen sonte “Hell’s Kitchen” në Top Channel

“Hell’s Kitchen” në ekranin e Top Channel rezultoi një sukses jo vetëm për shikueshmërinë, por edhe për debatet që ka pasur. Ky format, për vërtetësinë e tij ka tërhequr mjaft shikues edhe në 40 vendet ku është shfaqur. Sonte në Top Channel do të ndiqni puntatën e re të “Hell’s Kitchen”. Konkurrentët tashmë janë njohur me arenën e tyre, kuzhinën, ku shef Renato tregohet i ashpër sepse do që klientët të ngelen të kënaqur me gatimet e konkurrentëve. Reality Show i kuzhinës transmetohet çdo të premte në orën 21:00 në Top Channel. View this post on Instagram Nami neser nami! Sherre mes vajzave dhe te tjera pjata te thyera #Repost @renatomekolli • • • • • Të Premten ora 21:00 ...

Lexo më shumë

Prezantohen dy nga tre filmat e Xhanfise Kekos në Kopenhagë

Një dekadë pas ndarjes nga jeta të regjisores, Xhanfise Keko, filmat e saj vazhdojnë të shihen jo vetëm në ekranet tona, por edhe në vende të ndryshme të botës. Filmi “Tomka dhe shokët e tij” dhe “Mimoza Llastica” u prezantua dje në Kopenhagen. Ndërsa, më 9 nëntor do të shfaqet “Kur xhirohej një film”. “Tomka dhe shokët e tij”, ka në qendër një djalë të vogël, Tomkën, që i pëlqen të luajë me top. Por nazistët kanë hyrë në qytet edhe marrin fushën. Te “Mimoza Llastica” në qendër të filmit është një vajzë të vogël e përkëdhelur, e cila dëbon nga shtëpia shoqet dhe shokët e saj, derisa mbetet e vetme dhe e penduar vetëm me kukullën. “Kur xhirohej një ...

Lexo më shumë

“Marvel” e bënë traditë, “countdown” për “Avengers 4”

Nisi numri mbrapsht për “Avengers 4”. “Marvel Studios” nxori në faqen online “countdown”-in për filmin e shumëpritur, njësoj siç bëri dhe me “Spider-Man: Far from Home”. Fansat kanë pritur lajme për këtë film, që pas daljes së “Infinity War” më herët gjatë vitit. Pas muajve heshtje, bosi i “Marvel” Kevin Feige deklaroi se traileri i filmit do të dalë në fund të këtij viti. Numërimi mbrapsht për “Avengers 4” është 176 ditë. Fansat janë shprehur se do të donin më shumë një “countdown” për titullin apo për trailerin, pasi janë tepër kureshtarë të dinë më shumë për këtë projekt kinematografik për të cilin deri tani nuk është zbuluar shumë. Source: Televizion

Lexo më shumë

Tom Cruise do t’i bëjë të gjitha vetë, shtyu xhirimet e “Top Gun” për…

Rritet kureshtja për të parë Tom Cruise edhe një herë në ekranin e madh në rolin e Pete “Maverick” Mitchell, në kapitullin e dytë të “Top Gun”. Por, aktori ka vendosur t’i bëjë fansat të presin, duke shtyrë xhirimet për “Top Gun: Maverick”. Sipas “The Sun”, Tom Cruise vendosi t’i ndërpresë për momentin xhirimet e filmit të parashikuar të dalë në vitin 2020, sepse dëshiron të mësojë të pilotojë një avion luftarak, për ta bërë më realist filmin. Aktori amerikan njihet për interpretimin e skenave aksion në filmat e tij. për “Mission Impossible” të vitit 2011 ngjiti kullën Burj Khalifa në Dubai, ndërsa për kapitullin “Fallout” (2018) realizoi një hedhje ushtarake me parashutë, që përdoret nga forcat speciale për t’u ...

Lexo më shumë

Këngëtari i famshëm mund të paraqitet në “Bad Boys 3”

Pas vështirësive të shumta, tashme është konfirmuar edhe kapitulli i tretë i sagës “Bad Boys” me protagonistë Martin Lawrence dhe Will Smith. Raportohet se këngëtari i famshëm Nicky Jam ka bërë provimin për të qenë pjesë në këtë projekt të shumëpritur. Jam konfirmoi se ka qenë në Los Angeles për një provim për një film, por nuk ka dashur ta thotë se kush. “Jam në Los Angeles sepse bëra një provim për një rol në një film. Nuk dëshiroj të them filmin pasi nuk dua të prish gjithçka”, deklaroi ai. Nicky Jam është shfaqur në filmin e vitit 2017 “XXX: The Return of Xander Cage”, përkrahë Vin Diesel. Source: Televizion

Lexo më shumë

Në Kinë, lajmet i jep inteligjenca artificiale

Shpikja më e fundit kineze në fushën e inovacionit teknologjik është interesante. Tani, edicionin e lajmeve mund ta japë inteligjenca artificiale, që krijuesit e kanë bërë më realist përmes një modeli 3D në CGI (imazh i krijuar nga kompjuteri). Rezultati është mbresëlënës dhe shoqëria që e ka krijuar, “Xinhua”, realizoi dhe një video të shkurtër në anglisht, për të treguar fuqinë e inteligjencës së re artificiale. Lëvizjet e drejtuesit të lajmeve duken reale dhe duke i hedhur thjesht një shikim duket sikur është një edicion normal informativ. Gjithsesi, ka ende punë për të bërë, pasi zëri kuptohet që nuk është ai i një njeriu. Por, fuqia e kësaj teknologjie është e pafund, aq sa mund të realizohen edicione lajmesh 24 ...

Lexo më shumë

Johnny Depp: Kam përgatitu rolin e Jack Sparrow duke mbinxehur trurin

Siç kemi raportuar ditë më parë, Johnny Depp nuk do të jetë më Jack Sparrow në sagën “Pirates of the Caribbean”, pas pesë filmave. Figura e tij do të mbetet gjithmonë e lidhur me rolin e piratit të paqartë dhe me lëvizjet e çrregullta. Së fundmi, Johnny Depp zbuloi sekretin që e ndihmoi të krijonte një personazh të aftë që të depërtonte në mendjen dhe zemrat e publikut. Mesa duket aktori i dha jetë Jack Sparrow duke kaluar shumë kohë në sauna. “Kapiteni Jack Sparrow lindi në një sauna. Imagjinova këtë personazh që ka kaluar shumë kohë në det të hapur dhe me shumë mundësi duhet të përballonte të nxehtin, i nxehti që i kishte mbinxehur trurin. Kështu që qëndrova ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin