Kategoritë: ArkivaTelevizion

Spanjollët “heqin dorë” nga televizioni falas

Përdorimi i dixhitalit televiziv me transmetim falas ka pasur një ulje historike të konsumatorëve, të cilët tashmë të interesuar më tepër ndaj shërbimeve të televizionit me pagesë, sipas shifrave që jep rregullatori i tregut “CNMC”. Rregullatori ka llogaritur numrin e konsumatorëve të Pay-Tv në Spanjë, të cilët kanë arritur në 6.72 milionë në tremujorin e parë të vitit. Në ndarjen e platformave, qoftë të paguara apo falas, rreth 76.6% e konsumatorëve përdorin shërbimet e DTT, ndërsa 2.8% marrin shërbimin televiziv me satelit dhe 20.6% marrin shërbime kabllore ose IPTV. Të ardhurat e IPTV u rritën me 14.7% nga viti në vit, ndërsa shërbimet televizive me bazë në Spanjë, duke përjashtuar kompanitë streaming si HBO, Netflix dhe Amazon, kanë rritur të ...

Lexo më shumë

Nis sezoni i ri i “Ertugrul”

“Dirilis: Ertugrul”, telenovela e TRT-së, rekordmene në shikueshmëri transmetohet në më shumë se 80 vende dhe është përkthyer në 25 gjuhë të ndryshme. Kjo telenovelë e shumë pëlqyer dhe që ndiqet me një vëmendje të madhe në shumë vende të huaja, ka filluar sezonin e pestë në ekranin e Radio televizionit të Turqisë, TRT. Transmetimi premier i “Zgjimi: Erturull”, që është përforcuar edhe më shumë me aktorë të rinj në serial, përpara serisë së 122, që ishte edhe seria e parë e sezonit të pestë, u bë në Sallën e Korit të Xhemile Sulltanes në Stamboll. Aktorët dhe pjesëmarrësit në shfaqen ekskluzive, ndoqën së bashku pjesën e parë të serialit për këtë sezon të ri. Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, ...

Lexo më shumë

“John Wick 3” s’do të ketë një ndër personazhet më interesantë

Me sa duket, një ndër personazhet më interesantë të “John Wick 2” nuk do të jetë i pranishëm dhe në kapitullin e tretë. Saga “John Wick” është cilësuar si një ndër më të mirat aksion të viteve të fundit, me dy filmat e parë të pritur shumë mirë nga kritika dhe opinioni publik. Filmi i dytë pati prurje të reja të personazheve, por më interesanti ishte Cassian, vrasësi rival interpretuar nga Common. Cassian ishte i vetmi karakter që mund të konkurronte me John Wick të Keanu Reeves, por me sa duket dy personazhet nuk do të përballen në kapitullin e tretë, “John Wick 3: Parabellum”. “Nuk do të jem në filmin e ardhshëm, por mund të them se më pëlqeu ...

Lexo më shumë

“Agents of S.H.I.E.L.D.”, seriali “Marvel” më popullor

“Agents of S.H.I.E.L.D.” është një serial që e ka ndarë gjithnjë publikun në mendime, ka shumë fansa, por dhe shumë kundërshtues, që kërkojnë dhe ndërprerjen e tij. Sipas një studimi të publikuar në “Screenrant”, seriali televiziv me protagonist agjentin Phil Coulson i interpretuar nga Clark Gregg, është më popullori i “Marvel Cinematic Universe”. Sipas të dhënave të “Parrot Analytics”, seriali gjeneron 0.3% interes te publiku botëror. Sipas shoqërisë, këto janë të dhëna të mira dhe në të njëjtin nivel me “Better Call Saul”, “Criminal Minds” e “Vikings”. Pavarësisht shikueshmërisë jo të mirë, me sa duket, “Agents of S.H.I.E.L.D.” është më popullore se serialet e “Netflix”, të cilat, sipas këtij studimi, kanë një përqindje interesi më të ulët. Source: Televizion

Lexo më shumë

Hugh Grant është protagonisti kryesor në “A Very English Scandal”, mini seriali që pritet të nisë më 23 nëntor në “FoxCrime”, me tre episode me intrigë, pasione e mister, një tentativë vrasjeje dhe shumë më tepër. Seriali sjellë para publikut skandalin “Thorpe”. Një premtues në politikë në vitet ’70; brilant, progresist, manipulues, i edukuar në “Eton” dhe “Oxford”, ishte gati për t’u bërë kryetari i Partisë Liberale, kur aspiruesi për model Norman Scott doli hapur duke deklaruar se ishte i dashuri i tij. Përkrahë Grant, që luan Jeremy Thorpe, interpreton i riu britanik Ben Whishaw, në rolin e Scott. “A Very English Scandal” ka pasionuar shikuesit aq sa e kanë promovuar miniserialin me 96% recensione pozitive në “Rotten Tomatoes”. Është ...

Lexo më shumë

Pamjet e reja të “Dragon Ball Super: Broly”, beteja epike me Goku dhe Vegeta

“Dragon Ball Super: Broly” është filmi më i shumëpritur i vitit për fansat e Dragon Ball. Filmi i 20-të i “Dragon Ball” do të vijë në kinematë japoneze më 14 dhjetor të këtij viti dhe tani publikohen pamjet e reja, ku bie në sy beteja epike e Broly me Goku dhe Vegeta. “Kjo është historia e një Saiyani të ri. Toka është në paqe pas Turneut të Fuqisë. Duke kuptuar se universet ende mbajnë shumë njerëz të fortë për të parë, Goku i kalon të gjitha ditët e trajnimit për të arritur nivele më të larta. Por, një ditë, Goku dhe Vegeta do të përballen me një Saiyan të quajtur ‘Broly’, të cilin nuk e kanë parë kurrë. Saiyanët supozoheshin ...

Lexo më shumë

“Lord of the Rings”, Mick Jagger dëshironte të ishte…

Dyzet vjet më parë, versioni i animuar i “Lord of the Rings” debutoi në kinema, por udhëtimi i filmit drejt ekranit të madh pati një moment shumë të veçantë, kur lideri i “The Rolling Stones”, Mick Jagger dëshironte të interpretonte Frodon. Gjatë një interviste për “Hollywood Reporter”, regjisori Ralph Bakshi foli për vështirësitë e realizmit të filmit, mes të cilave edhe propozimin mjaft të vendosur të Jagger. Në atë kohë, lideri i “The Rolling Stones” u paraqit në zyrat e studios, ku punonin rreth 3000 persona, mes të cilëve edhe shumë fansa të grupit muzikor, dhe kur nisi të përhapte fjalët , ndihej një zhurmë si kuajt kur vrapojnë duke zbritur shkallët. Gjatë vizitës së tij, Jagger deklaroi së dëshironte ...

Lexo më shumë

Shqipëria përfaqësohet në “Oscars” me një film rumun

Ka përfunduar edicioni i 16 i TIFF pas një jave kushtuar filmit në Tiranë. Shtatë juritë ndërkombëtare vendosën për çmimet në kategoritë përkatëse. “Bufi i artë”, BEST FEATURE FILM, iu dha filmit “Irina”, me regjisore Nadejda Koseva nga Bullgaria. Me motivacionin e një historie të fuqishme mbi mbijetesën në një mjedis të pakënaqshëm, përmes një personazhi femër, e cila tregon si mund të falim dhe të gjejmë në fund shpresën. Filmi më i mirë në kategorinë e filmave të shkurtër, i cili kualifikohet edhe për Oscars, u shpall “Everything is Far Away” nga Emanuel Parvu nga Rumania. Rene Eller u shpall regjisori më i mirë me filmin “WE”. Çmimi i Audiencës iu dha “Delegacioni”-t nga Bujar Alimani, i cili po ...

Lexo më shumë

Ja kush është filmi më i mirë i 30 viteve të fundit

Për të festuar 30-vjetorin e krijimit, kompania “Showcase Cinemas”, hapi një votim për publikun se cili ishte filmi më i mirë që ata kanë shfaqur. Bëhet fjalë për filmin më të mirë të prodhuar që nga 1988, pra të 30 viteve të fundit, për sa kohë kompania e kinemasë ka qenë aktive. Me një rezultat të ngushtë, projekti më i mirë kinematografik është zgjedhur “Shawshank Redemption”. Për ju që nuk e keni parë, drama e 1994-s me aktorë kryesorë Tim Robbins dhe Morgan Freeman, tregon për historinë e Andit, një ekonomisti që burgoset gabimisht dhe kalon shumë vjet në burg për të krijuar një miqësi të pazakontë me një të dënuar për burgim të përjetshëm, “Red”. Në fakt historia e ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin