Kategoritë: ArkivaTelevizion

Ndahet nga jeta regjisori i famshëm

Bota e kinematografisë është në zi! Raportohet se regjisori i filmave “Where’s My Car?” dhe “Harold & Kumar”, Danny Leiner është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare. Lajmin e dha producenti dhe miku i tij Ross Putman përmes një postimi në rrjetet sociale: “Miku dhe bashkëpunëtori im Danny Leiner u nda nga jeta pas një sëmundje të gjatë. Ngushëllime familjes”. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Annabelle 3”, tmerri vetëm gjatë një nate

Kukulla e pushtuar do të rikthehet vitin tjetër me filmin “Annabelle 3” me regjisori Gary Dauberman. Ky projekt ka nisur xhirimet dhe pritet të dalë në kinematë amerikane në korrik të vitit 2019. Ngjarjet do të ndodhin në shtëpinë e Warrens, te cilët sjellin kukullin e pushtuar në dhomën e mbyllur të shtëpisë së tyre, duke e vënë atë “të sigurt” pas një xhami të shenjtëruar dhe duke marrë bekimin e shenjtë të një prifti. Por, një natë e pamëshirshme dhe tmerrit i pret ato, kur Annabelle zgjon shpirtrat e lig në dhomë, gati për të shënjestuar një objektiv të ri: Judy, vajza e 10-vjeçare e Warren dhe miqtë e saj.   Source: Televizion

Lexo më shumë

Tom Hardy dëshiron një ndërthurje mes “Venom” dhe “Avengers”

“Venom” debutoi në kinema dhe ylli i filmit Tom Hardy mendon se antiheroi i tij është gati për t’u përballur me heronjtë më të fortë të Tokës, “Avengers” të “Marvel”. Gjatë një interviste për “MTV”, Tom Hardy deklaroi se ideja i lindi prej fëmijëve të tij, të cilët luajnë me kukullat e Spider-Man dhe Venom. “Fëmijët e mi e shikojnë ‘Spider-Man’ dhe ‘Venom’ dhe nuk kanë frikë prej tij. Do të më pëlqente të ndërthurja të gjithë heronjtë Marvel me Venom”, -deklaroi Hardy. Ylli britanik nuk e ka problem ta pranojë se dëshiron të interpretojë në të njëjtin film me Luftëtarët: “Dua të vrapoj me familjen e konsoliduar. Përse jo? Por, gjithsesi edhe të eci i vetëm në këtë rrugëtim ...

Lexo më shumë

Episodi i “The Crown” që nervozoi mbretëreshën Elizabet

Mbretëresha Elizabet II është prej kohësh adhuruese e serialit të “Netflix”, “The Crown”, por me një episod të tij, rreth princit Charles, u tërbua. Familja mbretërore britanike është në kulmin e popullaritetit në këtë moment, falë edhe pjesëtarëve të rinj të familjes, fëmijëve të princit William dhe Kate Middleton, si dhe bashkëshortes së princit Harry, Meghan Markle. Një rol të rëndësishëm pati edhe seriali “The Crown”, një ndër më të suksesshmit e “Netflix”.  Ndërsa krijuesit e serialit sforcohen për një portretizim sa më të mirë të familjes mbretërore, me sa duket e kanë inatosur madhërinë e saj, për një episod specifik. Sipas “The Express”, mbretëresha u trondit pasi pa episodin e nëntë të sezonit të dytë, që përqendrohej te debati ...

Lexo më shumë

Liam Hemsworth si trafikant droge në filmin e ri

Liam Hemsworth do të jetë protagonisti i filmit “Arkansas”, i ambientuar në botën e mafies. Filmi do të tregojë historinë e dy shpërndarësve të drogës që punojnë për një trafikant droge të quajtur Frog, të cilin nuk e kanë takuar kurrë. Kur një marrëveshje shkon shumë keq, do të fillojnë pasojat fatale të cilat së shpejti do të tronditin jetën e përditshme të tyre. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Narcos 4”, pamjet e reja tregojnë luftën moderne ndaj drogës

Publikohet traileri i ri i sezonit të katërt të serialit të famshëm “Narcos”, i cili do të debutoje më 16 nëntor në “Netflix”. Sezoni i katërt do të ketë aktor të rinj dhe një vend të ri. Tre sezonet e parë u zhvilluan kryesisht në Kolumbi, ndërsa sezoni i ri do të tregojë një Kartel të ri dhe lulëzimin e tregtisë së kokainës në një vend të ri, Meksikë. Mexico City do të sigurojë pjesën më të madhe të xhirimeve dhe fokusi i sezonit të katërt do të jetë Karteli Guadalajara. Ky kartel është përzgjedhur  sepse përfaqëson fillimin e tregtisë moderne të kokainës në Meksikë. Aktori meksikan Diego Luna do të marrë rolin e protagonistit së bashku me aktorin amerikano-meksikan, ...

Lexo më shumë

Prapaskenat e “Creed II” zbulohen përmes një video

“Creed II” do të tregojë një histori interesante, duke qenë se do t’i kthejë shikuesit në të shkuarën, me një ndërthurje me ngjarjet aktuale. Një përballje e ndodhur vite më parë do të rikthehet në ring, Creed e Drago, por vetëm se këtë herë do të ndeshen djemtë e dy boksierëve dhe do të jetë një përballje emotive, përveçse fizike, për shumë arsye. Në një video të publikuar shpjegohet ajo që nënkupton të përballesh me të kaluarën, si nga ana e Ivan Drago, që vrau në ring Apollo Creed, si nga ana e Rocky-t, që pa të vdiste mikun e tij, djali i të cilit do të ndeshet me një rrezik që shkatërroi jetën e tij kur ishte i vogël. ...

Lexo më shumë

“High School Musical”, Joshua Bassett, Zac Efron i ri

Joshua Basset është protagonisti kryesor i muzikalit “High School Musical”, seriali televiziv i bazuar në filmin e famshëm të “Disney Channel”, që u bë trampolinë për karrierën e aktorëve si Zack Efron e Vanessa Hudgens. Aktori i ri do të interpretojë rolin e Ricky-t, i cili do të marrë pjesë në audicionet për spektaklin e bazuar në “High School Musical”, për të rifituar zemrën e ish-të dashurës Nini. Muzikali “High School Musical” do të transmetohet në shërbimin e ri On Demand të “Disney”, debutimi i të cilit është parashikuar për në vitin 2019. Seriali do të ketë 10 episode dhe është përshkruar si një serial me stil “mockumentary”, që ndjek ngjarjet e një grupi nxënësish të shkollës “East High” që ...

Lexo më shumë

“Orange is the New Black” drejt finishit. Sezoni 7, i fundit

“Netflix” publikoi në faqen e “Twitter”-it të serialit se “Orange is the New Black” do të përfundojë pas sezonit 7, që do të transmetohet në platformën streaming gjatë vitit 2019. “Pas shtatë sezonesh është koha për të dalë nga burgu”, -deklaroi krijuesja Jenji Kohan. “Do të më mungojnë vajzat e forta të Litchfile dhe grupi fantastik me të cilin kemi punuar. Zemra ime është portokalli, por me hije të zezë”. Zv/presidentja e përmbajtjeve origjinale në “Netflix”, Cyndy Holland konfirmoi: “Gjatë produksionit të sezonit të parë, të gjithë ata që kanë marrë pjesë në “Orange Is the New Black” e kuptuan se po punonin për diçka speciale dhe mezi prisnin që ta ndanin me botën. Prej atëherë, kemi qeshur, qarë, jemi ...

Lexo më shumë

Jamie Lee Curtis dëshiron që “Halloween” të frymëzojë femrat

Jamie Lee Curtis deklaroi se rikthimi i filmit “Halloween” mund të frymëzojë për më shumë role femrash në Hollywood. Curtis interpretoi Laurie Strode në horrorin e vitit 1978, gjithashtu dhe në prodhimin e ri kinematografik. Laurie do të përballet më në fund më traumën që u shkaktua nga arratisja e vëllait vrasës, Michael Myers. “Femrat po bëhen gjithnjë e më të pranishme në shumë fusha në të gjithë botën; qeveri, kompani, filma, muzikë. Tani është momenti”, -tha Curtis për “Press Association”. Kur u pyet nëse filmi mund të jetë një katalizator për më shumë protagoniste të forta femra në filmat në Hollywood, Jamie Lee tha: “Sigurisht. Nëse ky film ka sukses, është një biznes dhe nëse biznesi e mbështet”. Source: ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin