Kategoritë: ArkivaTelevizion

“Game of Thrones 8”, Peter Dinklage flet për fatin e Tyrion

Po sikur Tyrion Lannister të vdiste në episodet e fundit të “Game of Thrones 8”? Peter Dinklage, aktori që e interpreton personazhin që në sezonin e parë, flet për një finale madhështore, ndoshta dhe tragjike. Gjatë një interviste për “Variety”, kur u pyet se si ndihet për mënyrën se si përfundon historia e Tyrion në sezonin final të “GOT”, Dinklage u përgjigj: “Ndihem shumë, shumë… Po mundohem të gjej fjalët e duhura. Besoj se i është dhënë një fund vërtet i mirë. Nuk ka rëndësi se cili është. Vdekja mund të jetë një epilog madhështor”. Menjëherë pasi e tha këtë frazë, aktori, që ka fituar tre “Emmy” me këtë rol, saktësoi se jo domosdoshmërish Tyrion do të vdesë në sezonin ...

Lexo më shumë

“Rocky”, Sylvester Stallone shpjegon një gabim të filmit të parë

Sylvester Stallone më në fund sqaroi një ndër gabimet më të dallueshme të filmit të parë “Rocky”. Bëhet fjalë për ngjyrën e pantallonave të përdorura nga Balboa në ring, në ndeshjen finale me Apollo Creed. Fillimisht u mendua se skena ku Balboa i vë në dukje promotorit se ngjyra e pantallonave të tij në manifest është e gabuar (të kuqe me viza të bardha) u xhirua për të mbuluar gabimin e produksionit në realizimin e banerit. Tani, pas kaq vitesh, Stallone, me një postim, sqaron gjithçka. Zgjedhja ishte e tij. Sly vendosi në moment të fundit për të ndryshuar ngjyrën e pantallonave: “Super e rrallë. Sapo e kam gjetur. Kjo ishte ngjyra origjinale e pantallonave që Rocky duhet të vishte ...

Lexo më shumë

“The Many Saints of Newark”, seriali tv që i paraprin “The Sopranos”

“The Many Sains of Newark” është pararendësi televiziv i “The Sopranos”, seriali i “HBO”-së që kishte për protagonist aktorin e ndjerë James Gandolfini dhe që përfundoi rreth 11 vjet më parë. Seriali, i shkruar dhe drejtuar nga David Chase në bashkëpunim me Lawrence Conner, do të ambientohet në vitet ’60. Në këtë periudhë komuniteti italo-amerikan dhe ai afro-amerikan nuk e shihnin me sy të mirë njëri-tjetrin dhe divergjencat mes gangsterëve rivalë shpesh kishin dhe pasoja fatale. “That Hashtag Show” shkruan rreth personazheve që do të jenë të pranishëm. Në “The Many Saints of Newark” nuk do të mungojë Tony Soprano, por sigurisht shumë më i ri. Do të jetë edhe Dickie Moltisanti. Lihet e hapur mundësia për Christopher Moltisanti, që ...

Lexo më shumë

John Cena rikthehet në ekran me një komedi

Aktori dhe legjenda e WWE, John Cena do të rikthehet në ekranin e madh me filmin komedi “Playing With Fire”. Që kur ai debutoi si aktor në vitin 2006 me filmin “The Marine”, Cena ka bërë një tranzicion të hijshëm nga ringu i WWE në ekranin e madh me një fokus të zellshëm në zhanret që WWE e përgatiti, për filma aksion dhe komedi. Filmi ka në qendër tre zjarrfikës që përballen me kaosin pasi shpëtojnë tre fëmijë të padisiplinuar. Deri më tani nuk ka detaje të tjera rreth këtij filmi dhe rolin që do të interpretojë Cena. Source: Televizion

Lexo më shumë

Një serial i ri rreth vampirit “Dracula”

“Netflix” dhe “BBC One” njoftuan realizimin e një mini-seriali të frymëzuar nga romani “Dracula” i shkrimtarit Bram Stoker. Mini-seriali do të ketë tre episode që do të zgjasin nga 90 minuta secili dhe është shkruar e krijuar nga Steven Moffat dhe Mark Gatiss. Tre episodet do të risjellin publikun në botën e Dracula, vampirit ikonë që e bëri ligësinë magjepsëse. Historia do të ambientohet në Transilvani në vitin 1897 dhe do të ketë si protagonist kontin Dracula, i angazhuar për të ndërtuar plane djallëzore kundër Londrës Viktoriane. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Wrong Turn”, filmi i ri sjell në ekran kanibalët e frikshëm

Filmi horror “Wrong Turn” është në qendër të një ribërjeje të re që do të prodhohet nga  “Constantin Film”. Regjia do t’i besohet Mike P. Nelson dhe skenari do të mbajë firmën e Alan B. McElroy. Filmi i parë në vitin 2003 pati sukses në të gjithë botën, duke hedhur bazat për pesë filma të tjetër deri në vitin 2014. Në qendër të historisë janë disa familje kanibale që jetojnë në pyjet e West Virginia dhe dalin në gjueti të personave që kërkojnë aventura në atë zonë. Projekti i ri do të ambientohet në të tashmen dhe do të tregojë atë që i ndodh një grupi miqsh që zbulojnë shumë shpejt se duhet të përballen me rregulla të reja dhe ...

Lexo më shumë

Mbani të qeshurat! “Tom and Jerry” me një film të ri

“Tom and Jerry” do të rikthehet në ekranin e madh. Tim Story, regjisor i filmit “Fantastic Four” të vitit 2005, do të realizojë filmin e ri rreth maces dhe miushit më të famshëm në histori. Nuk ka shumë detaje rreth këtij filmi, por mësohet se puna për këtë projekt do të nisë në vitin 2019 dhe ende nuk ka një datë zyrtare të premierës. “Tom and Jerry” është një serial amerikan i animuar i krijuar në vitin 1940 nga William Hanna dhe Joseph Barbera. Historitë kanë në qendër rivalitetin komik midis dy personazheve të vogla, Tom, një mace dhe Jerry, një miush dhe disa personazheve të tjera.   Source: Televizion

Lexo më shumë

“Destroyer” transformon Nicole Kidman

Ylli i Hollywood-it, Nicole Kidman ka bërë ndryshim dramatik në pamjen e saj për filmin e ri “Destryoer”, ku luan rolin e një detektiveje të policisë me histori të dhimbshme. Fituesja e çmimit “Oscar” ka flokë të shkurtra dhe është tejet e zbehtë në rolin e Erin Bellit. Aty Kidman është një detektive të cilën e ndjek e kaluara pas infiltrimit në një bandë kriminale të fshehtë në një operacion me pasoja shkatërruese. Source: Televizion

Lexo më shumë

Arta Dobroshi, aktorja më e mirë në Festival des Antipodes

Aktorja e njohur kosovare, Arta Dobroshi është zgjedhur aktorja më e mirë në Festival des Antipodes, me rolin e saj në filmin “Stray”. Filmi “Stray” i regjisorit Dustin Feneley tashmë ka thyer një rekord në Zelandën e Re. Filmi sjellë në fokus dy personazhe të cilët krijojnë një marrëdhënie intime. Që të dy për arsye të ndryshme kanë humbur disi vendin në shoqëritë që u takonin. E kaluara nuk i definon ata. Përkundër kësaj, ata i dhurojnë njëri-tjetrit mundësinë të ecin përpara. Arta kësisoj me rolin kryesor në këtë film kishte bërë edhe një rikthim të fuqishëm në kinematografinë botërore, pasi preku skenat e mëdha të filmit me disa projekte të rëndësishme filmike ndërkombëtare. Në një peizazh të ftohtë dhe ...

Lexo më shumë

Remo Girone në Tiranë, në filmin e Namik Ajazit

Nisën xhirimet e filmit më të ri me regji të Namik Ajazit, “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, i cili sjell në Shqipëri Remo Girone-n. Së bashku me skenaristin Ruzhdi Pulaha dhe një kast të zgjedhur aktorësh shqiptarë e italianë, Ajazi sjell një histori të pamundur dashurie gjatë viteve të diktaturës. Bëhet fjalë për historinë e dashurisë mes një djali shqiptar dhe vajzës së një diplomati të lartë Italian. Ngjarjet zhvillohen në fund të viteve ’70, fillim i ’80-s dhe krahas historisë së dy të rinjve, tenton të sjellë edhe atmosferën e atyre viteve të vështira për shqiptarët. Për të ndërtuar këtë histori, regjisori Ajazi ka punuar për gati tre vjet dhe ka bërë kërkime në ish-Arkivën e Ministrisë së ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin