Kategoritë: ArkivaTelevizion

“E papërgjegjshme që tregu të lihet në duart e ilegalëve”

“Nga respekti për dëshirat e partnerëve tanë, për momentin nuk do të transmetojmë më ndeshje gjatë periudhës ‘blackout’ së të shtunës pasdite,” tha Eleven Sports në një deklaratë. Muajin e kaluar, platforma streaming filloi transmetimin e ndeshjeve nga La Liga e Spanjës tek abonentët e saj në Mbretërinë e Bashkuar gjatë periudhës ‘blackout’, duke pretenduar se do të gjeneronte të ardhura nga fansat e futbollit, të cilët në të kundërt do të shkonin tek transmetuesit ilegalë. Kjo lëvizje e Eleven Sports mbështetet nga La Liga, e cila thotë se veprimet e saj po shtyjnë kufijtë për të sfiduar shërbimet ilegale, të cilat aktualisht kanë një monopol në transmetimet në Britani. Tani, transmetuesi po bën një hap pas dhe thotë se ...

Lexo më shumë

Sylvester Stallone nuk ndalet! Protagonist në dy filma të rinj

Aktiv më shumë se kurrë, nga xhirimet e “Rambo 5”, Sylvester Stallone njoftoi se do të jetë protagonist i dy filmave të rinj, të cilat do të prodhohen nga kompania e tij “Balboa Productions”. Filmi i parë titullohet “Samaritan”, që do të ketë në fokus disa superheronj dhe do të nisë xhirimet përgjatë vitit 2019. Stallone do të jetë protagonisti edhe i filmit të dytë “Hunter”, që do të bazohet në romanin e James Byron Huggins. Në qendër të historisë do të jetë Nathaniel Hunter, aftësitë e të cilit e bëjnë atë njeriun e përsosur për të gjetur dhe eliminuar një krijesë të egër krijuar nga një agjenci, qëllimi i së cilës është shkatërrimi i qytetërimit.   Source: Televizion

Lexo më shumë

“Death House” mbledh ikonat e horrorit

Publikohet traileri i filmit “Death House”, i cili është përshkruar si “The expendables” e gjinisë së horrorit. Ngjarjet do të zhvillohen në një burg për kriminelët mendërisht të paqëndrueshëm. Çfarë mund të shkojë keq? Neë pamjet e filmit shikohet se kriminelet nuk do të qëndrojnë të mbyllur Filmi tregon ngjarjet që ndodhin brenda një burgu masiv, sekret, i quajtur “Death House” (Shtëpia e Vdekjes). Gjërat shkojnë keq kur ndërpritet energjia elektrike gjatë një ekskursioni ekskluziv. Dy agjentë pastaj detyrohen të luftojnë përmes një labirinti masiv të tmerreve, të gjithë ndërsa ndiqen nga një ushtri e të burgosurve që janë liruar. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Hobbs&Shaw”, producenti i “Fast&Furious” padit spinoff-in

Edhe pse spinoff-i i parë i “Fast and Furious”, “Hobbs and Shaw” sapo ka nisur xhirimet, filmi ka hyrë në telashe me drejtësinë. Producenti i “Fast and Furious”, Neal Moritz, paditi “Universal” për “dhunim të kontratës së pashkruar dhe për mashtrim”, pasi u largua nga pozicioni i producentit të spinoff-it me Jason Statham e Dwayne Johnson. “Deadline” shkruan se Moritz u largua nga produksioni para se nisnin xhirimet dhe tani kërkon të përfshihet sërish, ose të paguhet dhjetëra miliona dollarë dëmshpërblim për kompensimin e humbur. “Pak para se të nisnin xhirimet, “Universal” bëri të ditur se Moritz duhet të modifikonte kontratën për të pranuar terma financiarë më të ulëta, ose të largohej”, thuhet në denoncim. “Çuditërisht, pavarësisht se Moritz kishte ...

Lexo më shumë

Jennifer Lopez përtej aktrimit, producente e “Blood Ties”

“NBC”-ja vijon ta pasurojë arkivin e programeve origjinale. “Blood Ties” është seriali i ri policor që pritet të realizohet, ku mes producentëve bie në sy edhe emri i Jennifer Lopez, e cila do të punojë sërish me kolegun e “Shades of Blue”, Vincent Laresca. Një tjetër serial me uniformë për Lopez, pas “Shades of Blue”, ku do të ndiqen ngjarjet e një polici që akuzohet për korrupsion dhe kur del nga burgu mundohet të zbulojë se kush kishte mashtruar në emër të tij. Për momentin, JLo është e angazhuar me produksionin e “Good Trouble”, serial i “Freeform”, dhe pritet të kthehet në ekranin e madh, më 14 dhjetor, me komedinë “Second Act”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Tom Hiddleston: Isha i terrorizuar nga ideja e interpretimit në “Avengers”

Tom Hiddleston, interpretuesi i Lokit, vëllai i keq i Thor në Marvel Cinematic Universe, zbuloi se fillimisht ishte i terrorizuar nga ideja e recitimit në një film të dedikuar aventurave të “Avengers”. “Më kujtohet që isha shumë i frikësuar nga ideja e xhirimit të filmit të parë të ‘Avengers’ sepse nuk kisha ide nëse do të funksiononte. Pati sukses në bazë të mënyrës në të cilën punuam shumë për të arritur rezultatet e pritshme”, deklaroi ylli britanik. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Lord of the Rings”, Viggo Mortensen rrezikoi jetën gjatë xhirimeve

Saga “Lord of the Rings”, me regjisor Peter Jackson, përmban shumë sekuenca spektakolare të aksionit dhe për të realizuar një të tillë, Viggo Mortensen rrezikoi të humbiste jetën. Një nga këto skenat u realizua në shkretëtirën Rangipo, sipërfaqe që në të kaluarën ishte përdorur nga ushtarakët e Zelandës së Re. Terreni ishte e mbushur me artileri të pa shpërthyer dhe ushtria kishte për të vendosur kufijtë e një zone të sigurt ku Jackson mund të menaxhonte sekuencën e krijuar nga Mortensen dhe qindra personave të tjerë pa asnjë rrezik. Megjithatë, aktori në një moment kaloi në zonën e rrezikshme dhe regjisori Jackson vetëm priste shpërthimin, por për fat të mirë nuk ndodhi asgjë. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Blood On The Tracks” i Bob Dylan do të bëhet film

Albumi klasik i Bob Dylan, i vitit 1975, “Blood on the Tracks” do të shndërrohet në film, nga regjisori i “Suspiria” dhe “Call Me by Your Name”, Luca Guadagino. Në një intervistë për “The New Yorker”, Guadagino tha se po punon për një përshtatje kinematografike të albumit legjendar të Dylan, duke e cilësuar si një ndër më të mirët në karrierën e këngëtarit. Shkruar nga Richard LaGravenese, ngjarja tregon një histori shumëvjeçare të ambientuar në vitet ’70, të krijuar nga LaGravenese dhe Guadagnino, duke u bazuar në temat qendrore të albumit. Source: Televizion

Lexo më shumë

Fansat, peticion që Mark Ruffalo të zbulojë titullin e “Avengers 4”

Mark Ruffalo është bërë i njohur ndër vite që nuk di të mbajë shumë sekrete rreth filmave që interpreton, duke zbuluar detaje me video dhe intervista, shumë përpara se prodhimet kinematografike të projektohen për publikun. Duke marrë shkas nga kjo, fansat e universit “Marvel” kanë bashkuar forcat dhe kanë përpiluar një peticion online, ku i kërkojnë Mark Ruffalo të zbulojë titullin e të ardhshmit “Avengers 4”, meqë është ende “i pushuar”. “Marvel Studios” nuk kanë qenë kaq sekretë sa për “Avengers 4”. Jo vetëm që nuk ka dalë asnjë trailer, por nuk është publikuar asnjë imazh. Dhe sikur këto mos të mjaftonin për të mbajtur fansat në ankth, as titulli i filmit të radhës nuk është zbuluar akoma. Pavarësisht teorive ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin