Kategoritë: ArkivaTelevizion

Fantastic Beasts, Johnny Depp shpjegon ngjyrën e syve të Grindelwald

Pasi shfaqet në mënyrë të beftë, personazhi i Johnny Depp do të ketë një rol të rëndësishëm ne “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”. Ai është një ndër magjistarët e errët më të fuqishëm, i dyti pas të ardhshmit Lord Voldermort. Në këtë film, Grindelwald do t’i ketë sytë me ngjyra të ndryshme. Njëri sy është paksa i frikshëm në krahasim me tjetrin e kafenjtë. Me sa duket, zgjedhja ishte e vetë Johnny Depp. “Besoj se Grindelwald nuk është vetëm një person, është sikur ka dy shpirtra. Dy binjakë të bashkuar në një trup të vetëm. Kështu që sytë reflektojnë dy anët e tij. Është sikur secili sy ka trurin e vet të pavarur, një binjak albin”, -deklaroi aktori për ...

Lexo më shumë

Nga skena në ekran, jeta e Amy Winehouse në një film biografik

Familja e Amy Winehouse firmosi një akord me “Monumental Pictures” për të realizuar një film biografik mbi këngëtaren britanike, e cila u nda nga jeta në vitin 2011. Alison Owen e Debra Hayward të “Momumental Pictures” do të prodhojnë filmin, ndërsa Kinky Bootse e Geoff Deane do të merren me skenarin. Filmi pritet të dalë në vitin 2019. Pjesë nga fitimet e filmit do të shkojnë për “Amy Winehouse Foundation”, organizatë që angazhohet për të minimizuar efektet nga përdorimi i alkoolit dhe drogës. “Ndihemi gati për të celebruar talentin e jashtëzakonshëm të Amy-t. Falë fondacionit kuptuam se historia e vërtetë e sëmundjes së saj mund të ndihmojë shumë njerëz që mund të jenë në të njëjtën situatë. Me Alison e ...

Lexo më shumë

Arnold Schwarzenegger mund të interpretonte Thanos në “Avengers: Infinity War”

Krijuesi i Thanos, Jim Starlin deklaroi se fillimisht kishte parashikuar një aktor me “zë të thellë” si Arnold Schwarzenegger për të luajtur titanin e lig në filmin “Avengers: Infinity War”. Në fund rolin e fitoi Josh Brolin, i cili bëri një punë të paharrueshme me këtë personazh që u krijua fillimisht për ‘Marvel Comics’ në vitin 1973. “Në fillim nuk shikoja dike si Brolin për rolin e Thanos. Kur na u prezantua teknologjia e re, po mendoja për dikë si Arnold Schwarzenegger, dikush me ‘zë të thellë’. Kjo ishte e vetmja gjë që kisha në axhendë aq sa po mendoja se kush do të ishte. Por, pas shikimit të Brolin në rolin e Thanos nëpërmjet teknologjisë më të fundit në ...

Lexo më shumë

Ekranizohet “Grand Theft Auto”, vjen një dokumentar rreth videolojës

Videolojërat janë ende në qendër të vëmendjes ku mësohet se do të realizohet një dokumentar rreth një prej videolojërave më popullore në botë, “Grand Theft Auto V”. Dokumentari do të titullohet “The Billion Dollar Game” është një prej projekteve që do të prezantohet në muajin nëntor në “American Film Market”. “The Billion Dollar Game” është prodhuar nga “Salon Pictures” dhe me regjisor Rob Ryan. Që nga debutimi, në shtatorin e vitit 2013, “Grand Theft Auto 5” ka shitur 100 milionë kopje dhe ka fituar 1 miliard dollarë në vetëm tre ditë. Source: Televizion

Lexo më shumë

Ylli i “Game of Thrones” mund të jetë James Bondi i ri

Aktori i serialit të famshëm “Game of Thrones”, Richard Madden raportohet se është numri një i listës së producentes Barbara Broccoli për të qenë James Bondi i ri. Daniel Craig do të luajë në filmin e ardhshëm “Bond 25”, ku do të jete edhe interpretimi i tij i fundit. Richard Madden luaji rolin e Robb Stark në serialin “Game of Thrones” ku u vra gjatë Masakrës së Dasmës së Kuqe në sezonin e tretë. Tani, duket se 32-vjeçarit mund t’i bashkohet sagës “James Bond”, ku së shpejti do t’i ofrohet roli i agjentit 007. Source: Televizion

Lexo më shumë

Transformimi i aktores së njohur në filmin e ri

Filmi “Come Away” i Angelina Jolie ka përfunduar xhirimet zyrtarisht dhe fansat s’po mund të ndalen duke folur për pamjen e saj të mahnitshme në një selfie bashkë me grupin. Në foto, Angelina është bionde. View this post on Instagram Our film COME AWAY is now in the can! Can’t wait to share this magical reimagining of Alice in Wonderland and Peter Pan with you all. ?? A post shared by David Oyelowo (@davidoyelowo) on Oct 13, 2018 at 11:38am PDT Source: Televizion

Lexo më shumë

Krahas “Martesa”, edhe 86 filma të tjerë në garë për “Oscar”

Janë gjithsej 87 filma që do të konkurrojnë për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në ceremoninë “Oscar 2019”. Edhe pse nominimet do të bëhen të ditura më 22 janar të vitit 2019, kanë nisur fjalët dhe favoritët kryesorë për filmat më të mirë që vijnë nga 87 shtete. Në këtë listë është edhe filmi “Martesa” me regji nga Blerta Zeqiri dhe është përfaqësimi kosovar që këtë vit tenton të hyjë në listën e ngushtë, e pse jo edhe të triumfojë në fund. Bosnja në këtë garë do të konkurrojë me “Never Leave Me” – me historinë e tre refugjatëve sirianë që jetojnë në qytetin turk Sanliurfa. Mali i Zi konkurron me filmin “Iskra” ndërsa Serbia me filmin ...

Lexo më shumë

“Delegacioni”, premierë botërore në festivalin e Varshavës

Filmi shqiptar “Delegacioni” jepet premierë botërore në “Warsaw Film Festival”. Projekti kinematografik që nisi nga Artan Minarolli me skenar shkruar prej tij u përfundua nga regjisori Bujar Alimani. Festivali që ka nisur në Poloni do të zhvillohet deri më datën 21 tetor dhe është një nga më të rëndësishmit për filmin. Festivali këtë vit zhvillon edicionin e 34 dhe sjell në konkurrim dhe filma të tjerë të huaj. Aktorë në role janë Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa për të vijuar me Xhevdet Ferin, Kasem Hoxha. Në role janë dhe Rovena Lule, Bislim Muçaj, Kristaq Skrami, Mehmet Xhelili, Jorgaq Tushe, Todi Llupi, Lulzim Zeqja, Mirela Naska, etj. Me një kastë aktorësh të njohur të kinemasë shqiptare, filmi “Delegacioni” nis ngjarjet në tetor ...

Lexo më shumë

Liam Neeson rikthehet fuqishëm me filmin e ri

Liam Neeson do të jetë protagonisti i filmit aksion të titulluar “Honest Thief”. Ky projekt është shkruar nga Steve Allrich dhe do të ketë si regjisor Mark Williams. Filmi do të tregojë historinë e një hajduti bankash (Neeson), i cili pasi u përpoq të “pushojë nga puna” pasi dashurohet  me një punonjëse, duhet të përballet me komplikimet që dalin pas takimit me një agjent të korruptuar të FBI-së. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin