Kategoritë: ArkivaTelevizion

Një tjetër film “Universal Soldier” do të pushtojë kinematë

Skenaristi i “The Equalizer”, Richard Wenk po shkruan skenarin e një tjetër “Universal Soldier”, filmi kult i vitit 1992, me regji të Roland Emmerich. Filmi i dha jetë një sage që zgjati deri në vitin 2012, me tre vazhdime, të gjithë me protagonist kryesore Jean-Claude Van Damme dhe më praninë e Dolph Lundgren. Ishte aftësia e tij që rindërtoi ngjarjet për ta bërë sagën të zgjaste në kohë, me kapitujt modernë thuajse të ndryshëm nga ata të viteve ’90. Duke folur për “Discussing Film”, Richard Wenk tha se po punon për një vizion të ri të sagës: “Mund të them vetëm se po përfundoj skenarin dhe bëhet fjalë për një fytyrë e re e filmit. Nuk është tamam një vazhdim. ...

Lexo më shumë

Rikthimi i Mary Poppins, një kryevepër

“Mary Poppins Returns”, filmi i ri “Disney”, me regji të Rob Marshall, i la pa fjalë ata të cilët mundën ta shikonin paraprakisht në një event në “AMC Century City Theatre”. “Regjisori Rob Marshall ka realizuar një kryevepër në përditësimin e një prej historive më të dashura të të gjitha kohërave”, -tha drejtuesi i një shtëpi prodhimi. “Është një histori joshëse, një film i gëzueshëm, me këngë alegro, koreografi mbresëlënëse dhe skena të animuara mahnitëse. “Disney” krijoi edhe njëherë një film për familje që do të zgjasë ndër vite”. Një tjetër drejtues shtëpie prodhimi deklaroi: “Është absolutisht filmi im i preferuar i vitit. Jam rritur me Mary Poppins dhe adhuroj gjithçka nga filmi origjinal, por edhe ky adaptim është i ...

Lexo më shumë

“Fantastic Beasts 3”, sërish me Johnny Depp

Aktori i famshëm Johnny Depp do të jetë edhe në pjesën e tretë të filmit “Fantastic Beasts”, që aktualisht është duke shfaqur pjesën e dytë të sagës. Filmi i tretë do të nisë xhirimet në mesin e vitit të ardhshëm dhe Depp ka bërë të ditur për “Collider” se mezi po pret të nisë punën për interpretimin edhe një herë tjetër të Gellert Grindelwald. Ishte e paqartë nëse Depp do të ishte sërish pjesë e kastit pas akuzave ndaj tij për dhunë ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard. Source: Televizion

Lexo më shumë

“The Brave”, produksioni shqiptaro-amerikan mirëpritet edhe në Kosovë

“The Brave” pati premierën edhe në Kosovë. Filmi ka në fokus të tij ka luftën e policëve të Repartit të Neutralizimit të Elementit të Armatosur, kundër mafiozit Frank Pedulla dhe grupit të tij. Një skuadër elitë e policisë shqiptare, Skuadra Shqiponjat, e specializuar për ndërhyrje të shpejtë ngarkohet me detyrën për të ndjekur një kriminel vendas të quajtur Ilir. Qëllimi i aksionit është të kapet Iliri në përpjekje për të luftuar prostitucionin dhe drogën që ka pllakosur kryeqytetin shqiptar. Gjithçka komplikohet papritur kur gjatë aksionit, miku më i mirë i Ilirit del që është një polic i infiltruar i Reneas, i quajtur Rei Cana, i painformuar që një repart tjetër i policisë po kryente një aksion aty. Kjo situatë bënë ...

Lexo më shumë

Surpriza e kësaj të shtune në “Shiko kush Luan”

Politikanë, përfaqësues të sportit dhe këngëtarë do të jenë pjesë e spektaklit ”Shiko Kush Luan” të Luana Vjollcës, këtë të shtunë në Top Channel. Përveç dy kapitenëve të çdo jave, Florjan Binaj e Adi Pojana, në studio do të përballen me lojërat këtë të shtunë edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli dhe këngëtaret Jonida Maliqi e Era Rusi. Ndërsa i ftuar special i mbrëmjes do të jetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka për një intervistë 180 sekonda me moderatoren dhe autoren e emisionit. “Shiko kush luan” mbledh çdo të shtunë përfaqësues të medias, politikës, publicistikës, imazhe influencuese të shoqërisë sonë dhe padyshim zërat e artë të vendit, përfshirë dhe ...

Lexo më shumë

Mbrëmje e filmit shqiptar në Toronto

Rikthehet për herë të dytë filmi shqiptar me metrazh të shkurtër në Toronto të Kanadasë. Këtë herë në zemër të qytetit, AGO’s Jackman Hall, të gjithë të pasionuarit pas kinematografisë do të kenë mundësinë më të mirë për të dëgjuar shqip. Kështu, më 3 nëntor, filmi bashkëkohor do të flasë shqip. Edhe këtë vit, pritet të ketë suksesin e vitit të kaluar ku të gjithë bileta u shitën në një kohë rekord ndërsa ky event ka mbështetjen e “Sunny Shores Travel” dhe “O’Grady’s Tap and Grill on College”. Lista e filmave: “Ballkoni”/The Balcony, Lendita Zeqiraj (2013) “Brenda ka Dritë”/ There is Light Inside, Rea Surroi & Dardan Selimaj (2014) “Giulia”, Rigers Shimaj (2017) “Qyteti i Mureve”/ City of Walls, Eno ...

Lexo më shumë

“Avengers 4”, Thor dhe Rocket Raccoon me kostume të reja

Lajmet e reja rreth “Avengers 4” vijnë në internet falë marketingut te filmit. Janë lodra të frymëzuara nga heronjtë e sagës “Avengers” duke zbuluar kostume shumë të ndryshme sesa në të kaluarën për Thor dhe Rocket Raccoon. Siç e shohim, kutia e lojës në fjalë tregon Thor dhe Rocket veshur me kostume futuristike. Veshja përfshin logon “Avengers” të shtypura në anën e majtë të gjoksit, që do të thotë se kostume vijnë nga Tony Stark. Është e mundshme që për “Avengers” të ketë aventura në hapësirë. Mbase ardhja e Captain Marvel mund t’i tërheqë ato në një aventurë kozmike të çmendur në kërkim të Thanos dhe kjo teori do të shpjegonte kostumet e reja. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Hobbs & Shaw”, fotoja e parë e Idris Elba si personazhi negativ

Dwayne Johnson postoi foton e parë të Idris Elba si personazhi negativ Brixton në spinoff-in e “Fast & Furious”, “Hobbs & Shaw”. Ky film do të rrëfejë aventurat e agjentit të “Diplomatic Security Service”, Luke Hobbs (Dwayne Johnson) dhe të vrasësit Deckard Shaw (Jason Statham). Spinoff-i mban firmën e Chris Morgan, skenaristit të “Fast & Furious” në vitin 2006. “Hobbs & Shaw” parashikohet të dalë në sallat e kinemave më 2 gusht 2019. Source: Televizion

Lexo më shumë

Dalin pamjet e para të filmit “Aladdin” dhe janë magjike

“Disney” publikoi trailerin e parë të filmit të ri “Aladdin”. Filmi i animuar i dashur nga të vegjël e të mëdhenj, i përshtatur në shumë forma nga përralla origjinale, pjesë e librit “Njëmijë e një net”, tani do të vijë sërish në ekran, por me personazhe realë. Ky film me regjisor Guy Ritchie vjen me rastin e 25-vjetorit skenik të tij dhe do ta ketë premierën botërore më 24 maj të vitit 2019. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin