Kategoritë: ArkivaTelevizion

Film për kukullën ikonike, ja kush ta jetësojë Barbie-n

Për kukullën ikonike, Barbie, së shpejti do të punohet për një film gjysmë të animuar për të, por me këto përmasa vështirë të gjendet një aktore për rolin e saj. Gjithsesi, qarkullojnë lajmë se aktorja e njohur Margot Robbie mund të jetë duke konkurruar pikërisht për të qenë “Barbie” e ardhshme. “The Hollywood Reporter” ka treguar se Margot është në bisedime e sipër me kompaninë “Warner Bros”. Filmi synon të arrijë standarde të larta dhe të mos ketë të njëjtin përfundim si ato me Amy Schumer dhe Anne Hathaway që u lanë përgjysmë. Thuhet gjithashtu se për prodhimin e filmit do të ngarkohet kompania e vetë aktores. Ky do të jetë një tjetër sukses për të. Barbie, përveç përmasave të ...

Lexo më shumë

“Ozark”, Netflix rivoton serialin për një sezon të tretë

“Ozark”, seria e Netflix me protagosnit Bateman dhe Laura Linney, mori dritën jeshile për një sezon të tretë, të përbërë nga 10 episode të reja, që do të debutojnë në ekran në vitin 2019. Seriali ka si protagonist Marty Byrde (Bateman) dhe të shoqen e tij, Wendy (Linney), të angazhuar në transferimin nga periferia e Chicago-s në një resort në Ozarks të Missouri-t. Drama eksploron zgjedhjet që kapitalizmi të detyron të marrësh, dinamikat familjare dhe luftën për mbijetesë, të parë nga sytë e një familjeje tradicionale amerikane. Sezoni i parë i serialit pati plot pesë nominime për çmimet “Emmy”, ndër të cilët edhe në kategorinë Aktorja më e Mirë. Në kast bëjnë pjesë gjithashtu Esai Morales, Julia Garner, Marc Menchaca, ...

Lexo më shumë

“Netflix” sjell Babagjyshin Kurt Russell për krishtlindje

“Netflix” mendon edhe për filmat për krishtlindje dhe me “The Christmas Chronicles” do të sjellë një Babagjysh fantastik si Kurt Russell, që është pak a shumë një histori paralele me tregimin tradicional. “The Christmas Chronicles” është një film familjar, ku Babagjyshi Russell ndërvepron me familjen Pierce, e cila portretizohet nga Kimberly Williams-Paisley, Oliver Hudson, Judah Lewis dhe Darby Camp. Në vigjiljen e krishtlindjes, fëmijët e familjes Pierce presin një video nga Babagjyshi, por ai ka të tjera plane. Dhe me afrimin e periudhës festive të fundvitit, “Netflix” nxori dhe trailerin e parë zyrtar të filmit.   Source: Televizion

Lexo më shumë

“Charlie’s Angels” në aksion, vajzat nisin aventurën

Një tjetër prodhim kinematografik “Charlie’s Angels” është në realizim e sipër dhe protagonistet kryesore Kristen Stewart, Naomi Scott dhe Ella Balinska kanë nisur aventurën e re. Sapo janë publikuar disa foto nga sheshi i xhirimit të filmit, që pritet të dalë në kinema më 27 shtator 2019. Doug Miro e Carlo Bernard kanë shkruar së bashku skenarin e filmit, në të cilin do të interpretojnë edhe Patrick Stewart dhe Elizabeth Banks, që është dhe regjisorja, të dy në rolin e Bosley-t. Ka pasur shumë realizime të historisë së Engjëjve të Çarlit, por ndër më të famshmet mbetet ajo me protagoniste kryesore Cameron Diaz, Drew Barrymore e Lucy Liu, në vitin 2003. Source: Televizion

Lexo më shumë

Lady Gaga në çdo zhanër, e pret Ursula te “Sirena e vogël”

Lady Gaga ka marrë elozhe të rëndësishme për interpretimin në filmin e Bradley Cooper “A Star Is Born” dhe tani duket se “Disney” ia ka vënë syrin për rolin ikonë në historinë e kinemasë së animuar. Këngëtarja është në krye të listës për karakterin e Ursulës në versionin live action të “The Little Mermaid”. Emri i Gagës nuk është i vetmi që qarkullon për rolin e shtrigës së keqe nënujore, në prodhimin e ri kinematografik, me aktorë realë, të klasikut “Disney”. Ndërsa për rolin kryesor, atë të sirenës Ariel, është përmendur Zendaya. “Sirena e vogël” doli në sallat e kinemave amerikane në vitin 1989 dhe u prezantua jashtë konkursit në Festivalin e Cannes 1990. Është një ndër sukseset e animuara ...

Lexo më shumë

Ja se si do të tingëllojë “Creed II”

“Variety” konfirmoi se do të jetë producenti dhe tekstshkruesi amerikan Mike WiLL Made-It që do të merret me produksionin e muzikës së “Creed II”, filmi i dytë i sagës që do të ketë sërish për protagonistë Michael B. Jordan e Sylvester Stallone. Kompozitori Lugwig Göransson dhe supervizorët muzikor Fam Rothstein e Jen Malone do të punojnë së bashku me Mike WiLL Made-It për këngët e filmit. “Në fillim pashë sekuenca të “Creed II” dhe më pas krijova një listë me këngë, përmes të cilave njerëzit mund të punonin, qetësoheshin, apo të kalonin cilëndo luftë që i korrespondonin skenave të filmit. Është e rëndësishme t’u tregosh gjeneratave të reja se muzika e filmit mund të jetë ekzaltuese po aq sa dhe ...

Lexo më shumë

Nga Marvel në DC, Dave Bautista në “Suicide Squad 2”?

Duket sikur Daut Bautista është i etur të hyjë në “Suicide Squad 2” tani që James Gunn është në bord për skenarin dhe ndoshta edhe regjinë. Ishte një ditë e madhe dhe interesante për universin DC, pasi kohët e fundit doli në dritë se “Warner Bros” kishte zgjedhur Gunn për të marrë përgjegjësinë krijuese për vazhdim e filmit. Kjo vjen pasi “Disney” largoi Gunn nga “Guardians of the Galaxy Vol. 3”. Me James tani në bord, Bautista ka shprehur tashmë gatishmërinë e tij për të bërë kalimin nga Marvel në DC, “Ku duhet të firmos?”, shkoi ish-ylli i WWE. Source: Televizion

Lexo më shumë

Zbulohet titulli i filmit “Rambo 5”

Sylvester Stallone ka nisur xhirimet e kapitullit të pestë të filmave “Rambo”. Mësohet se ky projekt titullohet “Rambo 5: Last Blood”. Do të jetë ky filmi i fundit? Kujtojmë se Stallone luajti për herë të parë John Rambo në vitin 1982 në filmin “First Blood”. Historia e “Rambo 5” do të zhvillohet në Meksikë dhe do të tregojë John Rambo, i cili do të bashkohet me një gazetar kundër një bande të trafikimit të qenieve njerëzore, të cilët kanë rrëmbyer një grup vajzash lokale. Më parë ishte raportuar se Rambo do të përballej me një kartel droge pasi vajza e tij u rrëmbye. Është ende e paqartë nëse vajza e tij do të jetë një nga të rrëmbyerat në historinë ...

Lexo më shumë

Zyrtare! “World War Z” me kapitull të dytë

“World War Z” më në fund do të ketë një kapitull të dytë. Producentët konfirmuan se David Fincher do të nisë xhirimet e projektit të shumëpritur në vitin 2019 me protagonist Brad Pitt në rolin e Gerry Lane, një nëpunës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që përballet me një epidemi që i transformon qeniet njerëzore në zombie dhe bëhet mundësia e vetme për të shpëtuar njerëzimin. Filmi pati një sukses të madh duke arkëtuar 540 milionë dollarë. Source: Televizion

Lexo më shumë

“The Rock” nuk pushon, prezanton filmin e ri

“Netflix“ siguroi të drejtat e një vepre të shkrimtarit Tom Wheeler (The Lego Ninjago Movie) aktualisht i titulluar “Henry and the Statesmen”. Ky film ka si regjisor Jake Kasdan ndërsa Dwayne “The Rock” Johnson do të jetë producenti. “Netflix është partneri dhe platforma ideale për ne që të vazhdojmë që të argëtojmë audiencën tonë globale. Këta personazhe të ndryshëm flasin për një trashëgimi tregimesh që është më e rëndësishme se kurrë dhe përfshin një audiencë mbarëbotërore pavarësisht nga mosha, gjinia, raca ose gjeografia“, theksoi The Rock. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin