Kategoritë: ArkivaTelevizion

Zyrtare! “Black Panther” me kapitull të dytë

“Black Panther” do të ketë edhe kapitullin e dytë dhe regjisor do të jetë Ryan Coogler, i cili do të rikthehet në botën e Wakandas pas suksesit të jashtëzakonshëm. Për momentin studioja nuk ka zbuluar asgjë nga historia e re e T’Challa, personazhi i interpretuar nga aktori Chadwick Boseman dhe as datën e debutimit në ekranin e madh. Sipas “Variety”, xhirimet priten të nisin në fund të vitit 2019 ose në fillim të 2020-ës. Coogler do të jetë edhe skenaristi ku do të nisë punën pas përfundimit të “Wrong Answer”, projekt në të cilin do të bashkëpunojë përsëri me Michael B. Jordan. “Black Panther” ka arkëtuar 1.3 miliardë dollarë, nga të cilat 700 milionë vetëm në SHBA dhe ka pasur ...

Lexo më shumë

“Vip Club”, emisioni më i ri në Top Channel

Jeta e personazheve të njohur përtej ekranit dhe rrjeteve sociale do të vijë në një emision të ri në Top Channel. Angela Martini do të jetë e para që do të “zbërthehet” në “Vip Club”. Emisioni më i ri në Top Channel, “Vip Club”, nën drejtimin e e bukuroshes së ekranit Klea Huta, nis udhëtimin ditën e diel në orën 17:05 me Angela Martinin. Supermodelja me prejardhje nga Shkodra, e cila jeton në Los Anxhelos, bisedon për kafenë e saj të preferuar, për shtëpinë e saj të ëndrrave dhe për çelësin e suksesit të martesës dhe karrierës, por edhe shumë e shumë të pathëna dhe të papara më parë. Mos harroni! “Vip Club”, të dielën ora 17:05, në Top Channel. ...

Lexo më shumë

Scarlett Johansson me një film vetëm për “Black Widow”

“Marvel” po përshpejton produksionin për filmin e shumëpritur mbi personazhin e Vejushës së Zezë. “The Hollywood Reporter” shkruan se Scarlett Johansson do të paguhet me 15 milionë dollarë, për të realizuar këtë projekt. Johansson e ka interpretuar Natasha Romanov në shtatë filma, mes të cilëve “Iron Man 2”, “Avengers”, “Capitan America: Winter Soldier”, “Avengers: Age of Ultron”, “Capitan America: Civil War”, “Avengers: Infinity War” dhe në atë të radhës “Avengers 4”. Shifra e paraqitur nga media e ngre në një standard tjetër një film rreth një personazhi, që nuk shkon më shumë se 5 milionë dollarë. Në vitin 2008, Robert Downey Jr. mori vetëm 500.000 dollarë për rolin e tij në “Iron Man”, ndërsa Chadwick Boseman rreth 2 milionë dollarë ...

Lexo më shumë

Lady Gaga e Bradley Cooper drejt “Oscar”-it

Në Hollywood rriten ethet e “Oscar”-it për “A star is born”, filmi me protagonistë Lady Gaga e Bradley Cooper, që është edhe regjisor. Bastvënësit e kanë nxjerrë si një ndër titujt kryesorë. Filmi ka arritur deri tani në SHBA arkëtime rreth 44 milionë dollarë, një rezultat i mirë krahasuar me 80 të “Venom”. Ndërsa kolona zanore mund të arrijë në klasifikime me një parashikim prej 200 mijë kopjesh të shitura mes CD, download e streaming. “Ishte një kombinim perfekt i eventeve: doja të rrëfeja një histori dashurie, e dija që doja të drejtoja një film dhe kur mendova për këtë histori thashë me vete: “Është një minierë që mund ta rindërtojmë”. Kisha nevojë për një nimfë njerëzore dhe erdhi ajo”, ...

Lexo më shumë

MeToo në kinema, film për abuzimet në Fox

Lëvizja #MeToo nisi të japë frytet kinematografike. Çështja e ngacmimeve seksuale që përfshiu “Fox News” do të bëhet film, prodhuar nga Charlize Theron. Malcolm McDowell është zgjedhur për të interpretuar Rupert Murdoch në filmin që do të tregojë për skandalin që çoi në fundosjen e Rogert Ailes. Projekti do të përqendrohet mbi një grup nëpunësesh që penguan seksizmin e “Fox News”, duke rrëzuar zotërinë e fuqishëm të lajmeve. Në kastin e aktorëve janë edhe Nicole Kidman, që do të interpretojë Gretchen Carlson, gruaja që paditi Ailes për ngacmime në korrik 2016, Charlize Teron do të jetë Megyn Kelly, një yll i rrjetit televiziv, që vendimi për ta publikuar historinë e abuzimeve bëri kthesën e çështjes, si dhe Margot Robbie do ...

Lexo më shumë

“A star is born”, Lady Gaga e Bradley Cooper drejt “Oscar”-it

Në Hollywood rriten ethet e “Oscar”-it për “A star is born”, filmi me protagonistë Lady Gaga e Bradley Cooper, që është edhe regjisor. Bastvënësit e kanë nxjerrë si një ndër titujt kryesorë. Filmi ka arritur deri tani në SHBA arkëtime rreth 44 milionë dollarë, një rezultat i mirë krahasuar me 80 të “Venom”. Ndërsa kolona zanore mund të arrijë në klasifikime me një parashikim prej 200 mijë kopjesh të shitura mes CD, download e streaming. “Ishte një kombinim perfekt i eventeve: doja të rrëfeja një histori dashurie, e dija që doja të drejtoja një film dhe kur mendova për këtë histori thashë me vete: “Është një minierë që mund ta rindërtojmë”. Kisha nevojë për një nimfë njerëzore dhe erdhi ajo”, ...

Lexo më shumë

Johnny Depp konfirmon rikthimin në “Fantastic Beasts 3”

Aktori i famshëm Johnny Depp konfirmoi se do të rikthehet si Grindelwald në filmin “Fantastic Beasts 3”. Në një intervistë të fundit, aktori i “Pirates of the Caribbean” deklaroi se sa shumë e dashuron punën në dy filmat e parë të “Fantastic Beasts” dhe shprehu emocionet për filmin e tretë, i cili me shumë mundësi do të nisë xhirimet në vitin 2019. “E dashuroj pasi është një arenë ku mund të fluturosh përreth dhe të provosh gjëra të ndryshme dhe të afrohesh me personazhin akoma më shumë”, deklaroi Depp. Source: Televizion

Lexo më shumë

Zbulohet personazhi negativ i filmit “Rambo: Last Blood”

Ylli i filmave aksion Sylvester Stallone po përgatitet për t’u rikthyer në rolin e John Rambo në filmin e shumëpritur “Rambo: Last Blood”. Pas lajmit se aktorja Paz Vega ka nënshkruar për një rol kryesor, e cila u bë anëtarja e dytë e këtij kasti, tani vjen një lajm tjetër. Aktori spanjoll Sergio Peris-Mencheta është përzgjedhur si personazhi negativ i këtij filmi, i cili do të përballet me Stallonen. Historia e “Rambo 5” do të zhvillohet në Meksikë dhe do të tregojë John Rambo, i cili do të bashkohet me një gazetar kundër një bande të trafikimit të qenieve njerëzore, të cilët kanë rrëmbyer një grup vajzash lokale. Më parë ishte raportuar se Rambo do të përballej me një kartel ...

Lexo më shumë

“Haunted”, dokumentari tmerrues me histori të vërteta

“Haunted”, dokumentari/serial i ri i “Netflix”, do të vijë në streaming më 19 tetor dhe tani është publikuar traileri i parë i projektit të dedikuar historive të vërteta tmerruese dhe frikësuese. Në qendër të episodeve do të jenë tregime të personave të thjeshtë që kanë përjetuar në të kaluarën e tyre eksperienca të tmerrshme, të sjella në ekran përmes rindërtimeve drithëruese. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Ozark”, Netflix rinovon serialin për një sezon të tretë

“Ozark”, seria e Netflix me protagosnit Bateman dhe Laura Linney, mori dritën jeshile për një sezon të tretë, të përbërë nga 10 episode të reja, që do të debutojnë në ekran në vitin 2019. Seriali ka si protagonist Marty Byrde (Bateman) dhe të shoqen e tij, Wendy (Linney), të angazhuar në transferimin nga periferia e Chicago-s në një resort në Ozarks të Missouri-t. Drama eksploron zgjedhjet që kapitalizmi të detyron të marrësh, dinamikat familjare dhe luftën për mbijetesë, të parë nga sytë e një familjeje tradicionale amerikane. Sezoni i parë i serialit pati plot pesë nominime për çmimet “Emmy”, ndër të cilët edhe në kategorinë Aktorja më e Mirë. Në kast bëjnë pjesë gjithashtu Esai Morales, Julia Garner, Marc Menchaca, ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin