Kategoritë: ArkivaTelevizion

“Gardhi” triumfon në Hamptons Film Festival

Filmi “Gardhi”, nga Lendita Zeqiraj, fitoi çmimin kryesor në Hamptons Film Festival në ShBA, duke iu ofruar edhe më afër mundësisë për t’u nominuar për “Oscar”. “Gardhi” është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De Francedhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës. Në këtë film luajnë Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Çelaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina. Source: Televizion

Lexo më shumë

Premiera televizive e “Tatort”, luan dhe një aktor shqiptar

Mbrëmjen e kaluar në televizionet gjermane, austriake dhe zvicerane u dha premiera televizive e serialit gjerman “Tatort”, pjesa “Tod und Spiele”, në të cilën luan edhe aktori shqiptar Ilir Rexhepi. Regjinë e episodit filmik e ka bërë regjisorja gjermane Maris Pfeiffer, prodhuar nga produksioni filmik “Warner Bros”. Seriali filmik “Tatort” realizohet që nga viti 1970 dhe njihet si kult-seriali më i adhuruar në vendet gjermanofolëse. Ky serial i zhanrit krim ka krijuar tashmë traditë për të angazhuar vazhdimisht aktorë të mirënjohur të kinematografisë së vendeve gjermnaofolëse. “Tatort” transmetohet në prime-time çdo të diel nga ora 20:15 në televizionet qendrore publike gjermane, austriake dhe zvicerane si ARD, ORF, SRF etj., ndërsa reprizohet më pas në shumë televizione të tjera europiane dhe ...

Lexo më shumë

Robin Wright, presidentja karizmatike e “House of Cards 6”

Falë “Netflix” fansat mund të shohin trailerin e sezonit 6, tepër të pritur, të “House of Cards”, i pari, dhe historik, serial origjinal i shërbimit streaming, që po mbyllet para kohe, prej akuzave kundër Kevin Spacey. Ashtu sikurse u bë e ditur javë më parë, Frank Underwood i Spacey do të vdesë në fillim të sëzonit dhe vendin e tij, si presidente e SHBA-së, do ta zërë e shoqja, Claire Underwood, tani, protagonistja kryesore e interpretuar nga Robin Wright. Duke folur për kolegun Spacey dhe akuzat për ngacmime seksuale, të ngritura edhe nga disa pjesëtarë të “House of Cards”, Wright deklaroi: “Nuk njihja burrin, por aktorin. Nuk kishin shoqëri jashtë sheshit të xhirimit. Kishim një raport profesional dhe i respektueshëm. ...

Lexo më shumë

Fansi bën kritikat realitet, filmat “Marvel” bëhen serial

Një ndër kritikat më të mëdha për prodhimet e universit “Marvel Cinematic” është se më shumë se filma duken si seriale, që episodet i shikon në kinema. Një fans, i tërhequr ndoshta nga këto kritika, vendosi të rimontojë filmat e parë të studios duke i transformuar në seriale televizive me episode që zgjasin nga rreth 50 minuta, madje dhe me sekuencë pas titrave të mbarimit. Episodet e para përfshijnë historitë e “Iron Man”, “The Incredible Hulk” dhe “Captain America”. Më pas synon të realizojë edhe episode rreth “Thor”. Fansi deklaroi se do të jenë 10 episode, ku do të përfshihen edhe “The Avengers”. I fundit do të publikohet online më 14 nëntor. Një nismë interesante, që ka ngjallur kureshtjen e ...

Lexo më shumë

Ridley Scott debuton si regjisor televiziv në moshën 80-vjeçare

Në moshën 80-vjeçare, Ridley Scott do të ulet për herë të parë pas kamerës për të drejtuar një serial televiziv. Rrjeti amerikan “TNT” urdhëroi prodhimin e sezonit të parë të “Raised by Wolves”, ku regjisori do të punojë me një temë të dashur për të, fantashkencën. Seriali tregon historinë e dy androideve të ngarkuar për të rritur fëmijët njerëzorë në një planet të mistershëm të pacenuar. Scott deklaroi: “Kam kërkuar gjithnjë horizonte për fantashkencën dhe arrita ta gjeja në këtë histori origjinale. Një botë ndryshe është fantastike, plot karaktere të vendosur para pyetjeve të mëdha të së njëjtës ekzistencë: çfarë na bën qenie njerëzore? Çfarë do të thotë të jesh një familje? Nëse do të mundeshim të nisnim nga zeroja, ...

Lexo më shumë

20 vjet “Titanic”, disa kuriozitete mbi kryeveprën e James Cameron

Kanë kaluar 20 vjet qëkur Leonardo DiCaprio e Kate Winslet mallëngjyen publikun me historinë e dashurisë në “Titanic”, një ndër filmat më të arrirë në historinë e kinemasë. Për të celebruar këtë përvjetor të rëndësishëm, Italia nderon kryeveprën e James Cameron duke e shfaqur për tre ditë në kinema, deri me 10 tetor. Pas një suksesi planetar dhe 11 çmime “Oscar”, për filmin ka ende kuriozitete të cilat ndoshta jo të gjithë i dinë. Ja disa prej tyre: Kate Winslet refuzoi të vishte tutën mbrojtëse për skenat e xhiruara në ujë, për të qenë më reale. Dhe kështu u ftoh me pneumoni. Zgjatja e filmit, 2 orë e 40 minuta, është pikërisht aq sa iu desh “Titanikut” për t’u fundosur. ...

Lexo më shumë

“Rambo 5”, pas Sylvester Stallone zbulohet aktorja e re

Ylli i filmave aksion Sylvester Stallone po përgatitet për t’u rikthyer në rolin e John Rambo në kapitullin e pestë të filmave “Rambo”. Deri më tani nuk ka pasur asnjë lajm rreth aktorëve të tjerë përkrahë tij. Raportohet se aktorja Paz Vega ka nënshkruar për një rol kryesor dhe bëhet anëtarja e dytë e këtij kasti. Historia e “Rambo 5” do të zhvillohet në Meksikë dhe do të tregojë John Rambo, i cili do të bashkohet me një gazetar kundër një bande të trafikimit të qenieve njerëzore, të cilët kanë rrëmbyer një grup vajzash lokale. Më parë ishte raportuar se Rambo do të përballej me një kartel droge pasi vajza e tij u rrëmbye. Është ende e paqartë nëse vajza ...

Lexo më shumë

“Natale a 5 Stelle” do të zbukurojë Krishtlindjen!

“Natale a 5 Stelle” është filmi i parë italian i “Netflix” dhe skenografia është bazuar nga komedia “Out of Order” e Ray Cooney. Historia e filmit: “Po afrohet Krishtlindja. Një delegacion politik italian, me në krye Kryeministrin, është në një vizitë zyrtare në Hungari. Përveç angazhimeve politike, Kryeministri mendon që të kalojë, në mënyrë të fshehtë, disa orë në shoqërinë e një deputeteje të re nga opozita në udhëtim me delegacionin. Gjithçka duket se po shkon mirë derisa të dy gjejnë një kufomë në suitën luksoze të hotelit. Për të mos përfunduar në mes të një skandali, nëse do të zbulohej, i besojnë ndihmës së asistentit të Kryeministrit.” Source: Televizion

Lexo më shumë

Filmi “Bodied”, Eminem prezantoi betejën më të ashpër të repit

“Bodied” është një film rreth betejave të rapit në SHBA dhe tani ka dalë edhe traileri zyrtar. Legjenda e Hip Hop-it, Eminem është producenti i këtij filmi dhe shfaqet me seriozitet kultura e betejës rap. “Bodied” ka edhe disa paralele mjaft të qarta me “8 Mile”, gjë që ka kuptim, duke pasur parasysh se Eminem është përfshirë drejtpërsëdrejti. Dikush edhe mund të akuzojë se disa nga përmbajtjet janë ofendues. Për ata që nuk janë lehtësisht të ofenduar, kjo duket si një domosdoshmëri. “Bodied” është historia e Adam Merkin, një student i cili aksidentalisht bëhet një reper dhe suksesi i të cilit shkakton zemërim. Ky film do ta ketë premierën në ekranin e madh më 2 nëntor. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Macchine Mortali”, traileri i filmit të ri të Peter Jackson

Pas një pritjeje me shumë kureshtje, u publikua traileri i “Macchine Mortali”, filmit të ri të Christian Rivers, i përshtatur nga libri i Philip Reeve. Filmi i metrazhit të gjatë është prodhuar nga Peter Jackson, që u kujdes gjithashtu edhe për skenografinë, i mbështetur edhe nga partneri i tij i pandarë Philippa Boyens dhe gruaja e tij Fran Walsh. Në një tokë të mbetur thuajse pa jetë dhe e izoluar pas një lufte shkatërruese, qytetërime më të avancuara gjejnë momentin e duhur të godasin. Hisotria përqendrohet në të riun londinez Tom (Robert Sheehan), që bie nga “makina e vdekjes” në shkretërishkretërirën e tokës. Filmi do të projektohet në ekranin e madh të kinemasë më 13 dhjetor. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin