Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Adele, më e pasura ndër nën 30-vjeçarët e famshëm në Britani

Me rreth 170 milionë euro, Adele fiton edhe për vitin 2018 titullin e yllit britanik më të pasur ndër të famshmit nën 30 vjeç. Këngëtarja kryeson klasifikimin, e realizuar nga revista “Hello”, për të tretin vit radhazi. Pas saj renditen Ed Sheeran dhe Daniel Radcliffe. Edhe pse nuk është shfaqur shumë që pas turneut botëror që përfundoi në verë dhe nuk ka publikuar asgjë të re, Adele arrin sërish të fitojë. Në vitin 2017 arkëtoi mbi 10 milionë euro nga shitjet diskografike, ndërsa turneu gjeneroi rreth 47 milionë euro. Ed Sheeran u ngjit me një vend në klasifikim nga viti i kaluar. Kantautori 27-vjeçar e rriti pasurinë e tij nga 65 milionë euro në vitin 2017 në 105 milionë, falë ...

Lexo më shumë

“One Direction” “on top” edhe pse janë ndarë

Edhe pse “One Direction” nuk janë më një grup, fansat e tyre nuk kanë reshtur së mbështeturi dhe madje i kanë bërë të arrijnë rezultate mbresëlënëse. Videoklipi i këngës “What Makes You Beautiful”, i dalë në vitin 2001, sapo ka kaluar kuotën 1 miliard klikime në “YouTube”. Fansat, “Directioners”, janë tepër entuziastë për këtë arritje dhe kanë shprehur kënaqësinë edhe në “Twitter”, duke e çuar hashtagun “#WMYBTo1Billion” në majë të “trend topic”.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Ermal Meta, i dërguari i MTV Itali në EMA

“MTV EMA” është një ndër eventet muzikore që mezi priten dhe të gjithë shikojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe spektaklin, por jo shumë kanë mundësi të shohin se çfarë ndodh pas skene. Ermal Meta do të jetë ambasador special i MTV Itali. Fitues i edicionit të vitit të kaluar në kategorinë “Best Italian Act”, Ermal Meta do të udhëtojë në Bilbao, për të zbuluar të gjitha sekretet e “MTV EMA”, së bashku me Yuri Gordon. Këngëtari shqiptar e bëri njoftimin në faqen e tij në “Facebook”, duke ftuar të gjithë fansat për ta ndjekur në këtë lloj rrugëtimi aventurë. “MTV EMA 2018” do të zhvillohet në “Bilbao Exhibition Centre”, mbrëmjen e së dielës, më 4 nëntor. Source: Tendence

Lexo më shumë

Me 5 milionë shikime në “Instagram”, Salif bëhet yll me “Moonwalk”

Salif Gueye, i njohur si Salif la Source, i cili prej 5 vjetësh interpreton si kërcimtar rruge në Paris, ka bërë për vete thuajse të gjithë botën. Në pak ditë, videoja ku interpreton kërcimin e Michael Jackson, “Moonwalk”, është bërë tepër e klikuar në “Instagram”, 5 milionë persona e kanë parë në 5 ditë. Fama e tij tashmë është bërë globale dhe i riu synon Amerikën. “Dhe të thuash se për pak do ta fshija atë video, sepse m’u duk shumë elementare”, -deklaroi djaloshi 22-vjeçar. Nuk e menduan kështu ylli i basketbollit LeBron James dhe aktori e kampioni i wrestling Dwayne “The Rock” Johnson, të cilët e shpërndanë videon në llogarinë e tyre, duke rritur me shpejtësi shikimet në pak ...

Lexo më shumë

Macja ‘sfilon’ në pasarelë, videoja bëhet virale

Një mace është futur në pasarelën e një shfaqjeje mode në Turqi. Kafsha shtëpiake u shfaq papritur në rolin e një modeleje duke ‘shokuar’ personat që ndodheshin aty për të ndjekur sfilatën e modës. Videoja që u bënë virale, tregon macen në Esmond International Fashion Show në Stamboll. Stilistja Gossip Hakki Ali tha se askush nuk e di se mbërriti në pasarelë ‘modelja’ e mbuluar me qime. Source: Tendence

Lexo më shumë

Zbulohet arsyeja e mbidozës së Demi Lovatos

Kanë kaluar 90 ditë që kur Demi Lovato u shtrua me urgjencë në rrezik për jetën pas një mbidoze heroine. Për të përditësuar fansat me gjendjen e saj shëndetësore mamaja e këngëtares ka folur me zemër të hapur. Ajo ka rrëfyer se gjendja e 25-vjeçares është përmirësuar shumë megjithatë varësia e saj është e barabartë me një sëmundje bakteriale, shumë e vështirë për t’u kuruar. Ndërkohë që ajo po lufton çdo ditë që ta tejkalojë këtë barrierë, mamaja e saj Dianna De La Garza ka theksuar se arsyeja që mund ta ketë çuar vajzën e saj në mbidozë është humbja e 5 familjarëve përgjatë gjithë vitit 2018. “Ne humbëm stërgjyshërit e Demit madje edhe 2 xhaxhallarët e saj brenda pak ...

Lexo më shumë

Qëllohet për vdekje reperi i famshëm

Reperi amerikan Young Greatness ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare pasi  është qëlluar për vdekje në New Orleans. Emri i tij vërtetë është Theodore Jones, i cili është i njohur për hitin “Moolah” që doli në treg në vitin 2015 dhe ka arritur mbi 30 milionë klikime. Në raportimet e medieve të huaja thuhet se Young Greatness u qëllua jashtë restorantit “Waffle House”. Mjeku konfirmoi identitetin e tij duke zbuluar se vdekja u shkaktua nga një plagë me armë zjarri. Policia ka nisur kërkimet për dy persona të dyshuar. Kënga “Moolah” arriti kulmin duke arritur numrin 85 në listën e këngëve më të dëgjuara pasi u ripërpunua nga reperët Lil Wayne dhe Yo Gotti. Source: Tendence

Lexo më shumë

Selena Gomez bie nga froni! Ja kush është personi më i ndjekur në “Instagram”

Selena Gomez nuk është më personi më i ndjekur në rrjetin social “Instagram”. Është pikërisht futbollisti i Juventusit Cristiano Ronaldo, ai që ka rrëzuar nga froni këngëtaren e famshme. Ronaldo ka qenë për një kohë të gjatë pas Gomez dhe arriti të kapërcente në vend të parë me një diferencë shumë të vogël ndjekësish. Pra, Selena ka 144,308,767 ndjekës, ndërsa ai ka 144,309,204. Ndaj nuk është përfundimtare, kjo mund të ndryshojë nga momenti në moment. Source: Tendence

Lexo më shumë

Sekretet mbretërore që fshihen për shumë vite

Edhe 20 vjet pas vdekjes së parakohshme të saj, ne ende po mësojmë pjesë që nuk i dinim nga princesha e Uellsit, madje edhe fakte të errëta për jetën personale të Princeshës “së Popullit”. Pjesa më e madhe e asaj që dimë për jetën personale të princeshës Diana është në sajë të audiokasetave që ajo vetë regjistroi. Sapo e kuptoi se martesa e saj me Princin Charles ishte drejt fundit, ajo e dokumentonte anën e saj të historisë në një regjistrues dhe i dha kasetat shokut të ngushtë të saj, Dr. James Colthurst. Ky i fundit ia dha gazetarit Andrew Morton, kështu që fjalët e saj mund të bëheshin publike. Nga këto kaseta, Mortoni publikoi biografinë “DIANA: Historia e saj ...

Lexo më shumë

Bon Jovi paralajmëron super turneun

Bon Jovi ka zbuluar detajet për turnen e madh, që do ta zhvillojë vitin e ardhshëm në stadiumet e Britanisë së Madhe, duke përfshirë shfaqjet në stadiumin “Wembley” të Londrës dhe “Anfield” të Liverpoolit. Bon Jovi do të zhvillojë koncert në “Anfield” më 19 qershor, ndërsa në “Wembley” më 21 qershor. Turneu, ndalesën e fundit do ta bëjë në “Coventry’s Ricoh Arena”, më 23 qershor. Biletat do të fillojnë të shiten më 2 nëntor. Duke zbuluar detajet e turneut, i pari i bendit Jon Bon Jovi ka thënë: “Ato shfaqjet e mëdha, qindra mijëra njerëz të gjithë së bashku sikur një, këtë e bëjmë ne. Jemi shumë të entuziazmuar se do të jemi bendi i parë që do të performojmë ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin