Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Drake thyen rekordin e “The Beatles”

Reperi kanadez arriti të thyejë rekordin e “Fab Four”, të vendosur në vitin 1964. Me 12 këngë, vetëm në një vit, në Top 10 të “Billboard Hot 100”, kaloi djemtë nga Liverpool-i, që mbeten në kuotën e 11 këngëve. Një tjetër rekord shtohet në listën e shumë arritjeve të Drake. Falë përfshirjes në këngën “Mia”, të Bad Bunny, këngëtari arriti në Top 10 të “Billboard Hot 100”, duke arritur kështu që vetëm gjatë vitit 2018 të ketë 12 këngë në pozicionet e para të klasifikimit amerikan. Për reperin kanadez kjo është një arritje që nuk ka precedentë në historinë e muzikës. Gjatë gjithë karrierës së tij, Drake ka fituar 105 çmime nga 474 nominime. Source: Tendence

Lexo më shumë

Meghan e ekzagjeron me transparencën, tregon veshjet intime

Veshjet e Meghan Markle janë vlerësuar gjithnjë dhe nuk munguan vlerësimet për gardërobën e përdorur gjatë udhëtimit në Zelandën e Re. Por, guxoi më shumë se ç’duhej me një fund blu, i cili në varësi të dritës ishte transparent dhe tregonte veshjen intime të dukeshës. Meghan ka sjellë një tjetër frymë mode në shtëpinë mbretërore, ka veshur pantallona, bluza të hapura në bust e shpatulla jashtë, madje edhe gjoksi në dukje. Source: Tendence

Lexo më shumë

Videoklipet që mund të përshtaten për Halloween

Halloween është një festë që celebrohet më shumë në Amerikë, por nuk mungojnë festimet edhe në vende të tjera të botës. Përveç zbukurimeve të frikshme, njerëzit mundohen të përshtaten me atmosferën dhe të shikojnë filma horror, por nuk mungojnë as të pasionuar pas muzikës. Ka disa videoklipe që do të shkonin shumë mirë në këtë ditë. Ja disa prej tyre: Queens Of The Stone Age – Burn The Witch (2006) Subsonica – Istrice (2011)   Marilyn Manson – The Beautiful People (1996)   Backstreet Boys – Everybody (Backstreet’s Back) (1997)   Aphex Twin – Come To Daddy (1997)   Michael Jackson – Thriller (1983)   The Cure – Lullaby (1989) Source: Tendence

Lexo më shumë

Kanye West i kthen shpinën presidentit Donald Trump

Kanye West ka reflektuar dhe ka dalë në përfundimin se është përdorur për të lëshuar mesazhe politike. Por tanimë e ka mësuar leksionin dhe ka vendosur të distancohet nga Donald Trump dhe lëvizja “Maga”. “Sytë e mi janë hapur dhe kuptoj se jam përdorur të shpërndaj mesazhet tek të cilat nuk besoj. Distancohem tërësisht nga politika dhe jam fokusuar tek të qenit vetëm kreativ” – shkruan në “Twitter” bashkëshorti i Kim Kardashian. Për ta përforcuar se nuk do të ketë më punë me presidentin amerikan, ai theksoi se ndihet keq për të gjithë personat që po kërkojnë azil si dhe për prindërit që luftojnë të mbajnë fëmijët e tyre larg dhunës dhe luftës. Source: Tendence

Lexo më shumë

Gazetarja e sportit zvogëlon gjoksin: Dua të më marrin seriozisht

Disa femra do të dëshironin shumë një gjoks të madh, por ky nuk është rasti i një gazetareje e njohur sporti e ESPN në Argjentinë. Natalia Jersonsky iu është nënshtruar një operacioni për të zvogëluar gjoksin në mënyrë që njerëzit ta “shohin në fytyrë kur flet”. 24-vjeçarja zbuloi se ka bërë operacion për të zvogëluar masën e gjoksit në mënyrë që njerëzit ta marrin seriozisht, “Dua që njerëzit të më shohin në fytyrë kur flas.” Ajo tha se çdo herë që publikonte një foto ku mendonte se dukej bukur, të gjitha komentet përqendroheshin tek gjoksi i saj. Source: Tendence

Lexo më shumë

Zbulohet pasuria e Rita Orës

Rita Ora është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare në botë. Mësohet se pasuria e saj arrin shifrat e rreth 13 milionë eurove. E gjithë kjo në sajë të projekteve muzikore dhe koncerteve të ndryshme anembanë planetit. Së fundmi Rita Ora ka zbuluar se është duke punuar për albumin e ri, ku do të përfshihen disa këngë që tashmë i ka publikuar, por edhe disa të padëgjuara. Source: Tendence

Lexo më shumë

Del në ankand xhaketa e Michael Jackson

Xhaketa e zezë lëkure e Mbretit të ndjerë të muzikës Pop, Michael Jackson, të cilën e kishte veshur në turneun e parë solo “Bed”, do të dalë në një ankand që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti. Sipas vlerësimeve të para, xhaketa mund të arrijë çmimin deri në 100 mijë dollarë. Këngëtari i ndjerë këtë xhaketë, që në shpinë gjendet nënshkrimi i tij i përhershëm, e kishte veshur nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri 1989. Xhaketa e fundit kuqezi që e kishte veshur në videoklipin “Thriller” u shit në një ankand për 1.8 milionë dollarë në vitin 2011. Në ankand, i cili do të zhvillohet më 10 nëntor në “Hard Rock Cafe” në “Times Square” të ...

Lexo më shumë

Bon Jovi thumbon Kim Kardashian

Mesa duket këngëtari i njohur amerikan Jon Bon Jovi nuk është fans i “Keeping up with the Kardashians” dhe as i “Shtëpiakeve të dëshpëruara”. Në një intervistë për “The Sunday Projekt”, 56- vjeçari ka treguar se asnjëherë nuk do të shpenzonte as një minutë nga koha e tij për të parë serialet në fjalë. “Mendoj se është e tmerrshme që jetojmë në një botë të tillë. Unë nuk i njoh emrat e tyre. Nuk kam parë as një minutë të asaj shfaqjeje sepse nuk është për mua”. Më pas ai ka vazhduar komentin e tij duke shpërthyer kundër Kim. “Cila do të jetë autobiografia jote? Bëra një video porno dhe gjeje çfarë, u bëra e famshme? Shko lexo një libër, ...

Lexo më shumë

Edhe një këngëtari i famshëm ndalon Trump të luajë muzikën e tij

Pharrell Williams i ka kërkuar formalisht Presidentit Donald Trump që mos ta luajë më muzikën e tij në takimet, apo tubimet që bën. Këngëtari dhe njëkohësisht producenti shumë i njohur, në fakt jo vetëm i ka kërkuar por i ka dhënë një ultimatum nëpërmjet avokatit të tij miliarderit që është në krye të Shtëpisë së Bardhë. Kjo ka ardhur pasi në një event të mbajtur në Pittsburgh nga presidenti, vetëm disa orë pasi 11 veta u vranë në një sulm me armë po në këtë qytet, u luajt kënga e Pharrell, “Happy’’. Hiti që në “YouTube” numëron mbi 1 miliard klikime përdoret në shumë takime apo fushata politike, por autori i saj mesa duket nuk është i lumtur që edhe ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin