Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Usher gjobitet me 44 milionë dollarë për plagjiaturë

Karriera muzikore e Usher pësoi një goditje të madhe. Këngëtari së fundi ishte akuzuar për plagjiaturë të një hiti të tij, e cila rezultoi të jetë e vërtetë. Kompozitori Daniel Marino ka paditur në gjykatë këngëtarin për vjedhje të drejtës së autorit. Bëhet fjalë për këngën “Bad Girl”, e cila gjykata ka vendosur se ka ngjashmëri të madhe me këngën “Club Girl”. Kjo ka bërë që Usher të detyrohet t’i paguajë hiç më pak se 44 milionë dollarë dëmshpërblim kompozitorit. Source: Tendence

Lexo më shumë

Tentohet të grabitet rezidencën luksoze e David dhe Victoria Beckham

Tronditet David dhe Victoria Beckham pasi një grup hajdutësh me veshje kamuflazh u përpoqën të hynin në rezidencën e tyre “Cotswolds”. Policia mori një telefonatë se në ndërtesën 6 milionë dollarëshe në Oxfordshire, ekipi i sigurisë vuri re se dikush kishte hyrë brenda. Tre hajdutët e maskuar, që përdorën dritaret e pasmet të shtëpisë, u larguan duarbosh nga vendi i ngjarjes dhe janë ende të lirë. Dy prej tyre ishin me veshje kamuflazh dhe një tjetër me xhinse, kapele të zezë e shall. Ata u filmuan në kamera teksa kalonin pranë ndërtesës dhe mendohet se po planifikonin të hynin brenda. Kur ndodhi kjo ngjarje, e gjithë familja Beckham ka qenë duke udhëtuar për në Australi. Source: Tendence

Lexo më shumë

Shokon aktorja e famshme: Vuaj nga …

Aktorja Selma Blair, ikona e “Cruel Intentions”, thyen zemra e fansave pasi është diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë pas disa vizitave mjekësore. Selam u hap me fansat e saj në “Instagram”, pasi kaloi disa ditë duke bërë prova të veshjeve për spektaklin e “Netflix”, “Another Life” dhe tregoi se stilistja Allisa Swanson jo vetëm që i vendosi se çfarë do të vishte, por edhe ta ndihmonte qe t’i vishte. “Më ndihmoi që të vendosja këmbët brenda pantallonave, të ngrija bluzën sipër kokës, te kopsitja palltot e mia dhe më ka ofruar gjatë gjithë kohës krahun e saj për t’u mbështetur. Vuaj nga skleroza e shumëfishtë”, shkroi aktorja. Source: Tendence

Lexo më shumë

Louis Tomlinson shuan shpresat e fansave të “One Direction”

Louis Tomlinson shuan shpresat për një ribashkim të afërt të “One Direction”. Anëtari i jurisë së “X Factor UK” po kërkon të ecë përpara, duke lënë pas periudhën e djalit të grupit të famshëm në botë. Dhe kjo nuk është ajo që fansat duan të dëgjojnë. Gjatë një episodi të programit të “ITV”, 26-vjeçari Louis u pa të përgatiste konkurrentin e tij Brendan Murray për spektaklin e parë direkt dhe kujtoi kohën kur performonte me grupin. Spektatorët vunë re se Louis fliste për “1D” në të shkuarën, duke lënë të kuptohet se ditët e tij si djali i grupit britanik tashmë i ka lënë pas. “E kuptoj, ishe në një grup dhe dëshiron të ecësh përpara”. Tomlinson i referohej periudhës kur ...

Lexo më shumë

Kim Kardashian, mbretëresha e selfie-ve mbush 38 vjeçe

Kim Kardashian feston ditëlindjen e 38-të dhe është cilësuar si mbretëresha e vetëpromovimit. Ashtu siç e ka thënë dhe vetë, ka arritur të shkrepë edhe 4000 selfie në vetëm një ditë. Nën drejtimin e së ëmës, Kris, është transformuar në një burim të ardhurash të paprecedentë. Pasuria e saj është rreth 350 milionë dollarë. Që nga mikja-sekretare e Paris Hilton te protagonistja e reality show-t familjar, “Keeping Up With The Kardashian”, deri kur u bë ikonë e kulturës pop, Kim, me origjinë armene, vajza e një prej avokatëve më të njohur në LA, ka ecur goxha në jetë. Prej ndërhyrjeve estetike, te martesa me Kanye West, me të cilin ka tre fëmijë, niveli i famës është rritur ndjeshëm dhe ka ...

Lexo më shumë

Spektatorja speciale e princit Harry

Princi Harry, i thirrur për të prezantuar “Invictus Games” në Australi, garë e rezervuar për veteranët e luftës të mbetur pjesërisht invalidë prej shërbimit, preferoi ta provonte fjalimin përpara ceremonisë zyrtare. Dhe e bëri para një spektatoreje tepër speciale, bashkëshortes Meghan Markle. Dukesha e Sussex ishte ulur në radhë të parë në një ”Sydney Opera House” bosh, duke dëgjuar fjalët e të shoqit. 37-vjeçarja, që deri tani ka qenë gjithnjë në krah të bashkëshortit, e anuloi praninë në event, për shkak të shtatzënisë. Lajmin e njoftoi “Kensington Palace”, duke theksuar se në ditët në vijim do të prezantohej dhe axhenda e dukeshës. Source: Tendence

Lexo më shumë

Kanye West dhe Kim Kardashian drejt ndarjes?!

Kim Kardashian duket se e ka të pamundur t’i bëjë ballë komenteve dhe mbështetjes së madhe të bashkëshortit të saj kundrejt Donald Trump. Takimet e tij intensive me presidentin amerikan, komentet në “Twitter” dhe ato live në “Instagram” janë shumë të vështira për t’u kontrolluar dhe Kim duket se po heq dorë. Burime pranë “Hollywood Life” kanë konfirmuar se çifti ka pasur debate të shumta së fundmi sa i përket përfshirjes së tepërt të West në politike dhe askujt nuk i pëlqen kjo gjë. Kim është lodhur duke mbrojtur bashkëshortin e saj ndërkohë që marrëdhënia e tyre në çift po kalon një krizë dhe të gjithë i frikësohen një ndarjeje të mundshme. Source: Tendence

Lexo më shumë

I pathyeshëm! Cristiano Ronaldo mbreti i rrjeteve sociale

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është mbreti i rrjeteve sociale, jo vetëm mes të futbollistëve, por edhe ndër personazhet më të famshëm të planetit, sipas një sondazhi të KPMG. Sipas agjencisë të këtij shërbimi, futbollisti i Juventusit rezulton personazhi me ndikimin më të madh në botë. Më shumë se Messi, Papa Francesco apo Donald Trump. CR7 numëron rreth 340 milionë ndjekës në “Facebook”, “Instagram” dhe “Twitter”, kundër vetëm 205 milionë të Neymar dhe 189 të Messit. Në nivel sportiv, pa ndarë disiplinat, ai gjithashtu qëndron më lart se basketbollisti LeBron James, që ka 106 milionë. E pamundur të krahasohen me Ronaldon edhe të tjerë të famshëm jashtë sportit. Justin Bieber dhe Taylor Swift që kanë rreth 300 milionë fansa, Barack Obala ...

Lexo më shumë

Rita Ora kërcen sipër tavolinës në ditëlindjen e motrës

Motra e këngëtares së famshme, Elena Ora ka festuar 30-vjetorin e lindjes në një darkë me miqtë dhe familjarët e saj. Mbrëmja nisi e qetë, duke mbajtur fjalime përlotëse nga prindërit për Elenën, ku shpreheshin se ajo do të mbetet gjithmonë e vogla e tyre! Mirëpo, kur në restorant u dëgjua muzikë shqiptare, vajzat nuk u përmbajtën aspak. Është Rita Ora, e para që ngjitet të kërcejë mbi tavolinë e buzëqeshur, vallen shqiptare. 44407133_335615717195220_1531410465372537480_n 44496479_592168331199498_612606213415958858_n Source: Tendence

Lexo më shumë

Aktorja braziliane konfirmon ndarjen nga futbollisti Neymar

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar i ka dhënë fund romancës së tij me aktoren braziliane Bruna Marquezine. Këtë gjë e konfirmoi vetë ajo në një mbrëmje gala në Brazil. Lidhja e tyre zgjati gjashtë vite dhe 23-vjeçarja nuk pranoi të jepte detaje për arsyen e ndarjes. Ajo tregoi se vendimi ishte i futbollistit duke shtuar se kanë ende dashuri për njëri-tjetrin. “Ishte një vendim që erdhi nga ai, por akoma ka shumë respekt, shumë dashuri, për të dhe për gjithçka që kemi përjetuar. E dini se unë zakonisht nuk flas për jetën time personale. Po flas sepse jam e detyruar, por do të jetë vetëm këtë herë”, tha Bruna në një intervistë. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin