Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Bujarja Taylor Swift, ndihmon fansen për të ëmën e sëmurë

Jo gjithnjë personazhet e famshëm janë të gatshëm të ndihmojnë njerëzit në rast nevoje, por gjithsesi ka plot prej tyre që e bëjnë, disa hapur dhe të tjerë në fshehtësi. Këngëtarja amerikane Taylor Swift u prek nga historia e 19-vjeçares Sadie Bartell, e cila kishte postuar në “Twitter” një thirrje për ndihmë nga miqtë dhe të njohur, për ta ndihmuar për të gjetur fonde për të ëmën në koma. Pasi u njoh me historinë, Swift u prek dhe dhuroi rreth 15 mijë dollarë, për të ndihmuar vajzën, që është edhe një fanse e saj. Hey guys. I’m really nervous to post this. Please help if you can and pray for my family. I’m sorry I never said anything sooner and ...

Lexo më shumë

Ermal Meta e çon turneun nëpër teatro, me kuartet

Triumf në Sanremo së bashku me Fabrizio Moro, një album (“Non abbiamo armi”) i certifikuar platin, një turne me bileta tërësisht të shitura, 2018-ta ishte një vit për t’u vënë në kornizë për Ermal Metën. Por, këngëtari shqiptar nuk ka ndër mend të ndalet. Për vitin 2019 ka menduar që këngët e tij t’i performojë krejtësisht ndryshe, nëpër teatro shoqëruar nga “Gnu Quartet”. “Më pëlqen ndryshimi. Do të vishem serioz dhe do të interpretoj me harqet në teatro”, -deklaroi Meta. Është cilësuar si një zgjedhje kurajoze, duke synuar më shumë cilësinë sesa fitimet nga biletat. Këngët do të kenë një aranzhim të ri, për violë, violinë, violonçel dhe flaut. Source: Tendence

Lexo më shumë

Britney Spears shfaqet me të brendshme në skenë

Britney Spears është shumë e njohur për veshjet skenike, por në koncertin në Teksas të është shfaqur tepër e nxehtë. 36-vjecarja doli në skenë me të brendshme tepër seksi. Një prej veshjeve të Britney Spears përfshinte një ‘body’ të kuqe dhe një palë çizme të gjata.  Më pas u ndërrua për të dalë me të brendshme të kuqe dhe me geta rrjetë. Fansat e saj mbetën pa fjalë kur doli për të performuar hitet e saj. Source: Tendence

Lexo më shumë

Dua Lipa i merr kontratën miliona dollarëshe Rita Orës

Dua Lipa dhe Rita ora kanë një marrëdhënie mjaft të ftohtë dhe kjo është reflektuar dhe në evenimente mjaft të rëndësishme muzikore, ku këngëtaret shqiptare thuajse nuk bëhen kurrë bashkë dhe përpiqen të mos ballafaqohen. Rivaliteti tashmë duhet të jetë bërë akoma dhe më i madh me suksesin më të fundit të Duas. Ajo është bërë imazh i firmës “Adidas”, por para saj ishte Rita Ora ajo që reklamonte veshjet e firmës. Kjo është një përzgjedhje e kompanisë së njohur të veshjeve sportive e cila thuhet se ka lidhje me marrëdhënien jo të mirë të dy këngëtareve. Source: Tendence

Lexo më shumë

Rita Ora flet për albumin e saj të ri

Këngëtarja shqiptare ka dhënë një intervistë për televizionin e mirënjohur të muzikës, MTV, ku ka treguar për planet e së ardhmes. Rita Ora ka zbuluar se është duke punuar për albumin e ri, ku do të përfshihen disa këngë që tashmë i ka publikuar, por edhe disa të padëgjuara. “Jam duke punuar shumë për albumin tim të ri. Do të ketë këngë të reja të padëgjuara, por edhe disa që tashmë kanë arritur suksese. Jam e lumtur me punën që kemi bërë si ekip”, deklaroi 27-vjeçarja. Source: Tendence

Lexo më shumë

Chris Hemsworth çon në destinacion një muzikant … me helikopterin e tij!

Chris Hemsworth ndihmoi një muzikant që të arrinte në destinacion. Aktori i famshëm përdori helikopterin e tij si mjet transporti duke suprizuar personin në fjalë. Muzikanti Scott Hildebrand deklaroi se sapo kishte zbritur në aeroportin e Brisbane dhe kërkonte një transport me kosto të lirë që të shkonte në Byron Bay në Australi. Në ndihme i erdhi interpretuesi i Thor që ndodhej së bashku me mikun e tij Luke Zocchi. “Nuk e dija se kush ishin dhe isha pak i pasigurt pasi të dy po filmonin gjithçka. Furgoni ndaloi pak më vonë dhe më thanë se do të bënin një pushim të shkurtër dhe që do të ndryshonim mjet. Në këtë pikë i thashë se mund t’i ndihmoja me para ...

Lexo më shumë

Julia Roberts zbulon pse nuk interpreton më në një komedi romantike

Julia Roberts, ylli i shumë filmave të suksesshëm, zbuloi se nuk ka ndërmend të interpretojë si protagoniste në një komedi romantike, pavarësisht se ky zhanër kinematografik i dhuroi popullaritetin botëror me filmin “Pretty Woman”. Aktorja deklaroi se nuk ka pasur shumë eksperienca në jetë që të jetë bindëse në një film të tillë, vetëm nëse do të luante rolin e një prindi të personave në qendër të komedisë romantike. “Mendoj se ka ardhur një pikë në karrierën time në të cilën personat kanë menduar se do t’i dedikohesha komedive romantike, që i dashuroj, dashuroj të bëhem pjesë, dashuroj t’i shikoj. Por, me raste thjesht nuk funksionojnë dhe je  në një farë momenti të eksperiencës së jetës. Nuk bëhet fjalë për ...

Lexo më shumë

Dua Lipa ka kopjuar “Kiss and make up”?

Ka vetëm pak ditë që Dua Lipa publikoi këngën e re, në bashkëpunim me grupin korean “Blackpink”. Dhe menjëherë vërshuan kritikat. Në medien turke u shkrua se “Kiss and make up” është kopjuar nga “Sen olsan bari”, e këngëtares vendase Aleyna Tilki. Në rrjetet sociale vërshuan postimet për ngjashmërinë mes dy këngëve dhe publikuan të dyja videot, për të bërë krahasimin. Njerëzit janë të ndarë në mendime, por ende nuk ka pasur reagim në medien botërore. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin