Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Bohemian nderon Bob Marley me imazhin në fanellë

Të jesh origjinalë dhe kreativë është bërë tashmë motoja e skuadrës irlandeze, që kanë nxjerrë fanellën e dytë me një imazh interesant. Bohemian i çmendi tifozët, pasi në fanellë, përveç ngjyrave të skuadrës, është stampuar dhe portreti i Bob Marley, si nderim për mbretin e reges, që në vitin 1980 zhvilloi një koncert në “Dalymount Park”. Fanella i bëri aq për vete tifozët, saqë u ble në mënyrë të rrufeshme brenda një dite. Klubi dhe sponsori teknik, të habitur nga suksesi i fanellës, po punojnë për të realizuar më shumë të tilla. We are delighted to reveal our 2019 away jersey. Designed by #Bohs in conjunction with our new kit suppliers O’Neills, it gives a nod to Dalymount’s special place ...

Lexo më shumë

Modelja Salazar në një lidhje me futbollistin Messi?

Edhe pse tashmë ka krijuar një familje, Lionel Messi e ka të vështirë të harrojë marrëdhëniet e mëparshme, pasi ato mbeten dhe përfliten ende nëpër media. Së fundmi, modelja Luciana Salazar ka folur për historinë e saj me Messin në një program televiziv. Futbollisti dhe biondja seksi u përfolën para 10 viteve për një marrëdhënie midis tyre, megjithatë duket se gjërat nuk kishin avancuar deri në atë pikë.  Argjentinasja zbuloi se nuk ka qenë asnjëherë e lidhur me “pleshtin”, por ka flirtuar dhe ka drekuar me të. Source: Tendence

Lexo më shumë

Zbulohet pasuria e këngëtares Lady Gaga

Lady Gaga ka lënë pas një periudhë të suksesshme dhe përveç turneve, ajo ka fituar shuma të mëdha parash duke u shfaqur në seriale të ndryshme televizive si dhe filma hollivudian. Pasuria e saj vlerësohet 265 milionë dollarë dhe megjithëse ylli i muzikës pop ka shkëlqyer në aktrim, ajo shumicën e pasurisë e ka bërë në sajë të turneut dyvjeçar (2009/11), ‘Monster Ball’. Source: Tendence

Lexo më shumë

Rita, Dua dhe Bebe hapni rrugën, një tjetër shqiptare po pushton botën e muzikës

Pavarësisht sa skeptikë mund të kenë qenë dëgjuesit në fillimet e karrierës së Rita Orës, Bebe Rexhës apo Dua Lipës, koha u tregoi të kundërtën. Tre vajzat shqiptare na bënë krenarë pasi arritën që falë talentit të pushtonin botën e muzikës, duke u ngjitur në skenat më të mëdha ndërkombëtare. Por, treshes shumë shpejt do t’i shtohet një tjetër emër dhe është pikërisht Ava Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max. Ajo ka lindur më 16 shkurt 1996 në Wisconsin të SHBA-së, me prindër emigrantë nga Shqipëria. Ava e ka filluar karrierën e saj në Britani, ku dhe ka lançuar këngët e saj si, “Sweet but Psycho”, “My Way”, apo “Not your Way”. Së fundmi, ajo është bërë ...

Lexo më shumë

Ndahet çifti i famshëm italian, shkak Cristiano Ronaldo

Çifti i famshëm italian Raffaella Fico dhe Alessandro Moggi i kanë dhënë fund lidhjes. Ndërsa përflitej se çifti do të kurorëzonte lidhjen dy vjeçare në martesë, çdo gjë ka ndryshuar. Arsyeja mendohet të jetë ylli i futbollit Cristiano Ronaldo. Sipas mediave italiane, prokurori sportiv nuk i ka pëlqyer aspak deklaratat e showgirl-it për ish të dashurin e saj Ronaldo. E ftuar në ‘Matrix’, Raffaella i ka dalë në mbrojtje futbollistit ndaj akuzave kundër tij për përdhunim. Raffaella, e cila ka qenë e lidhur me Ronaldon për 11 muaj në vitin 2009, tha që CR7 ishte një ‘zotëri i vërtetë’. Çifti ka fshirë fotot e njëri-tjetrit nga rrjetet sociale. Ndërsa revista CHI, raporton se Fico është rikthyer përsëri pranë Mario Balotelli, ...

Lexo më shumë

Reperi i famshëm ndahet nga jeta në moshë të re

Reperi i Afrikës së Jugut Jabulani Tsambo, i njohur gjerësisht si HHP, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare. Gruaja e tij e ka konfirmuar lajmin e hidhur për mediat lokale. Artisti i vlerësuar me çmime, njihet për refuzimin e këndimit në gjuhën angleze, në një kohë kur shumica e artistëve ishin drejtuar tek stili amerikan. Mijëra afrikano-jugorë kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur ngushëllimin familjarët e tij. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë konfirmuar, por është zbuluar që HHP ka pasur probleme me depresionin kohët e fundit. Source: Tendence

Lexo më shumë

Pako e dyshimtë në restorantin e Robert De Niros

Një pako e dyshimtë, e ngjashme me ato që janë vendosur ditët e fundit në disa qytete në SHBA, iu dërgua restorantit të aktorit Robert De Niro, në Nju Jork. Duke cituar burimeve të policisë, “NBC”-ja bëri të ditur se një objekt u dërgua në “Tribeca Grill”, mëngjesin e të enjtes. Me sa duket, ky është objekti i tetë shpërthyes që u vihet kundërshtarëve të presidentit amerikan, vetëm këtë javë. De Niro ka qenë një kundërshtar i fortë i Dondal Trump, madje e ka përkufizuar edhe si “katastrofë kombëtare”. Policia e Nju Jorkut bëri të ditur se në momentin e vënies së objektit të dyshimtë nuk kishte njeri në ndërtesë. Source: Tendence

Lexo më shumë

Kate Middleton, mbretëreshë për një natë me kurorën e Dianës

Kate Middleton ka shije për kurorat. Dukesha e Cambridge, gjatë një eventi në “Buckingham Palace”, fustanin blu “Alexander McQueen” e shoqëroi me aksesorin më të preferuar të saj, kurorën “Lover’s Knot”, që ishte edhe e preferuara e vjehrrës së saj të ndjerë, Diana. Kurora me diamante dhe perla në formë pike loti i ishte dhënë princeshës Diana nga mbretëresha Elizabeth dhe për herë të fundit e kishte vënë në vitin 1991. Ishte pikërisht Kate që e nxori sërish në pah gjatë një eventi në vitin 2015. Me sa duket, dukesha e pëlqen këtë kurorë po aq shumë sa dhe Diana. Kjo është hera e katërt për dukeshën që shfaqet me “Lover’s Knot”. Source: Tendence

Lexo më shumë

Madonna ndryshon shije, kërkon shef kosher

“Kërkohet Top Chef me eksperiencë në shtëpitë Vip, i gatshëm të lëvizë në Londër, Lisbonë e Nju Jork dhe që të mund të gatuajë ushqime kosher (sipas ligjeve të Torah të ndjekura nga populli hebraik)… Ky ishte njoftimi i dalë në “Talent Private Staff”, një agjenci për shërbyes personalë prestigjiozë, nga klientja VIP Madonna. Ylli i popit ofron një pagë rreth 125 mijë euro në vit. Nuk kërkohet ndonjë shef i rafinuar, ushqimi duhet të jetë i thjeshtë, i shëndetshëm dhe familjar. Aktualisht, Madonna jeton në Portugali, ku i biri 13-vjeçar David stërvitet për t’u bërë futbollist profesionist. Por, rezidenca e përhershme e këngëtares është në Londër, edhe pse shpesh kalon kohë edhe në Nju Jork. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin